Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u kap parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit

2018/10/09 at 8:16 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 6 min
A A
Si u kap parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit

Nga Gjergj Erebara


Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se qeveria e tij do të zbatojë më në fund një ligj të vitit 2015, që synon të rrallojë pikat e basteve nëpër qytetet shqiptare, ndërsa pranoi se maxhoranca e tij qeverisëse “ka qenë e kapur” nga industria e basteve në disa raste në të shkuarën. Kjo është një histori e shkurtër e ndërhyrjeve legjislative mbi lojërat e fatit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp të martën se qeveria e tij ka ndërmend të zbatojë ligjin e vitit 2015, që parashikon mes të tjerash, edhe disa kufizime për industrinë e bixhozit. Rama, i cili është akuzuar se bashkë me maxhorancën e tij qeverisëse është kapur nga interesat e industrisë së bixhozit, pranoi se ky aktivitet ka lulëzuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit si dhe që koalicioni i tij qeverisës ishte “i përçarë” nëdy rastet kur maxhoranca parlamentare votoi në favor të kësaj industrie.

“Besoj se ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare do ta presin me kënaqësi dhe ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për lojërat e fatit. Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike,” tha Rama. “Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare,” vijoi kryeministri. Rama u shpreh edhe për pikën tjetër të shumëdebatuar, respektimin e distancës nga institucionet shkollore dhe objektet fetare të të gjitha aktiviteteve të basteve, përfshirë bastet sportive.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror të Republikës së Shqipërisë,” tha ai.

“Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj dhe një gjë tjetër, që Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare “VLT””, tha Rama.

Më poshtë po japim një historik të shkurtër të ligjit aktual të lojërave të fatit dhe favorizimeve ligjore që maxhoranca qeverisëse e kryeministrit Rama i ka dhënë kësaj industrie përgjatë katër viteve të fundit.

Në vitin 2015, Ministria e Financave dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj të ri për rregullimin e industrisë së lojërave të fatit. Në variantin e vet fillestar, nisma synonte rrallimin e pikave të basteve sportive përmes rritjes së kostove të operimit dhe taksave relativisht të larta. Në variantin e vet të miratuar nga shumica PS+LSI, ligji solli lulëzimin e industrisë së bixhozit, pasi propozimet 24 orë para seancës plenare, (të miratuara nga një pjesë e madhe e deputetëve socialistë dhe lsistë), sollën ndryshime thelbësore si në barrën e taksave, ashtu edhe në kriterin e distancave.

Projektligji, siç ishte propozuar nga Ministria e Financave, përcaktonte disa gjëra të rëndësishme: 1. Industria e Bixhozit përjashtohej nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, por të ardhurat e kompanive taksoheshin në masën 25%. 2. Çdo kompani bastesh sportive nuk lejohej të hapte më shumë se sa 500 pika bastesh në të gjithë territorin e Republikës. 3. Pikat e basteve nuk lejohej të hapeshin në një distancë më të vogël se 200 metra nga shkollat apo institucionet fetare. 4. Parimi i respektimit të distancës nga shkollat dhe objektet fetare do të fillonte të zbatohej nga 1 shkurti i vitit 2016.

Ligji i Ministrisë së Financave u sulmua menjëherë nga të gjitha anët. Njëzet e katër orë para seancës plenare të 21 dhjetorit 2015, dy deputetë, Robert Bitri, i cili në atë kohë ishte i LSI dhe Esmeralda Shkjau e Partisë Socialiste, propozuan dy ndryshime thelbësore. Propozimi i parë dhe i shumëdebatuar ishte që taksa mbi bixhozin të mos ishte 25% mbi të ardhurat bruto, por vetëm 15%. Sipas ligjit, të ardhurat bruto janë diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve të organizatorit për dhënie çmimesh për fituesit. Kjo i bëri lojërat e fatit efektivisht më pak të taksuara se sa ushqimi bazë. Por ndryshimi i dytë i propozuar ishte gjithashtu kuptimplotë. Ndërsa në propozimin e Ministrisë së Financave, çdo licencë lojërash fati sportive nuk lejohej të hapte më shumë se sa 500 pika në të gjithë territorin e vendit, propozimi i dy deputetëve ishte që kjo të ndryshohej në 1 mijë. Ky propozim e përgjysmoi gjithashtu koston e operimit të një kompanie bastesh, për shkak se çdo liçencë kushton 200 milionë lekë (1.6 milionë euro) për dhjetë vjet dhe nëse një kompani do të dëshironte të hapte 1 mijë pika, do të duhej të paguante dy licenca dhe jo një.

Paketa e dy deputetëve kishte edhe një amendament të tretë: ata propozuan që distanca e pikave të basteve nga njëra-tjetra dhe nga shkollat e objektet fetare të mos ishte 200 metra, por 100 metra. Numri i pikave të basteve në Shqipëri sot është mbi 4 mijë, një shifër e pabesueshme për një vend me 2.8 milionë banorë.

Dy deputetët kryen propozimin, por maxhoranca socialiste dhe LSI-ste e kohës e kishte mundësinë që ta hidhte poshtë propozimin dhe të miratonte ligjin siç ishte propozuar nga Ministria e Financave. Në fakt, në votimin e zhvilluar mbrëmjen e 21 dhjetorit 2015, 68 deputetë të PS, PSI dhe PDIU votuan pro. Shtatë deputetë socialistë abstenuan, 22 deputetë demokratë votuan kundër ndërsa një numër deputetësh socialistë e demokratë nuk morën pjesë në votim pavarësisht se ishin të pranishëm. Edi Rama ishte njëri nga personat e pranishëm që nuk mori pjesë në votim.

