Pas denoncimit në media, për mungesën e sigurisë ushqimore, Pëllumb Aleksi, drejtori i komanduar Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është zëvendësuar nga Armand Reveli, ish-nëndrejtor i përgjithshëm i Doganave Shqiptare.
Tashmë, Pëllumb Aleksi mban detyrën e shefit të Departamentit.
Pas publikimeve në media, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reagoi me një deklaratë duke theksuar se nuk ka vend për alarm në lidhje me produktet ushqimore.
Sipas kësaj të fundit sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të certifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore./Opinion.al