Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ta trajtoni kolegun apo punonjësin tuaj agjërues gjatë Ramazanit?

2018/06/07 at 9:52 PM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Si ta trajtoni kolegun apo punonjësin tuaj agjërues gjatë Ramazanit?

Nga Vehap Kola


Në Shqipëri, Ramazani rrallëherë përkon me një sezon pushimesh verore apo dimërore, kur edhe punonjësit mund të marrin lejen e tyre vjetore. Për këtë arsye, ndonëse në një periudhë mundimi fizik nga uria dhe etja, pjesa më e madhe e myslimanëve që agjërojnë gjatë këtij muaji do të vazhdojnë të punojnë. Por, a duhet të tregohet ndonjë kujdes i veҫantë ndaj tyre? Një pjesë e mirë e besimtarëve mund të mos e pranojnë ndikimin që shkakton abstenimi nga ushqimi dhe lëngjet për pothuaj 18 orë, të trembur se mund të shqetësojnë kolegët apo punëdhënësit e tyre. Megjithatë, sipërmarrësit/menaxherët dhe kolegët duhet të jenë të vetëdijshëm se ruajtja e ritmeve të njëjta të punës gjatë këtij sezoni kundër-ego është një përjashtim i rrallë.

Ja disa gjëra që duhet të dini rreth agjërimit, që mund t’ju ndihmojnë të zhvilloni sjellje mbështetëse dhe lehtësuese për vartësit dhe kolegët tuaj agjërues:

Qëllimi themelor i Ramazanit është të kultivojë rezistencën ndaj mëkatit përmes dobësimit të veprimit të gjymtyrëve. Uria dhe etja, dhe jo ndonjë reaksion mistik, janë, pra, mënyrat për ta arritur këtë qëllim.

Dita e agjërimit ka dy vakte ngrënieje, i pari rreth 90 minuta përpara lindjes së diellit, që quhet syfyr dhe i dyti në perëndim të diellit, që quhet iftar. Ndërmjet këtyre dy orareve, dita e agjërimit – e cila zgjat rreth 18 orë gjatë këtij Ramazani – nuk lejon konsumimin e asnjë sasie ushqimesh apo pijeje.

Për shkak të ndryshimit të regjimit ushqimor, një pjesë e mirë e besimtarëve priren të ndryshojnë edhe sjelljen ndaj gjumit sepse organizmi mundohet të gjejë një balancë të re ndërmjet vlerave ushqimore dhe rikuperimit përmes gjumit.

Si të gjithë njerëzit e uritur dhe të etur, pjesa më e madhe e myslimanëve që agjërojnë kanë natyrshëm një tendencë për të reduktuar aktivitetet e tyre fizike gjatë ditës për të konservuar energjinë dhe për pasojë mund të duken pa humor. Pra, nëse vëreni se kolëgët apo vartësit tuaj myslimanë janë duke folur më pak se zakonisht, kjo nuk vjen nga ndonjë krisje në marrëdhëniet mes jush. Me shumë gjasë ata janë të lodhur (dhe ne mungesë të theksuar kafeine, pasi nuk kanë pirë kafenë e përditshme).

Mëngjesi është përgjithësisht momenti më i mirë i produktivitetit. Ndonëse nuk kanë ngrënë apo pirë kafe prej disa orësh, është e logjikshme që në fillim të ditës agjëruesit do të kenë më shumë energji për të punuar se sa në drekë apo pasdite.

Aroma e thellë e gojës është një fakt i pashmangshëm i orëve të gjata të agjërimit. Ju mund ta keni provuar nëse jeni zgjuar ndonjëherë me aromë të keqe të gojës në mëngjes. Larja e dhëmbëve është e lejuar gjatë agjërimit, por aroma e pastës nuk zgjat përgjithmonë, prandaj aroma e gojës është një gjë e pritshme për agjëruesit. Kjo është edhe një ndër arsyet përse myslimanët pëlqejnë të flasin më pak dhe të mbajnë një distancë më të madhe nga njerëzit gjatë orëve të agjërimit.

Si duhet të veproni?

Përtej kortezisë së urimit “Agjërim të lehtë!” nuk është e nevojshme të përshtasni sjelljen tuaj nga frika se mos i ‘ofendoni’. Një pyetje që besimtarët ndeshin vazhdimisht në punë gjatë Ramazanit është: “A përbën shkelje nëse ha përpara jush?” dhe zakonisht përgjigja është: “Absolutisht jo! Nuk më prish punë.” dhe kështu besoj përgjigjet ҫdo mysliman që e lexon këtë artikull. Ramazani nuk synon që njerëzit të ndjejnë mëshirë për ne, apo që ne të marrim trajtim special. Ai ka si qëllim të na prishë rehatinë dhe të na bëjë më të përulur dita-ditës.

