Life Style

Si të shmangim dhimbjet e shpinës kur punojmë në kompjuter nga shtëpia


               Publikuar në : 15:48 - 25/03/20 |
el ida

Në kohën kur bota po përballet me koronavirusin COVID-19, shumica e njerëzve kanë nisur të punojnë nga shtëpia.

Më poshtë, disa këshilla nga Eric Robertson,  zëdhënës i Shoqatës Amerikane për Terapi Fizike, se si të qëndroni ulur në mënyrë më të rehatshme duke mos i shkaktuar dëme kurrizit tuaj.

Ndryshoni vazhdimisht pozicionin

Është shumë e rëndësishmë për ju që të ndryshoni pozicionin vazhdimisht, sepse të qëndrosh ulur në një mënyrë gjatë gjithë ditën mund të çojë në dhimbje shpine, qafe e krahësh.

Vendoseni një jastëk nën karrige

Vendosja e një jastëku të hollë në karrige mund ta bëjë karrigen tuaj të zakonshme shumë më të përshtatshme.

Lëvizni laptopin

“Laptopët asnjëherë nuk do të jenë mjaftueshëm ergonomikë, sepse monitori ose është shumë poshtë ose tastiera do të jetë shumë lart”, thotë Robertson.

Idealja do të ishte që pjesa e sipërme e monitorit tuaj të jetë vetëm pak nën nivelin e syve tuaj, në mënyrë që të mos keni nevojë ta sforconi qafën për të lexuar. Nëse punoni në një detyrë që kërkon shumë kohë leximi, vendosni laptopin tuaj mbi ndonjë objekt (si psh mbi ndonjë libër apo kuti këpucësh) në mënyrë që të jetë në nivel me syrin. Pastaj, kur të keni nevojë të shkruani, uleni atë në nivelin që ju mundëson që krahët tuaj të jenë në kënde 90 shkallë.

Bëni pauza

Shumica e njerëzve bëjnë pauza për të ecur kur janë në zyrë, por kur jeni në shtëpi “keni njëfarë tendence për të qenë vetëm të përqendruar”, dhe kështu mund të harroni. Ngrihuni dhe ecni përreth, apo bëni ushtrime të zgjatjes së muskujve në tavolinë./Opinion.al

Pas