Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siguria për sezonin turistik, Shqipëria firmos marrëveshjen me Malin e Zi

2019/07/03 at 7:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria për sezonin turistik, Shqipëria firmos marrëveshjen me Malin e Zi

Shqipëria ka firmosur një protokoll me Mali i Zi, në kuadër të rritjes së sigurisë për sezonin turistik.

Protokolli përcakton se Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi 4 oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore  deri më 31.08.2019.

Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës.

Protokolli u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljovic.

Njoftimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, z. Veselin Veljovic firmosën sot në Mal të Zi Protokollin “Mbi bashkëpunimin gjatë sezonit turistik për vitin 2019”.

Në zbatim të këtij protokolli, Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi 4 oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore deri më 31.08.2019.
Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës.

Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Malit të Zi, do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor dhe parandalimin e veprave kriminale si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike, mashtrimet me policat e sigurimit për mjetet motorike, mashtrimet me kartat e kreditit dhe me shkëmbimin e parasë, falsifikimin e parave dhe dokumenteve personale, prishjen e qetësisë publike, parandalimin e aksidenteve rrugore, forcimin e sigurisë në rrugë, etj.

Veliu dhe Veljovic kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin, që strukturat policore të Malit të Zi, kanë pasur me strukturat e tyre homologe në Shqipëri, gjatë sezoneve turistike dhe jo vetëm, si dhe rezultatet e arritura që prej vitit 2011, vit në të cilin është firmosur për herë të parë “Protokolli i bashkëpunimit gjatë sezonit turistik” midis Policisë Shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, që konsiderohet si një ndër shembujt dhe praktikat më të mira për tu ndjekur.

Të dy Drejtorët e Përgjithshëm kanë rënë dakord që modele të tilla bashkëpunimi të aplikohen edhe në fusha të tjera, në shërbim dhe në të mirë të komunitetit./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
Bota

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

11 Shtator, 2025 6:31 pm
Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
Rajoni

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

11 Shtator, 2025 6:10 pm
Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
Kronikë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

11 Shtator, 2025 5:19 pm
Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?
Bota

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

11 Shtator, 2025 5:05 pm
SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
Bota

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori

11 Shtator, 2025 5:00 pm
Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës
Aktualitet

Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

11 Shtator, 2025 4:15 pm
Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…
Politikë

Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…

11 Shtator, 2025 4:09 pm
6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme
Aktualitet

6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme

11 Shtator, 2025 4:04 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

11 Shtator, 2025 3:41 pm
Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie
Kryesore

Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie

11 Shtator, 2025 2:52 pm
Para
E akuzojnë se nuk mbron miken e tij, reagon Ed Sheeran

E akuzojnë se nuk mbron miken e tij, reagon Ed Sheeran

Vendimi i KE, ministri holandez: Shqipëria të luftojë krimin e organizuar

Vendimi i KE, ministri holandez: Shqipëria të luftojë krimin e organizuar

Presidenca për deklaratat e Ermonela Felajt: Është minë me sahat…

Presidenca për deklaratat e Ermonela Felajt: Është minë me sahat...

TE FUNDIT

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
11 Shtator, 2025

Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët...

Lexo më shumë

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
11 Shtator, 2025

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,...

Lexo më shumë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
11 Shtator, 2025

Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të...

Lexo më shumë

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?
11 Shtator, 2025

Atentati kundër aktivistit konservator të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ndodhi gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin Utah Valley...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com