Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u vranë në atentat në Gjermani vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

2021/01/18 at 6:37 PM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si u vranë në atentat në Gjermani vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

39 vite më parë në Untergrupenbach të Gjermanisë janë vrarë nga sigurimi shtetëror i Jugosllavisë komuniste dy vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të tre pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.


Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar në 17 janar 1982 se persona të panjohur kanë vrarë tre kosovarë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit kanë luftuar mes tyre. Pas kroatëve në mërgim si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në mërgim që vinin nga Republika e Kosovës. Në media është bërë e ditur se atentati ka ndodhur ndërkohë që  drejtuesi i automjetit (BMË 316, targa: HN CY 353) ishte duke nxjerrë veturën nga garazhi, teksa po e drejtonte për të vijuar rrugën drejt në kryqëzim. Në kohën kur ka ndodhur atentatit moti ka qenë i acartë dhe me borë, ndërsa theksohet se në 40 metrat e para vetura ka ndaluar sepse një person nga një distancë prej tre metrave ka shtënë me armë zjarri, në drejtim të makinës. Krahas kësaj, një tjetër person ka gjuajtur dhe i është afruar makinës për të vërtetuar nëse atentati ishte kryer.

Ngjarja është ndjerë fillimisht nga banorët e zonës të cilët të frikësuar kanë dalë në oborrët e tyre për te parë se çfarë kishte ndodhur.

Mësohet se pasi atentati ishte kryer, dy burra janë larguar më shpejtësi nga vendi i krimit, teksa automjeti i cili mbante brenda 3 të ekzekutuarit, ishte ende i ndezur dhe kishte ecuar për inerci deri sa ishte përplasur dhe motorri i ishte fikur.

Është raportuar se të vdekur janë gjendur Bardhosh Gërvallën, 31-vjeç, i goditur nga gjashtë plumba, Kadri Zekën i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe Jusuf Gërvallën, 36-vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba, teksa ka humbur jetën më vonë.

Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë : “Ka qenë UDB-ja”- shërbimi sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).

Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat e kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin prekur zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes ka thënë: “E tëra dukej si skenë e një ekzekutimi”.

Sipas snajperistit dhe instruktorit të policisë Stuttgart-i, Siegfried Hübner, mënyra e ekzekutimit të 3 kosovarëve ishite metodë e cila përdoret nga shërbimet sekrete shtetërore.

Ai shpjegon se një metodë e tillë, kërkonte që fillimisht të qëllohet me 3 plumba për ta bërë shënjestrën të pafuqishme për tu kundërvenë, më pas plumbi i fundit, ai i katërti është vendimtari që edhe i merr jetën personit.

“Tre për ta mbërthyer viktimën nëse shënjestra qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse”,- ka thënë Siegfried Hübner.

“Der Spiegel”, një nga mediat më prestigjioze gjermanen në 25 janar të vitit 1982 i ka kushtuar një artikull ekzekutimit të 3 kosovarëve teksa sipas saj ngjarja është sqaruar sapo është marrë vesh kombësia e viktimave.

“Persona në mërgim që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”,- shkruan “Der Spiegel”.

Sheti gjerman asnjëherë nuk u prononcua, se kush e vrau dhe se si agjenturat jugosllave vepronin në Gjermani aq hapur.

Kujtojmë që Kadri Zeka, i lindur më 25 prill të vitit 1953  me origjinë nga Malësia e Dardanës (Kamenicë) dhe i diplomuar për gazetari sëbashku me vëllezërit  Gërvalla ishin shokë ideali. Kjo shpjegon edhe vdekjen e tyre të përbashkët, nga e njëjta dore dhe për të njëjtën arsye. Edhe vëllezërit Gërvella ndiqnin po të njëjtën politike dhe kishin po të njëjtin formim intelektual si Zeka, teksa kanë disa vepra letrare.

Ata për rreth një vit do të vepronin së bashku. Kundrejtë gjithë intrigave të UDB-së miqtë e idealit nuk do të përçaheshin, por do të punonin për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t’u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës.

Në nder të Kadri Zekës është përuruar në Poliçkë në vitin 2007-të Muzeu Kadri Zeka, gjithashtu për nder të tij, Universiteti”’Kadri Zeka” i Gjilanit, ka marrë emrin e tij./Opinion.al

Etiketa: ekzekutimgervellajugosllavikadri Zekavdekja ne gjermanoivellezerit


Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Bota

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 Korrik, 2025 4:54 pm
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/DW:Votimi i fshehtë apo i hapur – kjo është çështja

5 Korrik, 2025 4:28 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

5 Korrik, 2025 3:38 pm
‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin
Aktualitet

‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin

5 Korrik, 2025 3:25 pm
Para
Të gjithë në këmbë, Kuvend nis me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Kuvendi miraton marrëveshjen sekrete me Pfizer

Rama: Kur të bëj dozën e dytë do t’ju tregoj që nuk mora ujë fiziologjik

Rama: Kur të bëj dozën e dytë do t’ju tregoj që nuk mora ujë fiziologjik

COVID-19/ Rama zbulon planin e vaksinimit: Kemi tre skenarë

COVID-19/ Rama zbulon planin e vaksinimit: Kemi tre skenarë
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
5 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve të para,...

Lexo më shumë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
5 Korrik, 2025

Sjellja e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve vijon të mbetet një sfidë tejet e vështirë për uniformat blu. Ky fakt...

Lexo më shumë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
5 Korrik, 2025

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e...

Lexo më shumë

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
5 Korrik, 2025

Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri. Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com