Life Style

Si po të shëndosh inati


               Publikuar në : 21:24 - 08/09/19 |
el ida

Zemërimi dhe inati s’konsistojnë vetëm tek mungesa e humorit. Përpos ndikimeve të tjera, zemërimi është i lidhur drejtpërdejtë edhe me peshën tonë duke na dhënë më shumë kilogramë.

E gjitha nis me adrenalinën

Inati ndikon jo vetëm në gjendjen tonë emocionale, por edhe në proceset kimike të trupit tonë. Kur inatosemi çlirohet adrenalinë duke shkaktuar ankth. Për shkak të rrjedhjes së gjakut në organe e muskuj, teksa ndjeni zemërim nuk jeni aspak të uritur, ndonëse e gjitha kjo ka një efekt afatshkurtër. Pas rënies së nivelit të adrenalinës, na lind nevojë për të zëvendësuar energjinë e humbur, arsye përse nisim të hamë pa ndalim. Kështu, për të ngushëlluar veten dhe për të sjellë gëzim jemi të gatshëm të kosumojmë edhe ushqime që nuk janë aspak të shëndetshme për ne.

Inati shton stresin

Inati shton stresin dhe bashkë me të nivelin e hormonit të kortizolit, që dëmton zemrën, rrit presionin e gjakut po ndikon edhe në peshë. Kortizoli e korverton sheqerin në yndyrë dhe pengon tretjen. E gjitha kjo përkthehet në shtim në peshë.

Inati sjell pagjumësi

Zemërimi sjell pagjumësi, ndërsa vetë pagjumësia çon në mungesë energjie. Kështu gjejmë ngushëllim te karbohidratet, karamelet, pijet e gazuara dhe shumë ushqime të tjera të pashëndetshme. Nisur nga e gjitha kjo, do të keni vështitësi në kontrollin e oreksit./Opinion.al

 

Pas