Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ra në grackën e FBI terroristi shqiptar i ISIS: Sajmir Alimehmeti pranon fajësinë në gjykatë

2018/02/22 at 6:27 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si ra në grackën e FBI terroristi shqiptar i ISIS: Sajmir Alimehmeti pranon fajësinë në gjykatë

Sajmir Alimehmeti, 24 vjeçari shqiptar që jetonte në SHBA ka pranuar sot në gjykatë se ishte pjesë e ISIS dhe se rektrutonte persona për ti bashkuar organizatës terroriste. Për arrestimin e tij, ka bashkëpunuar edhe Policia Shqiptare e cila sot është falenderuar publikisht nga Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Geoffrey S.Berman dhe Zv/Ndihmësprokurori i Përgjithshëm për Sigurinë kombëtare Edëard C.O’Callaghan.

Sajmir Alimehmeti, i njohur edhe si “Abdul Qaëii”, u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS), si dhe për falsifikimin e pasaportës me qëllim lehtësimin e një veprimi terrorizmi ndërkombëtar, thuhet në njoftim.

Prokurori i SHBA -së për Manhatanin citon se “siç e pranoi në gjyq sot, Sajmir Alimehmeti bëri tentativa për të udhëtuar jashtë vendit për të mbështetur fushatën e terrorit të ISIS-it. Ai bleu gjithashtu armë luftarake dhe ndihmoi një person tjetër që të gjente dokumente udhëtimi, pajisje dhe teknologji koduese (enkriptimi) për të luftuar me ISIS-in në Siri.” Alimehmeti, 24 vjeç, banues në Nju Jork, rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg.

Si u zbulua Sajmir Alimehmeti

Në Tetor të vitit 2014, Sajmir Alimehmeti tentoi të hynte në Britaninë e Madhe, por iu ndalua hyrja nga autoritetet britanike pasi i gjetën veshje ushtarake dhe kamzhikë në valixhe. Dy muaj më vonë, në Dhjetor 2014 ai tentoi sërish të shkonte në Britani por iu refuzua sërish hyrja. Kësaj radhe, autoritetet angleze zbuluan fotografi të flamurit të ISIS në telefonin e tij. Pas ekzaminimeve të hollësishme të kompjuterit dhe celularit të Alimehmetit, u zbuluan materiale të shumta që tregonin mbështetjen e tij për ISIS, si dhe u gjet një fotografi e tij me flamurin e Shtetit Islamik në sfond. Përgjimet e autoriteteve mësuan se Sajmir Alimehmeti kishte komunikuar me një person i cili po tentonte të shkonte në Siri, duke i ofruar ndihmë për t’i lehtësuar udhëtimin.


Pasi u kthye sërish në SHBA, Alimehmeti vazhdoi të mbështeste ISIS dhe në banesën e tij në Bronx kishte vendosur një flamur të organizatës terroriste. Aktiviteti i tij i dyshimtë në Amerikë monitorohej vazhdimisht nga agjentë të fshehtë, të cilët mbanin të regjistruara çdo takim të Alimehmetit. Përgjimet e kompjuterit dhe celularit të shqiptarit, zbuluan se ai po interesohej të radikalizonte persona të tjerë që jetojnë në zonën e Bronxit në SHBA. Ai madje kishte blerë pajisje të shumta ushtarake, të tilla si maska, pranga, sharrë me zinxhir, çantë ushtarake etj. Të gjithë këto sende i kishte fshehur në apartamentin e tij në Bronx, të Shteteve të Bashkuara.

Në Tetor 2015 ai bëri kërkesë për një pasaportë të SHBA, me pretendim se pasaporta i kishte humbur. Por më vonë Alimehmeti ndryshoi pretendim duke thënë se nuk i kishte humbur pasaporta, por refuzimi që kishte marrë më parë do e penalizonte për udhëtimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa më vonë ai i tha një agjenti të infiltruar të FBI-së se ishte duke kërkuar për pasaportë të re, pa pullat e refuzimit, për të lehtësuar udhëtimin e tij jashtë shtetit për t’u bashkuar dhe luftuar për ISIS. Në maj të vitit 2016, Alimehmeti u përpoq të ndihmonte një person i cili me sa duket po udhëtonte nga Nju Jorku në Siri për të trajnuar dhe luftuar me ISIS-in, por që ishte në fakt agjent i infiltruar. Më 17 Maj 2016, Alimehmeti u takua me agjentin në Manhatan. Ata ranë dakord me njëri-tjetrin përpara nisjes së udhëtimit dhe Alimehmeti e ndihmoi atë për të bërë furnizimet e nevojshme në mënyrë që ti përdorte gjatë udhëtimit si dhe luftimeve me ISIS. Ai mori, celular, një busull, elektrike dore, por ndër të tjera Alimehmeti i tha disa këshilla agjentit. Kodet që ai duhet të përdorte gjatë komunikimi, duke përfshirë dhe ato që ai po përdorte aktualisht me përkrahësit e tjerë të ISIS, që sipas Alimehmeti quheshin “vëllezërit”.

