Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si rrallë herë Alketa Vejsiu në një rrëfim për jetën/ Njohja me bashkëshortin në moshën 19 vjeçare, fëmijët …

2017/05/22 at 5:59 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Si rrallë herë Alketa Vejsiu në një rrëfim për jetën/ Njohja me bashkëshortin në moshën 19 vjeçare, fëmijët …

Alketa Vejsiu është rregullisht prej vitesh në ekran, në vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, duke na treguar në çdo kohë profesionalizëm shoqëruar me shumë pozitivitet. Vitet e fundit përmes rrjeteve sociale, në foto e video të shumta Alketën e shohim edhe në pozicionin e një drejtueseje biznesi të suksesshme. Por pasi futet në shtëpi, heq takat dhe lëshon çantën, për Alketën dimë shumë pak. Besojmë e keni lexuar shpesh cilësimin për të, si një ndër personazhet më të rezevuar shqiptarë, sa i takon jetës jashtë punës. Ama jo gjithmonë! Alketa Vejsiu ka pranuar të ulet përballë Floriana Garos për t’iu përgjigjur shumë pyetjeve, edhe aty private. Për ata që nuk e kanë ndjekur rrëmin e saj në “Jo vetëm modë”, ne kemi shkëputur ca copëza ku prezantuejsa e “Klan” tregon për njerëzit e zemrës.


Sipas Alketës, dashuria për familjen qëndron mbi të gjitha të tjerat, sado i apasionuar të jesh. Ajo shfaq një nënë të përkushtuar e në disa aspekte, si për shembull në raportin e fëmijëve me teknologjinë, edhe pak të rreptë. “Televizioni është dashuria ime e madhe profesionale, por nuk ka asnjë të krahasuar me dashurinë e familjes, me atë që unë jetoj çdo ditë. Familja është ekuilibri më i madh në jetën e çdo njeriu. Ne gjithmonë e më tepër i japim hapësirë njëri-tjetrit për të qenë të katërt bashkë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi suksesi në televizion apo në biznes, në qoftë se fëmijët e mi nuk janë në rregull. Në përgjithësi familja ime më sheh nga ekrani. I marrin shpesh në analizë daljet e mia publike dhe më thonë gjërat e mira e gjërat që mund të bëhen më mirë. Vajzën e kam konsulente shumë të mirë sidomos. Do doja shumë që fëmijët e mi të bëhen dy njerëz të mirë, të sjellshëm dhe me këmbë në tokë. Pjesa humane është ajo që më shqetëson më tepër, aty ku fokusohet edukimi im. Pika numër dy është tekologjia. Mundohem t’i heq sa më shumë kohë të shpërdoruar me teknologjinë”.

Dashurinë e jetës e ka njohur në moshë shumë të re. Me vitet kjo dashuri është rritur dhe sipas saj është bërë edhe më e bukur, falë fëmijëve. “Fati më njohu me partnerin tim në moshë shumë të re. Isha vetëm 19 vjeçe e gjysmë kur e takova, dhe ishte dashuria e jetës sime. Marrëdhënia jonë është bërë më e bukur, më e fortë dhe më interesante tani që fëmijët janë një motiv shumë i madh oër të bërë projekte të bukura, për të jetuar momente të lumtura. Orët e ditës dalin për t’i bërë të gjitha, edhe për të bërë sportin, edhe për të gatuar, edhe për të shtruar darka me miqtë edhe për të udhëtuar… Të gjitha mund t’i bësh. Është vetëm çështje sistemimi dhe prioritetesh.”

Me pozitivitetin që e karakterizon, me shumë përkushtim e me dashurinë përpara, Alketa ka bërë të mundur që familjen e saj ta mbajë gjithnjë të bashkuar, ndonëse prindërit i ka të ndarë. “Rastësisë ia kam rrëmbyer shumë oportunitete që më ka dhënë. Kam qenë me fat por edhe kam ditur t’i zgjedh gjërat. Sot nëna dhe babai im kanë një raport civil absolutisht të shkëlqyer. Takohen për fëmijët e mi. Sa herë ka festa familjare ata janë bashkë. Është një bashkëjetesë shumë e shëndetshme dhe normale, sikur ata të ishin bashkë. Edhe unë gjatë gjithë jetës jam përpjekur ta mbaj të bashkuar familjen edhe pse ata  fizikisht kanë qenë larg njëri-tjetrit.” / revistawho.com

 

Etiketa: alketa vejsiujetajo vetem moderrefimi


Ju sugjerojmë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Para
Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që pushton majat e Himalajeve

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që pushton majat e Himalajeve

Psikologia: Më mirë jeni beqarë, lumturia martesore është vetëm mit

Studimi i ri/ Me kë keni më shumë gjasa të martoheni bazuar në profesionin tuaj

Video tronditëse/ Luani i detit tërheq vajzën e vogël …

Video tronditëse/ Luani i detit tërheq vajzën e vogël ...
















TE FUNDIT

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
7 Nëntor, 2025

Në vijim të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, Policia...

Lexo më shumë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
7 Nëntor, 2025

Në Kakavijë Policia Kufitare ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive kriminale, ndërsa janë evidentuar 2 raste të paligjshmërive në...

Lexo më shumë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
7 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona...

Lexo më shumë

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
7 Nëntor, 2025

Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com