Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siguria Rrugore, Proda takim me strukturat në qarqe

2025/01/27 at 2:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria Rrugore, Proda takim me strukturat në qarqe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj në qarqe.


Gjatë analizës, Proda ka theksuar se siguria rrugore, pavarësisht se gjatë vitit 2024 ka qenë më mirë se gjatë viteve të mëparshme, nuk është në parametrat që duhet të jetë.

Ai ka kërkuar nga strukturat e Policisë Rrugore, reagim të menjëhershëm, angazhim dhe përkushtim më të madh, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të ndërhyrë në ato akse ku ka më shumë ngarkesë.

Proda:

“Shërbimi i Policisë Rrugore duhet të jetë model, në performancë, në komunikim, në profesionalizëm dhe në ndjenjën humane për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në nevojë.

Nuk dua sasi masash administrative dhe cilido nga ju që do t’i masë treguesit e punës me sasinë e masave administrative, automatikisht do ta lëviz nga detyra. Dua cilësi në punë dhe të ndëshkoni ata që vërtet janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, ata që xhirojnë gomat dhe shkaktojnë ndotje akustike duke u kthyer në shqetësim për qytetarët. Ata drejtues automjetesh që parkojnë mbi trotuare, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe të nënave me karroca me fëmijë, si dhe ata që parkojnë në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Në fokus të shërbimeve të Policisë Rrugore të jetë evidentimi dhe ndëshkimi i atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrijnë deri në tri herë mbi normën e lejuar, atyre që kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të atyre që drejtojnë automjetet, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Këto janë detyra prioritare për të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore dhe për ju shefat e sektorëve dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore. E gjithë Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të jetë në detyrë, në krye të shërbimeve dhe jo të komandoni nga zyrat.

Përgjatë këtij viti pres më shumë përmirësim të parametrave të sigurisë rrugore, shërbim sa më cilësor, që ta ndiejnë ndryshimin përdoruesit e rrugës dhe kjo nënkupton etikë në komunikim, ndjekje me përparësi të procedurave të aksidenteve, monitorim më të mirë të qarkullimit dhe sidomos të akseve rrugore që janë pranë shkollave.

Përfshijini nxënësit në fushata ndërgjegjësimi për përdoruesit e rrugës, pasi janë konstatuar shkelje të shumta dhe nga këmbësorët apo nga ata që qarkullojnë me biçikleta, monopatina e motomjete, kryesisht gjatë natës, pa pasur shenja dalluese (fosforeshente).

Të jeni më aktivë, më prezentë në media, e cila për hir të së vërtetës është treguar përherë e gatshme të mbështesë iniciativat e Policisë së Shtetit në të mirë të komunitetit, si dhe të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë. Kush nuk do t’i përmbushë këto prioritete, do ta largoj pa hezitim nga strukturat e Policisë Rrugore.”



Ju sugjerojmë

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë
Bota

Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë

16 Qershor, 2025 8:52 am
Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
Bota

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

16 Qershor, 2025 8:41 am
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Axhenda e sotme e Ministerialit të Evropës Juglindore, ja rrugët që do të bllokohen

16 Qershor, 2025 8:37 am
Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

16 Qershor, 2025 8:31 am
Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK
Aktualitet

Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK

16 Qershor, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:23 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
Bota

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

15 Qershor, 2025 10:52 pm
Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Bota

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

15 Qershor, 2025 10:49 pm
Para
Çfarë po ndodh në Bulqizë? Më shumë se 65 banorë të helmuar janë paraqitur në spital këto 2 ditë 

Dy muaj më parë tentoi të hidhej nga pallati, i jep fund jetës 31-vjeçari në Pogradec 

Aksidenti me tre viktima në Kosovë/ Makina e policisë u fut me shpejtësi në korsinë e kundërt 

Aksidenti me tre viktima në Kosovë/ Makina e policisë u fut me shpejtësi në korsinë e kundërt 

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024 

FMN: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore, pavarësisht pamjes optimiste makroekonomike 
















TE FUNDIT

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
16 Qershor, 2025

Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e...

Lexo më shumë

Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë

Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë
16 Qershor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar Iranit që të ndërpresë "menjëherë" sulmet ndaj objektivave civile në Izrael. Në të...

Lexo më shumë

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
16 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara në botë...

Lexo më shumë

Axhenda e sotme e Ministerialit të Evropës Juglindore, ja rrugët që do të bllokohen

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
16 Qershor, 2025

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) pritet të mbahet ditën e sotme në kryeqytetin tonë. Ministria e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com