Ky është momenti i sikletshëm për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila është ngatërruar me bashkëshorten e presidentit francez Emmanuel Macron nga një grua 101-vjeçare.
Ngjarja ndodhi gjatë përkujtimit të Luftës së Parë Botërore.
Takimi i mrekullueshëm është kapur në video ndërsa kancelarja Merkel po takonte pensionistët gjatë ngjarjeve të Ditës së Armëpushimit.
Në video, gruaja shihet duke lavdëruar Macron pasi i shtrëngoi duart. Dhe më pas i drejtohet Merkel: “Ju jeni zonja Macron?”.
Me një vështrim habie në fytyrën e saj, Merkel përpiqet të shpjegojë: “Jo, unë jam Kancelarja e Gjermanisë.”
Përkundër përpjekjes për t’i treguar asaj disa herë në frëngjisht se është kancelarja gjermane, gruaja nuk arrinte ta dëgjonte atë.
Gruaja dëgjohet duke përsëritur: “Është fantastike.”