E gjithë Evropa është pushtuar nga temperatura të larta mbi vlerat normale të muajit qershor. Në të gjithë vendet e Evropës, e sidomos në Francë, ku janë regjistruar edhe vlerat më të larta rreth 40 gradë Celsius janë marrë masa të menjëhershme për popullatën.
Edhe në vendin tonë këto ditë Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një sërë këshillash për të evituar orët e pikut ku temperaturat janë më të larta si dhe grupet më të prekura:
Disa këshilla për të nxehtin
Temperaturat e larta dhe i nxehti mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës. Grupet të cilat janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë: Të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si: Sëmundjet kardiovaskulare, Diabeti, thyreotoksikoza, Sëmundja, insuficienca pulmonare obstruktive kronike SPOK, Sëmundje e mendore Sëmundjet e veshkave, renale, gurët në veshka, etj.Gratë shtatzëna/ Opinion.al