Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u shndërrua Lvivi në shtyllën e rezistencës së Ukrainës?

2023/12/16 at 6:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u shndërrua Lvivi në shtyllën e rezistencës së Ukrainës?

Që prej fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës më 22 shkurt të vitit 2022, Lvivi, një qytet në perëndim të Ukrainës, është shndërruar në një strehë dhe pikë tranziti, për më shumë se 5 milionë ukrainas të zhvendosur. Një qytet relativisht i sigurt, Lvivi po shihet si një bastion i rezistencës së Ukrainës. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze rrëfen rrugëtimin e drejtuesve lokalë të qytetit, për t’u përshtatur me sfidat e një realiteti të ri, të krijuar nga lufta.


Lvivi, kryeqyteti kulturor dhe arkitektonik i Ukrainës, që shtrihet 80 kilometra nga kufiri i vendit me Poloninë, u shndërruar në një gur themeli të rezistencës së Ukrainës, që nga fillimi i sulmit rus në shkallë të gjerë. Ky qytet, relativisht i sigurt, luan një rol jetik për vendin, si një qendër tranziti humanitare, ushtarake dhe refugjatësh. Që prej 22 shkurtit 2022, spitali Shën Panteleimon, strehon çdo ditë qindra të plagosur. Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovy, thotë se për të trajtuar në mënyrë efektive sfidat e luftës, drejtuesve lokalë iu desh ta transformojnë menjëherë këtë spital, në një strukturë të re, e cila u quajt “Unbroken”. (E pathyeshme).

“Pas sulmit rus, ne morëm grupin e parë të madh, njëqind të plagosur në ditë. Ne e kuptuam se duhet të rindërtojmë plotësisht sistemin tonë mjekësor dhe se duhet të ishim të gatshëm çdo ditë për të pritur të plagosur, por edhe gra e fëmijë”, thotë Andriy Sadovyi, kryetar i bashkisë së Lviv.

Tashmë sipas kryebashkiakut, ata kanë ndërtuar një ekosistem në shërbim të viktimave të luftës.

“Filluam ndërtimin e vendeve të posaçme për të plagosurit. … Ideja ime është shumë e thjeshtë. Ne mund të ndërtojmë një ekosistem humanitar, të pathyeshëm në Lviv dhe më pas e ndajmë përvojën me qytetet e tjera të Ukrainës. Kjo është një pjesë shumë, shumë e rëndësishme e fitores sonë”, shton ai.

Vetëm në vitin 2022, ekipi mjekësor i spitalit trajtoi mbi 80 mijë pacientë, thotë Volodymyr Fedorov, përfaqësues i Organizatës së Parë mjeksore të Lvivit.

“Kjo qendër rehabilitimi mbulon të gjithë ndihmën, që kur pacienti vjen në klinikën tonë, në repartin e kirurgjisë, atë të traumës, kirurgjinë rikonstruktive, kirurgjinë e djegieve, deri në rehabilitimin dhe vendosjen e protezës. Të gjithë ciklin e rehabilitimit ne përpiqemi ta kryejmë këtu”.

Vasyl Hryzenko, toger i Forcave të Armatosura të Ukrainës, humbi këmbën si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri. Fillimisht ai u evakuua në Kiev, ku mori trajtimin e parë dhe më pas mbërriti në këtë spital, në Lviv, për shkak të kujdesit të mirë shëndetësor dhe specialistëve.

“Jam këtu tashmë prej dy muajsh, po rehabilitohem dhe së shpejti do të me vendosin protezë”, thotë ai. Shumë nga ata të zhvendosur brenda vendit që kanë mbërritur në qytet janë të gra të veja me fëmijë, që kanë humbur shtëpitë, ose gra, burrat e të cilave janë në vijën e parë të frontit. Në partneritet me Kryqin e Kuq të Ukrainës, drejtuesit lokal të Lvivit kanë ngritur ‘Qendrën e Nënës’, për të siguruar strehim për nënat dhe gratë shtatzëna, që mund të qëndrojnë aty për një vit pas lindjes.

