Aktualitet

Si të dallojmë një xhihadist? Ja këshillat qe vinë nga Franca.


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 24/11/15 |
b.f

Franca i përgjigjet terrorizmit islamik jo vetëm duke bombarduar Sirinë por edhe duke zhvilluar një luftë në internet..

Dihet që Shteti Islamik përdor gjerësisht internetin për propagandën e vet dhe Franca po përpiqet ta luftojë dhe aty.

Qeveria franceze ka hapur një sajt të quajtur “stop-djihadisme.gouv.fr” ku jep këshilla për të luftuar terrorstët por edhe për të dalluar se nëse një person që shihni në rrugë mund të jetë një xhihadist.

Sipas ekspertëve francezë sinjalet për të njohur një xhihadist janë këto:

Subjekti distancohet nga miqtë e vjetër duke i konsideruar si “jo të pastër”
Largohet nga anëtarët e familjes ose mban një farë distance nga ta
Ndalon së konsumuari ushqime të caktuara duke ndryshuar në mënyrë drastike zakonet
Lë shkollën me arsyetimin se shkollimi është pjesë e “komplotit”
Nuk dëgjon më muzikë pasi e “largon nga objektivat e rëndësishme”
Nuk shikon më Tv dhe nuk shkon në kinema pasi nuk dëshiron të shohë “pamje të ndaluara”
Nuk praktikon më sport pasi janë aktivitete të përzjera “meshkuj dhe femra bashk”
Ndryshon mënyrën e të veshurin në mënyrë drastike. Femrat kanë tendencë të mbulohen
Kalon shumë kohë në rrjetet sociale dhe faqet me përmbajtje ekstremiste

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas