Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u përpoq policia të banalizonte rrahjen e biznesmenit që po investon miliona euro

2016/09/12 at 10:11 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u përpoq policia të banalizonte rrahjen e biznesmenit që po investon miliona euro

Një biznesmen libanez por me shtetësi amerikane u rrah keqas në rrugën e Rinasit ditën e shtunë, nga persona ende të paidentifikuar. Në komunikatën e parë për mediat policia tha se bëhet fjalë për një zënke banale që ka lindur nga përplasja e dy mjeteve.


Por hetimet dhe dëshmitë e deritanishme tregojnë krejt të kundërtën. Biznesmeni dyshohet se është rrahur si formë presioni për tu larguar nga Shqipëria, ku edhe ka nisur ndërtimin e një resorti turistik tek Gjiri i Lalzit.

Ndërkaq, nga hetimet dalin në dritë të dhëna të tjera. 55­-vjeçari Fadi Mitri, ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten e fëmijët në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë se ai është goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë e për pasojë ka hemtoma të shumta, ndërsa njërën këmbë e ka të thyer, shkruan Panorama.

Tre djem të rinj  kanë sulmuar biznesmenin, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit, paraditen e së shtunës. Ndërsa sipas dëshmisë që ai dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.

Sipas burimeve, ky veprim i kryer nga ana e autorëve tregon se ata mund të kenë qenë të porositur për sulmin nga persona të tjerë dhe filmimi u është nevojitur si provë për të treguar se porosia është kryer.

Vetë biznesmeni i plagosur ka arritur të fiksojë targën e automjetit “Tuareg”, ku ndodheshin autorët, të cilën edhe e ka fotografuar, pasi mjeti gjatë gjithë rrugës kryente manovra të rrezikshme dhe parakalonte makinën e tij.

Burimet thanë se makina ka qenë me targa italiane, të vjetra, që pas verifikimeve nuk kanë rezultuar të ketë kaluar në rrugë zyrtare kufirin shqiptare.

Targat mund të jenë të vjedhura dhe janë përdorur enkas për të kryer sulmin ndaj sipërmarrësit 55­ vjeçar Fadi Mitri.

Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë për një sulm të paramenduar dhe të qëllimshëm nga ana e autorëve dhe aspak për një ngjarje aksidentale, ashtu siç u tha dy ditë më parë në njoftimin paraprak të policisë.

Mitri është administrator i kompanisë nga Katari, “Omnix Albania”, e cila do të ndërtojë një resort gjigant me vlerë 180 milionë euro në Gjirin e Lalzit.

Sulmi dyshohet paraprakisht se ka lidhje pikërisht me këtë investim që do të kryhet.

Persona të ndryshëm, që kanë kaluar me makina pranë vendit të ngjarjes, kanë deklaruar se mes personave që ndodheshin në dy mjetet e përplasura, kishte ndodhur edhe një përleshje fizike.

Ndërsa të tjerë flisnin për persona të gjakosur në anë të rrugës, që kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Megjithatë, askush nuk ka dhënë dëshmi të qarta rreth autorëve që shkaktuan ngjarjen, por vetëm për mjetin me të cilin ata janë larguar. /Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, 4 ende aktive

15 Korrik, 2025 11:23 am
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Aktualitet

Koplik/ Po punonte për hapjen e një pusi, humb jetën aksidentalisht 55 vjeçari

15 Korrik, 2025 11:11 am
Vijon shembja e objektit të fundit në Theth
Aktualitet

Vijon shembja e objektit të fundit në Theth

15 Korrik, 2025 11:09 am
Amsterdami, një fluturim larg! Rinasi hap linjën direkte me “TUI fly”
Aktualitet

Amsterdami, një fluturim larg! Rinasi hap linjën direkte me “TUI fly”

15 Korrik, 2025 10:52 am
Abuzimi me fondet e BE-së/GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, ndryshon masa e sigurisë për Alfred Nikollin
Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj shtrohet në spital

15 Korrik, 2025 10:52 am
Zgjerohet “vala” e dorëheqjeve, largime nga bashkia Sarandë
Aktualitet

Zgjerohet “vala” e dorëheqjeve, largime nga bashkia Sarandë

15 Korrik, 2025 10:47 am
Siguria ushqimore/Braçe kritika zyrtarëve:S’hyhet në baxho siç vjen nga rruga, pa…
Aktualitet

Siguria ushqimore/Braçe kritika zyrtarëve:S’hyhet në baxho siç vjen nga rruga, pa…

15 Korrik, 2025 10:38 am
Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht
Kryesore

Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht

15 Korrik, 2025 10:32 am
“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit
Bota

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

15 Korrik, 2025 10:18 am
Para
Sondazhi/ Ja për kë parti do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot (dje)

Sondazhi/ Ja për kë parti do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot (dje)

‘Financial Times’ për koleksionin e fotove Marubi: Dëshmi e pasurisë kulturore të Shqipërisë

'Financial Times' për koleksionin e fotove Marubi: Dëshmi e pasurisë kulturore të Shqipërisë

Rinis procesi i numërimit të votave në Dibër

Rinis procesi i numërimit të votave në Dibër
















TE FUNDIT

MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, 4 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
15 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

Lexo më shumë

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
15 Korrik, 2025

Aktiviteti fizik është armë e fortë në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene. Jo vetëm kaq, por rrit edhe efikasitetin e terapive...

Lexo më shumë

Koplik/ Po punonte për hapjen e një pusi, humb jetën aksidentalisht 55 vjeçari

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
15 Korrik, 2025

U aksidentua ndërsa punonte për hapjen e një pusi, humb jetën një shtetas në Koplik. Sipas informacionit paraprak të policisë...

Lexo më shumë

Vijon shembja e objektit të fundit në Theth

Vijon shembja e objektit të fundit në Theth
15 Korrik, 2025

Mëngjesin e ditës së sotme ka nisur puna për shembjen e objektit të fundit pa leje në Theth. Ky objekt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com