-Shëndeti

Si të kurojmë në mënyrë natyrale duart e plasaritura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 28/10/15 |
root

Me uljen e temperaturave lëkura jonë thahet, e veçanërisht ajo e duarve. Por ka disa mënyra natyrale për ta parandaluar tharjen dhe palsaritjen e tyre.

Vaji i ullirit është një hidratues shumë i mirë. Hidhni pak vaj ulliri në duar dhe masazhojini lehtë ato.

Kamomili është një tjetër përbërës shumë i mirë për plasartijen e duarave. Zieni pak kamomil, lejeni të ftohet dhe më pas futuni duart për 10-15 minuta në të. Lejini të thahen duart pa i fërkuar ato.

Maska me avokado mund të ishte një zgjidhje. Copëtoni një avokado, më pas shtoni pak gjalpë dhe pak vaj ulliri. Me masën që do të përftohet masazhoni duart dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas thajini duart mirë dhe do ti ndjeni ato shumë të buta.

Vendosni doreza. Dorezat nuk duhet ti ndani nga duart tuaja, kur jeni duke larë enët, pasi detergjentë të ndryshëm ashpërsojnë lëkurën tuaj.

Aplikoni kremin solar. Ekspozimi në diell e thanë lëkurën tuaj. Rrezet e diellit edhe në këtë periudhë janë shumë të rrezikshme, kështu që mos iu ndani kremit solar.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas