Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u be Tirana rastesisht Kryeqytet!

2016/02/11 at 11:12 AM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u be Tirana rastesisht Kryeqytet!

Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes njoftoi se do te nisej per Dirres, Kryeqytet. Më 5 Shkurt Ahmet Zogu, 24 vjecar, Minister i Brendshem, njoftoi se qeveria po priste në Kavajë, në gadishmëri për të hyrë në Durrës, ku kontrollonte ende ushtria italiane. Po atë ditë, Gjenerali Raimondo, deklaroi se me urdhër të gjeneral Piacentinit ata nuk mund të hynin në Durrës. Ai dërgoi një detashmet mitralierwsh në afërsi të Shkëmbit të Kavajës për të ndaluar çdo mundësi avancimi drejt kryeqytetit.
Ahmet bej Zogu nuk tentoi të përlasej me ta. Një ditë më pas, ai kaloi nëpër rrugët dytësore nga Kavaja në Shijak dhe deklaroi se do të vendoste qeverinë përkohësisht në Tiranë. Derisa Durrësi të lirohej nga italianët.
Gjeneral Piacentini reagoi sërish. Në zyrën e postës në Shijak mbërriti një telegram që sqaronte se komandanti Italian i Tiranës kish mbledhur parinë e qytetit dhe i kish kërkuar atyre që mos mbështesnin Qeverinë e Lushnjes. Gjuha dhe toni i tij kishte qenë kërcënues.
Më 11 shkurt, duke shpërfillur gjithë paralajmërimet italiane, qeveria udhëtoi për në Tiranë. Pritja dhe entusiazmi i publikut ishte thuajse i pabesueshëm. Popullariteti i anëtarëve të qeverisë po ashtu. Pas një periudhe 8 vjeçare kaosi, shqiptarët po besonin tek vetvetja. Hyrja në Tiranë e qeverisë ishte triumfuese. Një aparat fotografik ka fiksuar këtë moment dhe drejtuesit kryesorë të saj, të rrethuar nga mijëra vetë. Tirana nuk kish as zyra dhe as kushte për t’i strehuar, por siç kish ndodhur edhe në Vlorë më 1912 dhe në Durrës më 1914 ndërtesat e vjetra të administratës turke u shndrruan në seli të qeverisë. Parlamenti dhe Kryeministria, u vendosën të dyja bashkë në shtëpinë e Zija bej Toptanit (aktualisht selia e Akademisë së Shkencave), njëra në katin e parë dhe tjetri në katin e dytë.
Më 15 shkurt 1920, pas një kërcënimi të ri italian, Qeveria e zgjedhur në Lushnje dhe e vendosur në Tiranë, njoftoi Gjeneralin Piaçentinin, se nuk e njihte më Qeverinë e Durrësit dhe deklaroi se do përplasej ushtarakisht me të. Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu shpalli mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë. Të trembur nga zhvillimi i ngjarjeve, nga mbështetja e madhe e popullatës dhe nga etiketimi “tradhtarë”, 3 përfaqësuesit e Qeverisë së Durrësit dhanë dorëheqjen. Po atë ditë ata i dorëzuan arkivën e saj, Ministrit të Brendshëm. Ky gjest i befasoi italianët. Ata vendosën të kalojnë nga gjuha e forcës dhe e kërcënimit, tek ajo e diplomacisë dhe reciprocitetit.
Qeveria e Tiranës kish korrur fitoren e parë, që do të pasohej, befas, nga një seri fitores. Që për nga intensiteti dhe përmasat, nuk janë përsëritur në këto 100 vjet të historisë së Shtetit Shqiptar!
Pas tërheqjes së italianëve dhe kapitullimit të Qeverisë së Durrësit, më 20 Shkurt 1920, vetëm 9 ditë pasi ishte vendosur në Tiranë, Qeveria e Kongresit të Lushnjes u njoh zyrtarisht nga gjithë qytetet e Shqipërisë. Selia e Qeverise mbeti ne Tirane!

Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
Rita Orën e presin me flamurin e Kosovës në Dubai

Rita Orën e presin me flamurin e Kosovës në Dubai

Saimir Kodra feston ditëlindjen, ja urimi i Gentian Zenelaj

Saimir Kodra feston ditëlindjen, ja urimi i Gentian Zenelaj

Ja pse nuk duhet të pini paracetamol gjatë shtatzënisë

Ja pse nuk duhet të pini paracetamol gjatë shtatzënisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com