Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ti kuptojmë mesazhet e Ilir Metës

2019/03/20 at 1:13 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi lehtësues për Dajtin, Meta:KLGJ dhe Prokuroria të vihen në lëvizje

Nga Pogradeci, Presidenti Ilir Meta dukej se kishte humbur “qetësinë dhe dashurinë”. Mesazhet e tij për krizën politike ishin të forta, ndërsa tha se ishte gati të sakrifikojë jo vetëm mandatin e Presidentit, por edhe jetën si Salvador Allende që të mos instalohet një juntë ushtarake.


Por le të thjeshtojmë mesazhet që dha sot kreut i shtetit shqiptar.

*Kriza sipas presidentit është e qëllimshme dhe më shumë faj për këtë ka qeveria. Sipas Metës vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar

*Vendimi i opozitës për të djegur mandatet është i papranueshëm dhe i dënueshëm

*Kuvendi sipas Metës aktualisht ka 82 deputetë duke përfshirë 3 deputetët e opozitës që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin. Kështu kreu i shtetit thotë se zëvendësimi i deputetëve është i kontenstueshëm. Madje Presidenti bën ironi teksa thotë se nuk mund të futet në Kuvend çdo individ që ka mbushur 18 vjeç. (Një ditë më parë një kandidate 24-vjeçare nga LSI, pranoi të marrë mandatin e deputetes)
*Presidenti flet për metoda policore, financiare për zgjidhjen e krizës. Sipas tij kjo krizë zgjidhet medialog, në të kundërt paralajmëron pasoja të paparashikueshme.

*Meta thotë se ka ofruar një tryezë dialogu por është refuzuar. Sipas tij kriza mund të zgjidhet brenda Shqipërisë pa përfshirë ndërkombëtarët. “Ne jemi të aftë të zgjedhim pozitë dhe opozitë një kryenegociator të përbashkët dhe Shqipëria ka shumë të tillë, me integritet, me profesionalizëm, me reputacion ndërkombëtar”, thekson presidenti.

Më poshtë janë disa nga deklarata e Presidentit Meta pas vendimit të opozitës 

20 shkurt 2019, Ilir Meta për DW: Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

2 mars 2019, Ilir Meta nga Lezha: Duhet të punojmë për bashkim dhe bashkëpunim, jo vetëm çdo 2 Mars e 28 Nëntor, por çdo ditë, në mënyrë që ta fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave në qershor, bashkë edhe me Maqedoninë e Veriut. I vetmi apel është për bashkëpunim, për bashkim, për reflektim për të parë më larg.

4 mars 2019, Ilir Meta në konferencë me homologun slloven: Jemi në kushtet e një krize politike dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë sistematike kam apeluar për dialog për të evituar këtë situatë. Palët të bëjnë hapa pas për të vendosur rendin demokratik dhe institucional. Kur vihen në radhë të parë interesat kombëtare duhet të na shtyjnë drejt zgjidhjeve të mençura të kësaj situate.

18 mars 2019, Ilir Meta: Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve tanë, të cilët kërkojnë normalitet, por njëkohësisht dhe të vazhdojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti, në këtë rajon ende me sfida të rëndësishme. Kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim. Mendoj se klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari, siç ka ndodhur deri tani, dhe çështjet duhet të zgjidhen me dialog në mënyrë transparente, në mënyrë parimore, larg pazareve dhe keqpërdorimeve, qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari./Opinion.al

Etiketa: ilir Meta


Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
Meghan Markle dhe Priyanka Chopra nuk flasin? Ja e vërteta

Meghan Markle dhe Priyanka Chopra nuk flasin? Ja e vërteta

Basha mesazh për ndërkombëtarët: S’ka stabilitet pa demokraci

Gazi lotsjellës, PD padit ministrin Sandër Lleshaj

KQZ u jep mandatin deputetëve

KQZ u jep mandatin 3 kandidatëve nga listat e LSI
















TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com