Pra, nëse ju jeni një jo-mysliman që dëshironi t’i bëni kolegët/punonjësit tuaj myslimanë të ndjehen më mirë, më poshtë gjendet një listë e gjërave që besoj se do t’ju ndihmojnë:

Nëse jeni menaxher dhe keni një mysliman në ekip shqyrtoni mundësinë për t’i dhënë një dorë në kryerjen e detyrave apo për t’i reduktuar ngarkesën e punës. Duhet patur parasysh se kjo mund të jetë e dëmshme nëse bëhet fjalë për një mysliman të apasionuar pas punës. Në këtë rast, puna është e mirë sepse ia largon mendjen nga uria. Kështu që nuk do të ketë nevojë t’i reduktoni ngarkesën e punës.

Mos u ngarkoni detyra të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të lartë ndaj hollësive. Kjo është për të mirën tuaj, sepse të jesh i uritur dhe i lodhur zakonisht shkakton përqëndrim të varfëruar dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë e punës së prodhuar. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë është e këshillueshme që një anëtar i ekipit se ju vetë të rishkoni punën me qëllim që të garantoni cilësinë e saj. Nëse jeni të vetëdijshëm se kjo do t’i lëndonte ndjenjat e tyre, mundohuni ta bëni në një mënyrë miqësore. Mos harroni se, në fund të fundit, prioriteti kryesor i ҫdo biznesi të suksesshëm është të prodhojë produkte/shërbime të cilësishme.

Nëse aktiviteti juaj ekonomik përfshin veprimtari fizike si ecja, qëndrimi në këmbë gjatë gjithë ditës, mbajtja e peshave, ecja në diell, shqyrtoni shkurtimin e orëve të punës për punonjësit myslimanë. Plus që, në rrafshin biologjik, atë mund të mos i përballojnë kërkesat fizike të punës. Mos harroni se ata nuk mund të hanë as të pinë për të rimarrë energjitë.

Nëse jeni thjesht koleg, përgatituni që kolegu juaj mysliman të jetë i qetë dhe i lodhur gjatë gjithë ditës. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i përfshini ata! Trajtojini njësoj siҫ do t’i trajtonit ditëve të tjera. Mund të kërkoni sërisht mendimin e tyre rreth ҫdo gjëje të lidhur me punën ose jo.

Nëse ekipi juaj do të dalë për drekë sot, prapëseprapë mund t’ua paraqisni ftesën edhe atyre, por jini mirëkuptues të faktit që ata janë duke agjëruar dhe njihjuni të drejtën për të mos ardhur … ose për të ardhur; ndoshta atë ditë mund të mos jenë agjërueshëm atë ditë.

Nëse doni të ftoni ndonjërin prej tyre për të dalë, ose po organizoni një event shoqëror që nuk lidhet me punën, sigurohuni që ta planifikoni pas perëndimit të diellit dhe që të ketë edhe ushqim. Por edhe në këtë rast, mbajini të kursyera pritshmëritë, sepse ata mund të kenë angazhime familjare në shtëpi ose të jenë ftuar për iftar diku tjetër atë natë.

Kjo këshillë lidhet me aromën e gojës që përmendet më lart, por nëse ju ndodh të bieni në kontakt me të gjatë ndërveprimit me kolegët agjërues mundohuni të mos i lëndoni duke ua vënë në dukje apo duke i përmendur në mënyrë kritike në mungesë të tyre. Për ta shmangur plotësisht atë aromë, mundohuni të mos uleni shumë afër tyre apo të flisni sy më sy nga një distancë e zakonshme.

Një pjesë e mirë e myslimanëve shqiptarë që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit ndjehen të privilegjuar që punojnë në mjedise të mrekullueshme pune me kolegë dhe menaxherë fantastikë, ҫka ua lehtëson agjërimin. Në një vend si Shqipëria ku gjatë Ramazanit nuk ka ndonjë hapësirë ligjore për orë të shkurtuara pune, apo punë nga shtëpia, mirëkuptimi dhe ndihma e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve është shumë e rëndësishme edhe për shkallën e përmbushjes së vetë ritit të agjërimit./opinion.al

Etiketa: muaji i ramazanitvehap kola


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video e tmerrshme/ Qeni rottweiler lëviz i lirë dhe pa mbrojtëse në pakun e lodrave mes fëmijëve

Video e tmerrshme/ Qeni rottweiler lëviz i lirë dhe pa mbrojtëse në pakun e lodrave mes fëmijëve

Pse Kupën e Botës në Rusi duhet ta festojmë?

Pse Kupën e Botës në Rusi duhet ta festojmë?

Tragjike në Vlorë/ Maturantja humb ndjenjat në klasë, ndërron jetë rrugës për në spital

Krim pasioni në Don Bosko, një i ri vret të dashurën më pas veten
















TE FUNDIT

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
12 Maj, 2025

Qarku i Tiranës është qarku që prodhon më shumë mandate në Republikën e Shqipërisë, me plot 37 të tilla. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com