Ai gjithashtu i shkarkoi tri aplikacione të koduara në celularin e ri të blerë nga agjenti. Më tej, Alimehmeti e ndihmoi agjentin e fshehtë në udhëtimin nga Manhattan në një hotel në Queens, kështu që ai mund të takohej me një person, i cili po përgatiste dokumente e udhëtimi që agjentit i infiltruar do të përdorte për të udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me ISIS. Alimehmeti i dha agjentit një copë letre me emrin dhe informacionin e kontaktit. Alimeheti i shpjegoi se dhe ai gjithashtu donte të udhëtonte në Siri dhe të bashkohej me ISIS, duke deklaruar se “unë jam gati për të. . . me ty njeri. . . ju e dini unë do. Unë jam bërë për këtë vend”. Pas largimit nga hoteli në Queens, Alimeheti e dërgoi agjentin në aeroportin F. Kennedy përmes transportit publik. Brenda disa ditësh duke kërkuar të lehtësonte udhëtimin e agjentit të infiltruar për t’u bashkuar me ISIS-in, Alimehmeti telefonoi vëllain e tij në në Shqipëri dhe i tha se kishte mësuar një mënyrë të re për të marrë një pasaportë për udhëtimin e tij (duke iu referuar agjentit) dhe se një “mik i tij” e kishte marrë dy ditë më parë.

Pas arrestimit të Alimehmeti, në Maj të vitit 2016 FBI ekzekutoi një urdhër nga gjykata për të kontrolluar apartamentin e tij, ku gjatë kontrollit u sekuestrua, një laptop dhe një celular që i përkasin Alimehmeti-t ku në to kishte një sërë materialesh që tregonin besnikërinë e tij ndaj ISIS dhe ideologjisë terroriste, flamurin e ISIS, fotografitë e Alimehmetit me një flamur ISIS dhe bërjen e gjesteve përkrahëse të ISIS-it, imazhet e luftëtarëve ISIS jashtë shtetit, videot propaganduese që promovonin dhe lavdëronin ISIS-in, duke përfshirë videot që përshkruajnë luftëtarët e ISIS-it të angazhohen në luftime dhe në rreshtimin e të burgosurve; një koleksion thikash luftarake dhe pajisje të tjera ushtarake që Alimehmeti kishte blerë dhe ruajtur në banesën e tij.

Në hetimet për 24-vjeçarin Sajmir Alimehmeti ka ndihmuar edhe drejtoria Antiterror e Policisë së Shtetit, e cila ka bashkëpunuar dhe ka shkëmbyer informacion me autoritetet amerikane.

Vendimi i Gjykatës së Mahnatanit për dënimin e shqiptarit është planifikuar që të jepet më 7 Qershor 2018. Sipas ligjeve amerikane, akuza për mbështetjen e një organizate terroriste është 20 vite burg dhe ajo e udhëtimit jashtë vendit për t’iu bashkuar e luftuar me organizatën terroriste, ka një dënim maksimal prej 25 vitesh.

Etiketa: ISISnew yorkSajmir Alimehmetishqiptar


Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Foto/ Nuk e paskemi ditur që kjo është nëna e Oriola Marashit

Foto/ Nuk e paskemi ditur që kjo është nëna e Oriola Marashit

Nuk ka nevojë për dentist, ja 6 ushqimet që ju zbardhin dhëmbët në mënyrë të menjëhershme

Nuk ka nevojë për dentist, ja 6 ushqimet që ju zbardhin dhëmbët në mënyrë të menjëhershme

Bashkia Shkodër: Kërcënimi me jetë i trajnerit të Vllaznisë i sponsorizuar. Na sulmuan në momentin më të mirë

Bashkia Shkodër: Kërcënimi me jetë i trajnerit të Vllaznisë i sponsorizuar. Na sulmuan në momentin më të mirë
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com