Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Siguria në shkolla”, Balla me ish-drejtorët e Përgjithshëm: Të krijojmë një rrjet civil…

2023/09/12 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Siguria në shkolla”, Balla me ish-drejtorët e Përgjithshëm: Të krijojmë një rrjet civil…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vite.

Në rolin e Ministrit të Brendshëm ai shprehu mirënjohje për kontributin çdo ish-drejtuesi të lartë, në rrugëtimin e gjatë e të vështirë shtet-formues.

“Përballja me kriminalitetin është një sfidë për çdo Ministër të Brendshëm, një sfidë që ju e njihni më mirë se çdokush tjetër. Nëse ka diçka që besoj fuqimisht, është që lufta kundër krimit nuk mund të fitohet pa një koalicion ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë, institucione qendrore, vendore, agjenci ligjzbatuese dhe shoqëri civile: SË BASHKU JEMI MË TË FORTË!”, tha Balla gjatë bashkëbisedimit.

Gjatë takimit Balla ndau me ish-Drejtorët, Paketën e Sigurisë në Shkolla, të cilin ai e konsideron një PLAN PËR VENDOSJEN NË SIGURI të plotë të mjediseve përreth shkollave, për të parandaluar çdo rrezik që mund t’u kanoset nxënësve, të miturve, nga kriminaliteti.

Balla vlerëson si fenomen me shqetësim shpërndarjen e substancave narkotike, armëmbajtjen pa leje, aktet e dhunës, apo veprimtaritë e paligjshme në aktivitetet tregtare në perimetrin rreth shkollës.

“Me fillimin e vitit shkollor ditën e hënë 11 shtator, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të goditur pa kompromis rrjetin e shpërndarësve të drogës në afërsi të çdo shkollë në të gjithë vendin. Por, siç thashë është një luftë që nuk bëhet vetëm: është një luftë që kërkon kontributin e të gjithëve, në çdo lagje, pranë çdo shkolle: duhet që fëmijët, nipërit tanë të shkojnë në shkolla të sigurt. Një përgjigje adekuate ndaj nevojave për siguri të komuniteteve tona mund të arrihet vetëm falë sinergjisë së veprimeve të të gjithëve”, nënvizoi Balla.

Ai propozoi aktivizimin e një rrjeti civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla dhe sinjalizimin e policisë mbi aktivitete të paligjshme, si një instrument bashkëpunimi SHTET-QYTETAR për promovimin e sigurisë në komunitete.

“Në këtë mënyrë, jo vetëm kontribuojmë ndjeshëm në parandalimin e kriminalitetit, por edhe promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike si dhe forcojmë marrëdhënien dhe besimin e qytetarëve të policia. Një rol aktiv, në këtë drejtim, mund të ndërmerret edhe nga punonjësit e policisë tashmë në pension, që dëshirojnë ende të jenë të dobishëm për komunitetin ku jetojnë e të japin një kontribut në shërbim të të tjerëve: qoftë kjo duke ndihmuar në lëvizjen e fëmijëve në vijat e bardha pranë shkollave, apo duke sinjalizuar policinë mbi një situatë konfliktuale a problematike për të shmanguar verifikimin e një pasoje të rëndë”, tha Balla.

Ministri i njohu ish-drejtuesit e lartë me disa nga propozimet për ndryshime në legjilsacion, në funksion të rritjes së efektivitetit të masave./Opinion.al

Etiketa: policia e shtetittaulant balla

Ju sugjerojmë

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Para
25 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, homazhe në nder të tij, i pranishëm dhe Berisha

25 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, homazhe në nder të tij, i pranishëm dhe Berisha

Spartak Braho në SPAK, çfarë deklaroi kur doli nga Prokuroria e Posaçme

Spartak Braho në SPAK, çfarë deklaroi kur doli nga Prokuroria e Posaçme

“Trupa kudo”, raportohen mijëra viktima nga përmbytjet katastrofike në Libi

“Trupa kudo”, raportohen mijëra viktima nga përmbytjet katastrofike në Libi

TE FUNDIT

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
23 Tetor, 2025

Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte...

Lexo më shumë

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
23 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga...

Lexo më shumë

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
23 Tetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën...

Lexo më shumë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com