Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u shkatërrua Bibloteka Carnarvon në Tiranë

2018/07/06 at 7:38 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u shkatërrua Bibloteka Carnarvon në Tiranë

Nga Dritan Laci


Pse sillemi si barbarë me historinë tonë…

Prishja me vendim qeverie e godinës së Teatrit Kombëtar nuk është një akt çmendurie i shkëputur nga një valë rruspash dhe rruspiesh të veshur me pushtet kohë pas kohe që ngrejnë dorën mbi çdo gjë që ata e quajnë një mundësi të mirë grabitje…

Ju sjell në kujtesë një histori nga më mbresëlënëset, por njëkohësisht edhe me të trishtat që na përkufizon si vetëshkatërrues dhe si varrosës të historisë sonë.

Në vitin 2006 shumë kush prej jush e mban mend shembjen e Kinema “Ali Demit”. Dikush duke më lexuar do thotë ehaaa Kinema “Ali Demi”.

Ata që nuk e dinë godina e Kinema ‘Ali Demi’ është një nga historitë më mbresëlënëse që na sjell Tiranën e mesit të viteve 20 të shekullit të kaluar.

Që lidhet me një nga familjet më fisnike angleze që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësimin e Shqipërisë. E gjithë kjo lidhet me Sir Aubrey Herbert, politikan, poliglot me 7 gjuhë që e njihte shqipen më mirë se shqiptarët e kohës, udhëtar i jashtëzakonshëm që luftoj në Parlamentin anglez që Britania të njohë Pavarësimin e Shqipërisë.

Pikërisht për ndër të birit të saj Sir Aubrey Herbert, nëna e tij Kontesha Elisabeth Carnarvon në vizitën e saj të dytë në Shqipëri duke parë varfërinë e tejskajshme në këtë vend vendosi fillimisht të sjellë me parat e saj dy mjeke për Spitalin e Vlorës.

Vendosi që me paratë e Fondacionit ‘Herbert’ të ndërtojë një fshat në Kavajë me 50 shtëpi të mobiluara për kosovarët që u përzunë nga serbët.

Fshati u quajti “Herbert” por shqiptarët mirënjohës shpejt e quajtën Qerret aty ku sot kanë vilat e vëna me djersë politikanët tanë.

Por vepra më e madhe dhe domëthënëse që Kontesha Elisabeth Carnavron la si dëshmi të dashurisë që familja e saj kishte për Shqipërinë ishte “Biblioteka e Djelmerisë” në Tiranë.

E dini ku ishte “Biblioteka e Djelmërisë”?

‘Biblioteka e Djelmërisë” ishte godina e Kinema “Ali Demit” që komunistët e përçudnuan nga një Biblioteke me 5 mijë libra në gjuhën angleze, frënge dhe gjermane dhe klasikët në gjuhën shqipe dhe një nga parqet më të bukura në Tiranën e viteve ’30-40, në një godinë në vitet ’50 ku futën duart dhe e deformuan. ..

Por, si të mos mjaftonte përçudnimi që komunistët i bënë Bibliotekës Carnarvon, një tjetër histori shënohet me Edi Ramën në cilësinë e kryetarit të Bashkisë në vitin 2006, i cili firmosi shembjen e godinës me qëllim ngritjen aty të një Pallati…

Pikërisht atë që kishte bërë më herët me disa godina të tjera historike të Tiranës. Personalisht nuk kisha dijeni për historinë e Kinemasë Ali Demi. Por, siç thuhet: rastësia është mbreti i botës, fati ma solli që ngjitur me godinën që tashmë ishte rrafshuar, të takoj në një shtëpi përdhese një çift të moshuarish që e kishin njohur bashkëshorten e Aubrey Herbert, e cila pas vdekjes së Elisabeth Carnavron vazhdoi të qëndronte në Shqipëri duke u kujdesur për Bibliotekën e Djelmërisë (Më vonë Kinema Ali Demi)

Ata më treguan se familja Carnavron e kishte blerë me flori tokën ku ndërtuan më pas Bibliotekën për të na ndriçuar ne shqiptarëve të shumëditur të cilët ua shpërblyen duke e shkatërruar.

Sot, pas 12 vitesh në atë tokë ku dikur ishte Biblioteka e Djelmerisë apo Biblioteka Carnavron më pas e ndjera Kinema Ali Demi nuk ka Pallat por një parking.

E dini pse nuk ka Pallat?!

Sepse, atyre që ua kishte taksur tokën u ngeli sharra në gozhdë… Familja Carnarvon dhe Ambasada Britanike në Tiranë i thanë Edi Ramës “Zotëri ki kujdes. Kjo tokë ka pronar”. Dhe jo vetëm kaq.

Por me gjithë presionin që onturazhi i errët i mafies së ndërtimit u bëri çiftit të moshuarve që këta t’i jepnin tokën ku kishin banesën, ata u treguan dinjitoze dhe nuk e shitën.

Kjo është vetëm një copëz historie për të treguar se çfarë ishim dhe si po sillemi me trashgiminë tonë.

Sot, Kontesha Elisabeth Carnavron nuk ka një pllakatë kujtese në Tiranë. Në Tiranë mund të gjesh sot emra vrasësish nëpër rrugë dhe nuk ka një rrugë me emrin e Aubrey Herbert.

Faleminderit. Këta jemi… Po presim të shaktërrohet edhe godina e Teatrit Kombëtar!

 

 

 

 

Etiketa: Dritan Laci


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë!”

E FUNDIT/ Sherri me Edi Ramën, Pandeli Majko ofron dorëheqjen

Tragjike/ Babai vret djalin me mjete të forta në Durrës

Tragjike/ Babai vret djalin me mjete të forta në Durrës

Zyrtare: Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror me dy këngëtar të mëdhenj

Martohet zyrtarisht Era Istrefi; shikoni unazën e saj!
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com