Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u kapën trafikantët duke shkëmbyer drogën në Lagunën e Patokut, i ndihmonte dhe shefi i policisë

2023/10/09 at 7:46 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u kapën trafikantët duke shkëmbyer drogën në Lagunën e Patokut, i ndihmonte dhe shefi i policisë

Ditën e sotme policia arrestoi shefin e komisariatit të Laçit, Dritan Meta, cili mbështeste grupin kriminal të trafikimit të drogës.

Behet fjalë për grupin që u kap në muajin gusht duke shkëmbyer drogë në Lagunën e Patokut. Në kuadrë të këtij aksioni, autoritetet shpallën në kërkim disa persona, përfshirë dhe Gëzim Çelën. Ky i fundit njihet dhe si “baroni” i drogës në Fushë-Kuqe.

Por si ra në rrjetën e policisë ky grup i strukturuar kriminal?

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza në muajin gusht. Në një konferencë për mediat zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë re lëvizjen me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Operacioni zhvillohej paralelisht edhe në tokë në zonën e Kurbinit

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Nga ky operacion u sekuestruan:

2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;

200 fishekë pistolete model 54;

një automjet tip “Audi”;

4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;

45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;

Sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;

1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;  Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;  Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë. Nerim Çela, është nipi i Gëzim Çela.

Ju sugjerojmë

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

15 Korrik, 2025 4:37 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja

15 Korrik, 2025 4:05 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:48 pm
Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
Aktualitet

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

15 Korrik, 2025 3:28 pm
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Aktualitet

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

15 Korrik, 2025 2:59 pm
Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Aktualitet

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

15 Korrik, 2025 2:35 pm
Para
Sulmet ndaj Izraelit, Bashkimi Evropian merr vendimin drastik për palestinezët

Sulmet ndaj Izraelit, Bashkimi Evropian merr vendimin drastik për palestinezët

Lufta kundër Izraelit, Ukraina: Rusia i ka dorëzuar armë grupit të Hamasit

Lufta kundër Izraelit, Ukraina: Rusia i ka dorëzuar armë grupit të Hamasit

Kryesia e Bashës përjashton Gazment Bardhin nga PD

Kryesia e Bashës përjashton Gazment Bardhin nga PD

TE FUNDIT

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
15 Korrik, 2025

Është shembur dhe ndërtesa e fundit pa leje në zonën e Thethit. Sipas burimeve, ndërtesë trekatëshe u shemb në mënyrë...

Lexo më shumë

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
15 Korrik, 2025

“Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka përfshirë dhe policinë rrugore Tiranë, e cila prej ditësh po grumbullon automjetet që...

Lexo më shumë

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
15 Korrik, 2025

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga Uashingtoni...

Lexo më shumë

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
15 Korrik, 2025

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, njoftoi të martën se e ka paraqitur dorëheqjen përmes një lere, si pjesë e ndryshimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com