Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si shkojnë armët e perëndimit në Ukrainë?

2022/03/04 at 10:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si shkojnë armët e perëndimit në Ukrainë?

BE financon furnizimin me armë të Ukrainës, duke hedhur një hap të pashembullt. Por si dhe sa shpejt mbërrijnë armët në destinacion?


Bashkimi Europian i ka hapur rrugën dhënies së 450 milionë eurove ndihma direkte ushtarake për Ukrainën, për sistemin e mbrojtjes ajrore, për bazukat si dhe për municionet dhe armatime të tjera ushtarake. 50 milionë euro të tjera janë parashikuar të jepen për karburantet dhe armatimet mbrojtëse.

Në fakt paktet e BE nuk lejojnë që buxheti i unionit të përdoret për qëllime ushtarake. Por për të ndihmuar Ukrainën, BE-ja ka aktivizuar të ashtuquajturën “Mjete paqësore europiane”. Ky është një fond special i krijuar një vit më parë nga Këshilli i BE për vitet nga 2021 deri 2027. Tek ky fond mund të futen deri 5 miliardë euro për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe për mbrojtjen nga konfliktet.

Jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe Gjermania ka bërë ndryshime në politikën e mbrojtjes. Qeveria gjermane shfuqizoi ndalimin e dërgimit të armëve në zonat e luftës. Ushtria ukrainase do të marrë nga rezervat gjermane mes të tjerave 1000 bazuka dhe 500 raketa tokë-ajër të klasës Stinger. Edhe SHBA ka shtuar ndihmat ushtarake duke dhënë armë me vlerë prej 350 milionë dollarë (313 milionë euro mes të tjerave për raketa tankesh të tipit Javelin, raketa kundërajrore të tipit Stinger, armë të vogla dhe municione. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën ka arritur kështu në 12 muajt e fundit në gjithsej një miliardë dollarë, kurse që nga viti 2014 në më shumë se 2,5 miliardë dollarë.

Sfida logjistike

Për forcat e armatosura ukrainase furnizimi me armë është ndihmë e  rëndësishme në luftën kundër pushtuesve rus. Megjithatë kanë dalë probleme logjistike. Deri tani ndihmat ushtarake të Perëndimit janë furnizuar sipas llojit të armës me rrugë tokësore ose ajrore. Por hapësira ajrore e Ukrainës kontrollohet ndërkohë nga avionët luftarakë rus. Ata mund të “bllokojnë furnizimet me sulme ajrore dhe sulme me raketa,” i shkruan Deutsche Welles, Gustav Gressel, studiuesi austriak i shkencave politike, ekspert për Europën lindore dhe politikën e mbrojtjes në Institutin “European Council on Foreign Relations” të Berlinit. “Nëse i dinë rrugët e furnizimit, ata mund t`i vëzhgojnë ato dhe mund të kërkojnë mjetet specifike të transportit”, shkruan Gressel.

Pas refuzimit nga Hungaria të transportimit të armëve për Ukrainën nëpërmjet territori ttë saj, fokusi drejtohet tek Polonia. Polonia ka një kufi 535 kilometrash të gjatë me Ukrainën. Sidomos ushtria e SHBA ka kohë që dërgon trupa dhe armatime ushtarake në partnerin e NATO-s, Poloninë.

Roli kyç i Polonisë

“I gjithë armatimi është duke u mbledhur këto momente në kufirin polak”, thotë për Deutsche Wellen, Ed Arnold, ekspert për sigurinë europiane në Institutin e Londrës “Royal United Services”. “Edhe sikur ta zëmë për shembull se Sllovakia do ta donte një gjë të tillë [furnizimin e armëve nëpërmjet territorit të saj – Shënim i redaktorit.] rruga do të ishte e vështirë për shkak të gjendjes gjeografike të vargmaleve që shtrihen nga Sllovakia në Rumani. Kështu që mbeten dy rrugë të tjera: Njëra ndodhet afër kufirit bjellorus, tjetra diçka më në jug”.

Marc Finaud, drejtor i sektorit për tregtinë e armëve në Fondacionin “Qendra për politikën e sigurisë” në Gjenevë, paralajmëron për rreziqet që ekzistojnë nga furnizimet e armëve, të cilat mund të ndryshojnë shumë shpejt dinamikën e luftës. “Nëse këto karvanë ose transporte bllokohen dhe nëse vendet perëndimore sulmohen, atëherë tensionet mund të rriten qoftë në territoret e NATO-s qoftë matanë kufirit me Ukrainën dhe gjendja mund të përshkallëzohet”, thotë Finaud për Deutsche Wellen.

Rusia nuk guxon ende “të verë në shënjestër furnizimet perëndimore”, duke e penguar një përshkallëzim të tillë, mendon Ed Arnold. Megjithatë ai është i befasuar që forcat e armatosura ruse nuk i kanë prerë këto dy rrugë të mundshme furnizimi: “Ata kanë mundësinë që të futen nga jugperëndimi i Bjellorusisë dhe të shkojnë të bllokojnë të gjitha armatimet që vijnë aty”.

Koha nuk pret

Për ushtrinë ukrainase që lufton përreth Kievit dhe qytetit tjetër të madh Charkiw, koha nuk pret për marrjen e armëve të nevojshme. Furnizimi me armë është sidomos problematik për “forcat e armatosura ukrainase që ndodhen në frontin lindor, të cilat mund të shkëputen nga pjesa tjetër nëse nuk përparojnë shpejt dhe kalojnë në pjesën perëndimore të lumit Dnjepr. Ata kanë nevojë për furnizime të reja, sepse zhvillojnë luftimet më të ashpra. Dhe trupat e Brigadës 95 ajrore janë trupat më të mira të ushtrisë ukrainase.”

A ka mundësi tjetër për të sjellë sistemet perëndimore të armëve në linjën e frontit në Ukrainë? “Luftëtarët ukrainas ose luftëtarët e huaj mund t`i marrin armët në Poloni dhe t`i sjellin duke i kaluar nëpër kufi,” përgjigjet Arnold. “Por kjo gjë nuk është e mundshme në sasi të madhe.”

Aktualisht i madh është rreziku që forcave të armatosura ukrainase t`u mbarojë municioni. “Municioni për armët e rënda ukrainase mjafton mbase edhe për pesë ditë. Pastaj ata mund të mbështeten tek armët që iu merren rusëve. Por edhe me to nuk mund të zgjasë shumë.”/DW

 

 



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Zyrtari i Mariupolit-NATO-s: Dërgoni trupa, Putini s’ndalet, do vrasë civilë

Zyrtari i Mariupolit-NATO-s: Dërgoni trupa, Putini s'ndalet, do vrasë civilë

Tre atentate kundër Zelensky brenda një jave,si ka shpëtuar Presidenti i Ukrainës

Tre atentate kundër Zelensky brenda një jave,si ka shpëtuar Presidenti i Ukrainës

Video/ Momenti kur shpërthen zjarri në centralin më të madh bërthamor në Europë

NATO takim urgjent, Stoltenberg: Bombardimi i centralit bërthamor tregon...
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com