Ligji që synonte ta pakësonte marrëzinë u cungua në mënyrë thelbësore, si sa i përket numrit të pikave të basteve për licencë, ashtu edhe sa i përket normës së tatimit. Megjithatë, kriteri që pikat e basteve nuk mund të ishin më afër se 100 metra në vijë ajrore nga njëra-tjera dhe nga shkollat, bëri që industria e basteve të lobojë sërish te deputetët socialistë.

Më 22 nëntor 2016, gjashtë deputetë nga PS, LSI dhe PDIU propozuan shtyrjen e zbatimit të kriterit të distancave deri më 31 dhjetor 2018. Plot 72 deputetë të PS, LSI dhe PDIU votuan pro ligjit, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Deputetët demokratë abstenuan bashkë me katër deputetë socialistë dhe tre deputetë të LSI. Asnjëri nuk votoi kundër.

Gjatë këtyre katër viteve që nga koha e ligjit që synonte të dëmtonte industrinë e bixhozit, xhiroja dhe fitimet e kësaj industrie u rritën ndjeshëm. Të dhënat financiare të kompanive të licencuara të përpunuara nga BIRN tregojnë se në vitin 2017, këto kompani kishin të ardhura të përgjithshme prej 16.2 miliardë lekësh (afro 130 milionë euro), me një rritje prej 25%. Fitimet e kompanive të basteve janë rritur me mbi 15 herë gjatë kësaj periudhe duke arritur në 3 miliardë lekë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë diskutimeve për shtyrjen e afatit të distancave në vitin 2016 se ai mendonte ndryshe nga sa po votonte maxhoranca e tij qeverisëse.

“E vërteta është se unë nuk kam ndryshuar asnjë presje nga ajo që kam thënë dhe ashtu e kam bindjen time. Ashtu siç është e vërtetë që nuk ia kam dalë të imponoj këtë bindje në një maxhorancë parlamentare e përbërë nga njerëz që kanë bindjen e tyre,” tha ai. Por të dhënat e Kuvendit të Shqipërisë tregojnë se Rama vendosi të votojë pro shtyrjes së afatit atëherë, duke sugjeruar se bindja e tij ishte e ndryshme nga çfarë votoi.

Distancat e pikave të basteve nga njëra-tjetra dhe nga shkollat e objektet fetare janë vetëm një nga shumë kritere të vendosura në ligj. Ligji ka kritere të tjera për reklamimin e aktiviteteve të basteve apo për shmangien e rrezikut të ndërhyrjes së krimit të organizuar në një aktivitet të tillë.

Neni 45 i ligjit sanksionon që kompanitë e bixhozit të deklarojnë para autoriteteve emrat e përfituesve finalë të kompanive, si dhe detyrimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit të mos licencojë kompani të lidhura me persona me të shkuar penale. Ligji thotë:

“Subjekti/organizatori, aksionarëtdhe administratorët e tyre nuk duhet të jenë dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për veprapenale në fushën e krimit ekonomik, evazionit fiskal dhe/apo doganor, shpërdorim detyre, mitmarrjeapo mitdhënie, vjedhje, trafik lëndësh narkotike apo armësh, eksplozivësh, mospagim gjobash apo përvepra të tjera penale që kompromentojnë personin në nderin e personalitetin e tij”.

Por dokumente gjyqësore tregojnë se së paku një prej operatorëve të tregut ka qenë i dënuar për krim të organizuar./BIRN

Etiketa: bixhoziparlamenti shqiptar


Ju sugjerojmë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë
Aktualitet

Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë

28 Maj, 2025 6:22 pm
ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit
Aktualitet

17 fëmijë të infektuar me salmonel në Gramsh, AKU: Nga përgjigjet e analizave…

28 Maj, 2025 5:08 pm
Dom Gjergj Meta takon Papa Leon XIV në Vatikan, e fton të vizitojë Shqipërinë
Aktualitet

Dom Gjergj Meta takon Papa Leon XIV në Vatikan, e fton të vizitojë Shqipërinë

28 Maj, 2025 5:07 pm
INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025
Aktualitet

INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025

28 Maj, 2025 4:57 pm
Mbështetja për fermerët, 66 mijë aplikime. Ja cili qytet kryeson
Aktualitet

Mbështetja për fermerët, 66 mijë aplikime. Ja cili qytet kryeson

28 Maj, 2025 4:30 pm
Kasa: Aeroporti i Vlorës nuk është gati për fluturimet charter
Aktualitet

Kasa: Aeroporti i Vlorës nuk është gati për fluturimet charter

28 Maj, 2025 4:09 pm
Abuzimi me fondet e BE-së/GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, ndryshon masa e sigurisë për Alfred Nikollin
Aktualitet

Prokurori:Beqaj të gjykohet për grup të strukturuar kriminal/Ish-ministri:Jemi bërë…

28 Maj, 2025 3:48 pm
“Sterilizimi”/ Ndahet dosja, Beqaj do të gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Ndahet dosja, Beqaj do të gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme

28 Maj, 2025 3:13 pm
Para
Implikimi me trafikantin e drogës, Taulant Balla i përgjigjet PD-së: Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”

Balla sfidon Bashën: Nesër pres përballjen në gjykatë

Zbulohet një ekzoplanet i ri, më i afërti me tokën

Zbulohet një ekzoplanet i ri, më i afërti me tokën

Prokuroria e Elbasanit do të hetojë sulmin ndaj policisë

Prokuroria e Elbasanit do të hetojë sulmin ndaj policisë
















TE FUNDIT

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
28 Maj, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton organizimin, funksionimin dhe fushën e veprimit të shërbimit të policimit vullnetar në...

Lexo më shumë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
28 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
28 Maj, 2025

Joel Le Squarnec, 74 vjeç, një ish-mjek kirurg në Francë, pritet të përballet me një dënim prej 20 vitesh burg...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com