Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ta lexojmë betimin para noterit të Arta Vorpsit

2019/11/14 at 5:58 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Si ta lexojmë betimin para noterit të Arta Vorpsit

Nga Aldo Baxhaku


Betimi për devotshmëri ndaj mbrojtjes së Kushtetutës, i noterizuar dhe i dërguar me postë Presidentit të Republikës nga Arta Vorpsi është një ngjarje që në pamje të parë duket e çuditshme, pa vlerë dhe deri dikur shpërfillëse ndaj figurës së kreut të shtetit. Por vështirë të ta rroki logjika që personi i renditur në vend të parë në listën e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pra një nga njohëset me të mira të Kushtetutës dhe jurisprudencës shqiptare të bëjë një veprim juridik nul, që ndikon drejtpërdrejt të ardhmen e saj.

Për sa kohë që nuk mund të vërtetojmë se ajo është urdhëruar për t’u “betuar përpara një noteri” atëherë duhet të ndjekim logjikën se zonja Vorpsi e ka ndërmarrë vetë këtë veprim, e sigurt se është brenda kuadrit ligjor për tu shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se janë të rrallë ata që mund të konkurojnë kompetencën e saj në interpretimin e Kushtetutës megjithatë konteksti aktual politiko-shoqëror dhe ngutja për të bërë betimin tregon se sjellja e saj mund të jetë motivuar nga dy shkaqe.

Së pari, Arta Vorpsi e zbaton verbërisht ligjin. Në rastin konkret do të thotë se meqenëse Presidenti nuk u shpreh për një vakancë kushtetuese brenda 30 ditëve atëherë emërohet automatikisht kandidati i parë në listë. Kjo dispozitë parashikohet në ligj se ka fuqinë e një dekreti presidencial. Deri këtu zonja Vorpsi padyshim që është anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Por ka një problem, e gjithë logjika juridike e mësipërme bazohet në supozimin se Presidenti kishte detyrë të shprehej për vakancën kushtetuese. Nëse kjo bie atëherë emërimi i saj automatikisht është nul por për sa kohë që nuk është vënë në diskutim atëherë është i vlefshëm.

Së dyti, Arta Vorpsi është shumë ambicioze për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo e di shumë mirë se përderisa nuk ka asnjë autoritet gjyqsor që të shqyrtojë vendimin e KED-së, për ti cuar dy lista Presidentit dhe ta detyrojë që të shprehet njëkkohësisht për të dyja, këto vendime do të mbeten të ligjshme. Në njëfarë mënyre ajo përfiton nga vakumi institucional dhe paligjshmëria e veprimeve të KED për të qenë korrekt juridikisht. Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ajo do të jetë pjesë e trupës që do të shqyrtojë këto veprime dhe normalisht që do t’i gjykojë ato si kushtetuese për të ruajtur postin.

Njëri nga këto shkaqe ose të dy bashkë janë mbrapa “betimit para noterit”. Nuk mund të ketë shkak të tretë të frymëzuar nga profesionalizmi pasi në rradhë të parë kjo do të bënte që Arta Vorpsi të vinte si fillim në dyshim veprimet e KED. Gjykata Kushtetuese e interpreton ligjin në mënyrë të përgjithshme. Dispozitat kushtetuese në vetëvete janë të gjera për arsye se ato nuk përcaktojnë teknikalitete por një frymë të caktuar mendimi. Kur kjo frymë vihet në diksutim, sic është bërë shumë shpesh së fundmi, zonja Vorpsi duhet të ishte e para që duhet të reagonte, duke bërë një hap pas për të kërkuar sqarimin e cdo dyshimi. Ne nuk duam asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese që zbaton verbërisht ligjin. Me ligj është bërë Holokausti dhe po ashtu lufta e klasave por kanë qenë ligje kundër frymës së lirisë, demokracisë dhe humanizmit. Ne po ashtu nuk duam asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuse tepër ambcioz për postin sepse kjo do të ndikonte në paanshmërinë e tij.

Arta Vorpsi nuk është e keqe dhe nuk mund të jetë e keqe. Pozicioni për të cilin ajo kandidon e vendos atë në majën e mbrojtësve të vlerave të shoqërisë. Kjo i ngarkon asaj përgjegjësinë për të dhënë sqarime edhe për veprime që nuk janë të sajat por që nga të cilat ajo mund të përfitojë tërthorazi. Le të shpjegojë ajo ligjshmërinë e veprimeve të KED, që i jep asaj automatikisht mandatin. Nëqoftëse e kanë urdhëruar kjo është cështje tjetër, por siç e thashë edhe më lartë për sa kohë nuk e vërtetojmë dot përgjegjësia mbetet mbi shkaqet e brendshme të zonjës Vorpsi./Opinion.al

Etiketa: Aldo Baxhakuarta vorpsibetimi i qeverise


Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
Komisioni Europian reagon për 30 qershorin

BE, thirrje për zgjidhjen e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese

Video/ Dhunë në Çeki, sulmohen tifozët kosovarë

Video/ Dhunë në Çeki, sulmohen tifozët kosovarë

Shqipëri-Andorra, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Andorra, publikohen formacionet zyrtare
















TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com