Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ta kuptoni që jeni lidhur me një abuzues

2020/06/06 at 8:24 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Partnerja nuk ju beson? Po ju listojmë disa nga arsyet kryesore

Sad Couple Sitting On Couch After Having Quarrel

Koncepti i abuzimit seksual shpesh kufizohet vetëm në abuzimet e kryera nga të panjohur në ambiente të huaja, por shumë prej nesh ndoshta abuzohen çdo ditë nga partneri/ja dhe nuk e dinë.


Por si ta kuptoni nëse keni të bëni me një abuzues para se të jetë vonë? “The Independent” shkruan se ata:

Janë më shumë se ç’duhet romantikë por kjo ndodh vetëm në fillim

Që në fillim romanca është në kulm. Kjo përfshin gjeste të mëdha, dhurata dhe shfaqja e një përkushtimi të tepruar ndaj jush. Kjo nuk është aspak romantike. Por, lidhet me idenë e sëmurë për t’ju zotëruar. Ju jeni çmimi që ai kërkon të arrijë për të kënaqur egon e vet.

Meshkujt abuzivë priren drejt angazhimeve serioze që në fillim, duke ju thënë “Të dua”, ju kërkojnë të jetoni bashkë, të bëni fëmijë etj. E gjithë kjo mbaron pas muajit të mjaltit. Vëmendja e tyre ndja jush bie. Bëhen posesivë në një moment, të distancuar në një tjetër. Ai kërkon ta bëjë partneren të varur prej tij.

Duan shpjegim të plotë mbi personat që ju takoni

Një pjesë e kësaj shpjegohet si xhelozi. Bëhen posesivë dhe kërkues. Ata duan të dinë çdo detaj rreth jush. Kjo nënkupton telefonata dhe mesazhe të shpeshta. T’i kërkoni leje para se të takoni dikë. Sipas tyre kjo bëhet për të mirën tuaj, sepse “ata duan t’ju mbrojnë nga bota e egër”.

Nuk pëlqejnë miqtë tuaj

Një tjetër shenjë se ai është abuziv vihet në pah kur fillon të kritikojë rrethin tuaj shoqëror. Krijohet një diskutim “ata ose mua”. Pak nga pak fillon t’ju largojë nga të gjithë, derisa të bëhet personi i vetëm me të cilin mund të dilni dhe të bisedoni.

Nuk ju lejojnë të keni privatësi

Sidomos në rrjetet sociale do të jeni gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e tij. Historia e veprimeve tuaja dhe mesazhet që shkëmbeni do të bëhen targeti i tij kryesor. Ai do ju kërkojë kodin dhe detaje të tjera të adresave tuaja. Kjo sipas tyre është një provë “besimi”. Por, edhe këtë herë, kjo bëhet vetëm për t’ju kontrolluar.

Ju quajnë egoiste

Përveçse kontrollojnë shoqërinë tuaj, ata fillojnë të kontrollojnë edhe mënyrën se si ju i shpenzoni paratë. Kjo nuk do të thotë se i duan paratë për vete. Kjo ka të bëjë me vetëbesimin tuaj. Ata do ju kritikojnë se ju i keni shpenzuar paratë për dikë tjetër, përveç atij. Pra, duan t’ju ulin besimin për veten.

Janë gjithmonë viktima

Ata kurrë nuk e pranojnë se e kanë gabim dhe asnjëherë nuk janë përgjegjës për gjërat e këqija që u ndodhin. Madje edhe për sjelljen e tyre abuzive jua vënë fajin juve. Justifikimet e tipit “E bëj sepse të dua shumë” janë të zakonshme./Opinion.al

Etiketa: abuzimlidhjeprivatesi


Ju sugjerojmë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Rubio: SHBA po punon për të siguruar paqen, Gaza do demilitarizohet

24 Tetor, 2025 4:38 pm
OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara
Bota

OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara

24 Tetor, 2025 3:54 pm
Para
Pasi u shfuqizua reciprociteti, SHBA kërkon nisjen e dialogut Kosovë-Serbi

Pasi u shfuqizua reciprociteti, SHBA kërkon nisjen e dialogut Kosovë-Serbi

I burgosuri vrau veten, kërkohet hetim për gjyqtarët dhe prokuroren

U arrestua për përdhunim, lirohet shefi i policisë së Fushë-Arrëzit

Ndryshimet ligjore për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh nesër Kryesinë

Ndryshimet ligjore për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh nesër Kryesinë
















TE FUNDIT

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
24 Tetor, 2025

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve...

Lexo më shumë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
24 Tetor, 2025

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Dosja penale ndaj kryebashkiakut socialist është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com