Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet në Arabinë Saudite 

2025/02/19 at 9:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet në Arabinë Saudite 

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara takohen në Arabinë Saudite. Për evropianët po rritet presioni kohor për temën e Ukrainës. Por ende pritet një sinjal i fortë. 


Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur Donald Trumpi foli në telefon me Vladimir Putin. Ai më pas tha se negociatat për paqen në Ukrainë duhet të fillojnë shumë shpejt. Presidenti amerikan nuk ishte konsultuar më parë me aleatët e tij. 

Sot, vetëm pak ditë më vonë, në Arabinë Saudite kanë nisur bisedimet e para. Ministrat e Jashtëm të SHBA dhe Rusisë, ndër të tjera, duan t’i hapin rrugën një takimi të drejtpërdrejtë midis Trumpit dhe Putinit në Riad. Deri tani, SHBA ua kanë lënë kryesisht evropianëve sigurimin e paqes në të ardhmen. 

Një takim i shpejtë në Paris 

Vendimet e shpejta nuk kanë qenë deri sot vërtet disiplina e preferuar për evropianët. Të paktën presidenti francez Emmanuel Macron organizoi një takim në Paris brenda një kohë të shkurtër. Ishte një mundësi për t’i dërguar një sinjal Arabisë Saudite përpara se gjërat të dilnin jashtë kontrollit atje. 

Rreth tryezës ishin krerët e shteteve dhe qeverive të anëtarëve kryesorë të BE, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte. Pas takimit nuk kanë munguar mesazhet e unitetit, shoqëruar me një foto rreth tryezës së rrumbullakët në Paris. 

Më pas u deklarua: “Ne jemi të gatshëm të japim garanci sigurie, modalitetet e të cilave duhet të shqyrtohen me të gjithë pjesëmarrësit dhe në varësi të shkallës së mbështetjes amerikane”. Nga njëra anë, këtu lexohet gatishmëri. Në të njëjtën kohë, deklarata është një refuzim i kërkesës së Trumpit që përgjegjësia për ruajtjen e paqes të mbahet vetëm. 

Jo më shumë se një simbol? 

Claudia Major nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë, në një bisedë me Tagesthemen e përshkruan takimin e Parisit si “një simbol të rëndësishëm”, por është ende e rezervuar për vlerësimin e saj. Vetëm në ditët në vijim do të shihet nëse do të krijohet një paketë: forcimi i Ukrainës, prezantimi i planeve vetjake për një armëpushim dhe së fundi më shumë angazhim për mbrojtjen vetjake. 

Një paketë e tillë do të dërgonte një sinjal të fortë, tha Major: “Do të rriste shanset që negociatat të mos zhvillohen duke mos i përfilluar ata, por që ata të marrin pjesë në negociata. Dhe ky duhet të jetë qëllimi.” 

Një sinjal për Trumpin ende mungon 

Koha po ikën, por sinjali vërtet i fuqishëm për Donald Trumpin mungon. Dy shembuj e tregojnë këtë. 

Së pari, sa e madhe është gatishmëria për një forcë të mundshme paqeje? Kryeministri britanik Keir Starmer e përfytyron vënien në dispozicion të trupave tokësore. Mikpritësi Macron e ka përmendur tashmë këtë si një opsion. Nga ana tjetër, Polonia nuk ka në plan të dërgojë asgjë. Kryeministri Donald Tusk: “Takimi nuk e ndryshoi qëndrimin tonë”. 

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte “një debat i papërshtatshëm në kohë të gabuar dhe për temën e gabuar”. Ai nuk dëshiron të marrë pjesë në skenarë në të cilët “ushtarët evropianë të angazhoheshin pa përfshirjen e plotë të SHBA”. Dhe në Paris, vetëm një pjesë e vogël e anëtarëve të BE ishin ulur në tryezë. Kryeministri sllovak Robert Fico u ankua për këtë. Mungoi gjithashtu Hungaria gjithmonë kritike. 

Si duhet financuar mbrojtja? 

Shembulli i dytë: financimi. Të bësh më shumë për mbrojtjen kushton miliarda euro. Si mund ta përballojnë këtë shtetet anëtare të BE, të cilat tashmë janë në ose mbi kufijtë e tyre financiarë? Disa opsione janë të mundshme. Mund të përdoren instrumentet ekzistuese në kuadër të Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes. Kancelari Scholz përfytyron hapësirë shtesë për manovrim për shtetet anëtare “nëse duan të shpenzojnë më shumë se dy për qind për mbrojtjen”. Kjo është dy për qind e performancës së tyre ekonomike. 

Vende si Italia, Spanja apo Belgjika nuk e kanë arritur ende këtë kufi. Kur Eurogrupi u mblodh në Bruksel të hënën, pati njëfarë hezitimi për të bërë angazhime publike. Siç ndodh shpesh, ngrihet edhe ideja e një borxhi të ri të përbashkët. Por Gjermania nuk është e vetmja që e ka kundërshtuar këtë gjithmonë. 

Shumë ngadalë për situatën 

Takimi i Parisit ishte pra një hap i ndërmjetëm. Është një traditë e mirë që BE kërkon kompromis kur merr vendime. Por kjo shpesh ndodh shumë, shumë ngadalë. Dhe kjo nuk do të jetë e mundur në situatën aktuale. Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në korridore u fol se BE tani duhet të veprojë shpejt, në mënyrë strategjike dhe të sigurt. Donald Trump po luan “shah në kohë reale” Nuk ka kohë për kundërmasa afatgjata. Vëzhguesit që e njohin nga afër Presidentin amerikan theksojnë: evropianët duhet të mendojnë edhe se kush do t’ia përcjellë mesazhet e Trump, kush do të arrijë të arrijë “zemrën dhe trurin e tij”. Në këtë kuadër përmenden edhe emrat e italianes Giorgia Meloni dhe Ruttes. 

“Një vendim ukrainas” 

Po sikur Trumpi të mos tregojë interes për t’iu përgjigjur evropianëve dhe të insistojë të shkojë i vetëm? I dërguari i posaçëm i SHBA Keith Kellogg ishte në selinë e NATO-s në Bruksel të hënën në mbrëmje. Pas bisedimeve të tij atje, ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë një zgjidhje të negociuar për vendin e sulmuar. 

Agjencia e lajmeve AFP e citon atë me fjalët: “Vendimi i ukrainasve është një vendim ukrainas”. Kjo tingëllon mirë në shikim të parë, por a do të ishin evropianët në NATO të gatshëm dhe në gjendje, nëse është e nevojshme, të mbështesin Ukrainën të vetëm në luftë? “Sa të jetë e nevojshme”, siç është thënë gjithmonë deri tani?/DW 



Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Macron: Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë “nuk përjashtohet”  

Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë, çfarë pritet të ndodhë sot 

Rama publikon pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës: Projekt i rëndësishëm, punimet po avancojnë 

Rama publikon pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës: Projekt i rëndësishëm, punimet po avancojnë 

Trump do dërgojë ekipin në Arabinë Saudite për bisedimet Ukrainë-Rusi, çfarë pritet të ndodhë? 

Trump shprehet “më i sigurt” për arritjen e një marrëveshjeje për Ukrainën 
















TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com