Nesër (e martë), Tuneli i Krrabës në rrugën Tiranë-Elbasan do të qëndrojë i mbyllur për 2 orë, përkatësisht 19:30 deri në 21:30. Arsyeja e mbylljes bëhet sipas ASHR-së për të kontrolluar sigurinë. Do të jenë ekspertët e SEETO-s (South East Europe Transport Observatory) që do të kryejnë një inspektim në të dy tunelet, për të kontrolluar gjendjen e sigurisë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve se kalimi do të kryet nga aksi i vjetër rrugor Tiranë-Elbasan.