Aktualitet

Si pritet të jetë moti gjatë javës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 15/11/21 |
Opi Nion

Pritet që vendi ynë sot të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, ku më e dukshme do të jetë në zonat qendrore dhe veriore, duke gjeneruar reshje të paktë.

Lajda Porja, Meteorologia e Meteoalb,  bën me dije se ditën e martë pritet që të  ketë ndërprerje të reshjeve dhe rikthim të kthjellimeve në territor.

Ditën e enjte do të kemi sërish rikthim të vranësirave , kryesisht në zonat jugore duke gjeneruar shira të përkohshëm. Ndërsa që nga dita e premte, përfshirë edhe fundjavën pritet përmirësim i dukshëm i motit duke na risjellë mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie. Parashikohet që dita e martë të sjellë njq rritje të lehtë të tyre. Ndërsa nga e mërkura do të kemi rënie të lehtë të temperaturave, duke i bërë mëngjeset më të ftohta./ Opinion.al

Pas