Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u arrestua i forti/ Shullazi-Policisë:Lëshoni djemtë, ja ku më keni mua

2016/04/19 at 9:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u arrestua i forti/ Shullazi-Policisë:Lëshoni djemtë, ja ku më keni mua

Shoqërimi i Emiljano Shullazit ditën e shtunë iu besua forcave të Njësisë “Shqiponja”, të mbështetura edhe nga shërbimet operacionale dhe ato të Komisariatit nr.2.
Por duket se edhe për vetë Policinë ka qenë befasi prezenca e Shullazit në shtëpinë e tij që ndodhet tek ish­ Parku i Autobusëve, pasi nuk pritej që të ndodhej aty.

“Panorama” referuar burimeve shkruan se sipas informacioneve te siguruara nga Policia flitej se ai ndodhej në Krujë, ku edhe po qëndron më shumë kohët e fundit. Për këtë arsye, grupit që mori pjesë në këtë aksion iu kërkua që të shoqëronin të gjithë personat e afërt të tij që pritej të ndodheshin në zonën e njohur tashmë për Policinë.

Burimet thanë se në momentin që janë gjendur në tunelin e një prej pallateve në krah të vilës së Shullazit, tek ish­Parku janë përballur me të paktën 20 persona që qëndronin para portës dhe janë bërë gati për t’i shoqëruar të gjithë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Por në kohën që forcat e Policisë po nisnin të bënin shoqërimet, në krye të shkallëve është shfaqur vetë 38­vjeçari, i cili ka bërtitur që t’i linin të qetë njerëzit e tij. “Po ju prisja. Nuk keni punë me djemtë. Do të vij unë me ju, ja ku më keni!”, u është drejtuar Shullazi punonjësve të Policisë dhe ka zbritur poshtë.

Ai e ka hapur vetë derën e makinës së Policisë, pa pyetur për arsyen e shoqërimit, apo pse Policia kishte shkuar aty. Ndërsa asnjë nga personat që ishin të pranishëm aty nuk është shoqëruar nga Policia. Po ashtu, nuk është bërë as kontroll banese në atë moment, pasi
forcat e Policisë janë kthyer aty pak më vonë dhe nuk kanë gjetur asgjë.

Ndërsa dy personat e tjerë, Gilmando Dani dhe kushëriri i Shullazit, Blerim Shullazi, janë shoqëruar në momentin që kanë shkuar në Drejtorinë e Policisë që të interesoheshin për 38­ vjeçarin.

Nga ai moment, ata nuk janë lejuar që të dalin më nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ndërsa pas orës 01:00 të natës iu është komunikuar arresti të treve, në ekzekutim të urdhrit të Prokurorisë. /Panorama

Ju sugjerojmë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
Politikë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

3 Qershor, 2025 7:34 pm
Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite
Bota

Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite

3 Qershor, 2025 7:15 pm
VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë
Bota

VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë

3 Qershor, 2025 6:42 pm
Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
Rajoni

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

3 Qershor, 2025 6:02 pm
Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Rajoni

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

3 Qershor, 2025 5:57 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

3 Qershor, 2025 5:46 pm
Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri
Sport

Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

3 Qershor, 2025 5:36 pm
Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën
Sport

Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën

3 Qershor, 2025 5:28 pm
Para
Nicole Scherzinger i “vjedh” të dashurin J.Lo

Nicole Scherzinger i "vjedh" të dashurin J.Lo

Çani: Orgazmën e parë e kam përjetuar me këtë këngëtare

Çani: Orgazmën e parë e kam përjetuar me këtë këngëtare

Plas në kishën ortodokse/ At Nikolla Marku:Janullatos kërkon derdhje gjaku

Plas në kishën ortodokse/ At Nikolla Marku:Janullatos kërkon derdhje gjaku

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
3 Qershor, 2025

Pedagogia dhe tashmë edhe deputetja e Partisë Socialiste në Parlamentin e ri, Iris Luarasi ka folur lidhur me situatën politike...

Lexo më shumë

Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite

Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite
3 Qershor, 2025

Ministria spanjolle e Mbrojtjes ka urdhëruar pezullimin e një kontrate me një kompani izraelite, me të cilën ajo kishte rënë...

Lexo më shumë

VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë

VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë
3 Qershor, 2025

Ukraina shkatërroi me eksploziv të vendosur nën ujë urën që lidh Rusinë dhe Gadishullin e pushtuar të Krimesë, në sulmin...

Lexo më shumë

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
3 Qershor, 2025

Lidhur me sulmin me armë zjarri të bërë ndaj Shërbimit Informativ të Greqisë, ngjarje e ndodhur më 27 maj 2025,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com