Maryna Peleh është nënë e tre djemve nga qyteti i vijës së parë të frontit, Nikopol. Ata fillimisht shkuan në Poloni dhe Spanjë, por shumë shpejt u kthyen në Ukrainë. Një prej fëmijëve të saj, Artemi, lindi në Lviv. Ajo thotë se familjes së saj i pëlqen të rrijë këtu pasi ndihen të sigurt.

“Linda një femijë këtu, fëmijëve u pëlqen shumë. Kemi një lumë dhe shesh lojërash, por shpresoj që lufta të përfundojë së shpejti. Shpresoj që sulmet ndaj Nikopolit të ndalen dhe të mund të kthehemi në shtëpi”, thotë ajo. Shumë nga mbi 200 mijë njerëzit që janë vendosur përkohësisht në Lviv ndajnë të njëjtën shpresë sikurse Maryna. Edhe pse kanë gjetur një shtëpi të re në Lviv, kokën e kanë pas tek zona nga vijnë edhe pse do t’u duhej të ndërtonin gjithçka nga e para./VOA/

 



Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump: Do të preferoja të mos merrja pjesë në takimin e mundshëm Putin-Zelensky

22 Gusht, 2025 6:27 pm
Krimi në Greqi, ja e  shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan
Aktualitet

Krimi në Greqi, ja e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan

22 Gusht, 2025 6:15 pm
Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
Rajoni

Lista Srpska: Ankesë pas moscertifikimit në zgjedhjet lokale

22 Gusht, 2025 6:02 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

22 Gusht, 2025 5:40 pm
Pas samitit në Alaskë: Çfarë duhet të dini për përpjekjet e Ukrainës për paqe
Bota

Pas samitit në Alaskë: Çfarë duhet të dini për përpjekjet e Ukrainës për paqe

22 Gusht, 2025 5:31 pm
Gjermania: Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive për negociatat
Bota

Gjermania: Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive për negociatat

22 Gusht, 2025 5:20 pm
Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit

22 Gusht, 2025 5:07 pm
Vendi ku Rusia përgatit ushtarët e së ardhmes
Bota

Vendi ku Rusia përgatit ushtarët e së ardhmes

22 Gusht, 2025 5:02 pm
Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim mes Putini-t dhe Zelensky-t
Bota

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim mes Putini-t dhe Zelensky-t

22 Gusht, 2025 4:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Gjykata e New York anulon gjobën prej 500 milionë dollarësh për mashtrim ndaj Trump

22 Gusht, 2025 4:26 pm
Para
64% e evropianëve do të dhurojnë për Krishtlindje gjëra të përdorura

64% e evropianëve do të dhurojnë për Krishtlindje gjëra të përdorura

VIDEO/ Për 4 ditë nuk e dalloi njeri, bufi kishte gjetur “shtëpi” te pema e Kritshtlindjes

VIDEO/ Për 4 ditë nuk e dalloi njeri, bufi kishte gjetur "shtëpi" te pema e Kritshtlindjes

Probleme me energjinë elektrike pas reshjeve të dëborës, Balluku: Puna kushtëzohet nga moti

Probleme me energjinë elektrike pas reshjeve të dëborës, Balluku: Puna kushtëzohet nga moti
















TE FUNDIT

Trump: Do të preferoja të mos merrja pjesë në takimin e mundshëm Putin-Zelensky

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
22 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur së fundmi se do të preferonte të mos ishte i pranishëm në takimin...

Lexo më shumë

Krimi në Greqi, ja e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan

Krimi në Greqi, ja e  shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan
22 Gusht, 2025

Një krim i rëndë u regjistrua paraditen e sotme në një familje shqiptare në Greqi, ku një 40-vjeçar vrau bashkëshorten...

Lexo më shumë

Lista Srpska: Ankesë pas moscertifikimit në zgjedhjet lokale

Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
22 Gusht, 2025

Vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Srpska në zgjedhjet lokale të 12 tetorit u kundërshtua ashpër nga Serbia. Ministri...

Lexo më shumë

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
22 Gusht, 2025

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com