InstaBIZ

Si të kesh një lëkurë plot shkëlqim si Charlize Theron


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 12/02/20 |
el ida

Charlize Theron ka një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim, për të cilën padyshim kujdeset shumë.

Duke folur për Harper’s Bazaar, Theron tregoi se sapo zgjohet vendos kremin e diellit dhe balsam për buzët. Ajo shtoi se i jep përparësi kujdesit të lëkurës gjatë natës dhe se nuk e anashkalon hidratuesin.

“Kam mësuar të kujdesem për lëkurën gjatë natës, kështu që në mëngjes mjaftohem me larësin dhe kremin me SPF. Unë përdor serum, krem për sytë dhe një hidratues të mirë,” tha aktorja për Harper’s Bazaar.

Po ashtu aktorja tregoi se bën trajtime të shpeshtanë qendrat estetike, mundohet të ushqehet shëndetshëm me ushqime të papërpunuara me bazë bimore dhe mbi të gjitha ndihet mirë me shenjat e moshës.

“Ka ditë kur me të vërtetë e dua fytyrën time dhe nuk kam asgjë me rrudhat përreth gojës dhe sye. Pastaj ka ditë kur nuk më pëlqejnë. Nuk do të thotë se nuk dua të plakem. Sa më shumë ta kuptojmë se është proces normal, aq më shumë do të heqim presionin.”, tha ajo./Opinion.al

Pas