Kronikë

Si u ekzekutua shqiptari në Gjermani, prokurori: Jo viktimë e rastësishme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 30/11/22 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Krefeld në Gjermani, ku një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri.

Sipas medias gjermane Bild, dy persona mësohet se kanë qëlluar katër herë në drejtim të 42-vjeçarit, ndërsa dy plumba e goditën në kokën e pasme të kokës.

Viktima ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte proceduar për vepra të ndryshme penale për drogë dhe vjedhje. 42-vjeçari ishte edhe vetë i varur nga droga dhe që prej vitit 2018  jetonte në Gjermani.

“Sipas statusit aktual të hetimit, mund të përjashtohet se 42-vjeçari ishte një viktimë e rastësishme. Megjithatë, motivi i kësaj vepre të përgjakshme është ende i paqartë. Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet”, tha prokurori i çështjes Axel Stahl.

Sipas Bild, dy autorët kanë shkrua në Krefeld me një Peugeot, blu të vjedhur. Aty kanë parkuar makinën dhe kanë pritur 42-vjeçarin shqiptar.

Kur ai mbërriti, autorët e dyshuar dolën jashtë. Të dy shkuan rreth 30 metra drejt shqiptarit, më pas e qëlluan me katër të shtëna, dy prej të cilave mësohet se kanë qenë fatale, pasi shqiptari vdiq në vend.

Njëri prej autorëve raportohet se kishte trup mesatar dhe kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona ngjyrë të çelur dhe kapelë ngjyrë të çelur. I dyti ishte gjithashtu me gjatësi normale, kishte veshur një xhaketë të errët me logo në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele të errët.

Pas krimit, autorët janë larguar në këmbë në drejtim të Unazës Alter Deutscher. Nuk dihet nëse ata hipën në një automjet tjetër.

Pas