-Teknologji

Si u përfshi Instagrami mes tensioneve SHBA-Iran


               Publikuar në : 12:14 - 12/01/20 |
el ida

Mes tensioneve SHBA-Iran është “përfshirë” dhe Instagrami.

Rrjeti social po fshin çdo postim që mbështet gjeneralin e vrarë iranian Qassem Soleimani, për të përmbushur sanksionet amerikane të vendosura ndaj vendit të Lindjes së Mesme. Lajmi u konfirmua për CNN Business nga një zëdhënës i Facebook.

Sakaq, vendimi për bllokimin e postimeve pozitive për Soleimanin ka sjellë edhe reagimin e zyrtarëve të Iranit. Zëdhënësi i qeverisë, Ali Rabiei, zgjodhi pikërisht Twitterin për ta konsideruar këtë veprim si “jodemokratik”.

Kujtojmë se Instagrami është një nga rrjetet e pakta sociale të disponueshme për qytetarët iranianë, pasi Twitter dhe Facebook janë të bllokuara nga qeveria për popullin, por përdoren nga qeveria./Opinion.al

Pas