Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

2025/08/07 at 9:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë.


Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që është në detyrë prej pak më shumë se gjysmë viti, gjeti një ekonomi të fortë amerikane me papunësi të ulët, rritje të fortë ekonomike dhe inflacion modest.

“Pavarësisht nga cili kënd e vështron ekonominë amerikane, mund të arrish vetëm në përfundimin se ajo është shumë e shëndetshme”, tha eksperti i tregjeve ekonomike Robert Rethfeld nga Wellenreiter-Invest në janar 2025. Po që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në ekonominë amerikane dhe jo domosdoshmërisht gjithmonë për mirë.

Treg çuditërisht i dobët pune

Shifrat e fundit tregojnë për shembull për një treg çuditërisht të dobët pune në SHBA.

Sipas raportit qeveritar të publikuar të premten e kaluar në muajin korrik u shtuan vetëm 73,000 vende të reja pune jashtë sektorit të bujqësisë. Ekonomistë të anketuar nga Reuters kishin parashikuar një rritje prej 110,000 vendesh të reja pune. Në të njëjtën kohë numri i vendeve të punës që mendohej se do të krijoheshin në qershor ishte zhgënjes – nga 147,000 që parashikoheshin u krijuan vetëm 14,000.

Sipas të dhënave të rishikuara edhe në maj ishin krijuar dukshëm më pak vende pune sesa pritej fillimisht. “Shifrat janë më të këqija se çdo parashikim”, tha Helen Given, investitorja kryesore në ofruesin e shërbimeve financiare Monex, në lidhje me të dhënat e tregut të punës. Çështja kryesore është rishikimi i parashikimeve që parashikojnë rënie muaj për muaj.

Reagimi i Trumpit ndaj të dhënave

Për shkak të të dhënave çuditërisht të dobëta Trump njoftoi të premten se do të shkarkojë drejtuesen e Zyrës së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer.

Ai e akuzoi atë për manipulim të shifrave të tregut të punës për qëllime politike. “Na duhen shifra të sakta për tregun e punës”, deklaroi Trump. Menjëherë pas kësaj ai shkroi pa dhënë asnjë provë, se të dhënat e tregut të punës ishin manipuluar.

Dobësia e dollarit votë mosbesimi?

Po ashtu ekspertët e shohin dobësinë aktuale të dollaritsi votë mosbesimi ndaj politikave të Trumpit – megjithëse Trumpi me këtë mund të ketë arritur pikërisht atë që synonte. Zhvlerësimi i dollarit, i cili ka humbur në mënyrë të konsiderueshme në vlerë që nga fillimi i vitit, i ka bërë për SHBA-në eksportet më të lira dhe importet më të shtrenjta. Kjo ka lehtësuar deficitin tregtar të SHBA-së. Në të njëjtën kohë zhvlerësimi i monedhës amerikane pasqyron gjithashtu frikën e investitorëve për pasojat e politikës së çrregullt doganore të Trumpit; shumë investitorë kanë tërhequr paratë e tyre nga SHBA-ja.

Politika doganore shkak për normat e larta të interesit

Prej disa muajsh si një nga arsyet pse Banka Qendore e SHBA-së (Fed) nuk i ka ulur normat e interesit permendet edhe politika e çrregullt për tarifat doganore që ndjek Trumpi.

Javën e kaluar Banka Qendrore e la përsëri normën bazë të interesit në nivelin prej 4.25 deri në 4.50 përqind. Sipas drejtuesit të saj, Jerome Powell, Fed dëshiron të ketë më shumë qartësi se si politika tregtare e Trumpit, e karakterizuar nga rritja e tarifave doganore, po ndikon në gjendjen e përgjithshme konjukturore dhe ekonomike./DW



Ju sugjerojmë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

7 Gusht, 2025 1:15 pm
Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve
Aktualitet

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

7 Gusht, 2025 12:56 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

7 Gusht, 2025 12:39 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive

7 Gusht, 2025 12:20 pm
Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje
Aktualitet

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje

7 Gusht, 2025 11:56 am
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori
Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori

7 Gusht, 2025 11:41 am
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

7 Gusht, 2025 11:30 am
Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike
Aktualitet

Rama ndan pamje nga Qafë Thana:U mbyllën punimet për riparimin e shtresave asfaltike

7 Gusht, 2025 11:05 am
Uzina e armëve në Poliçan u rrezikua nga zjarrvënia e qëllimshme
Aktualitet

Uzina e armëve në Poliçan u rrezikua nga zjarrvënia e qëllimshme

7 Gusht, 2025 10:49 am
Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari

7 Gusht, 2025 10:35 am
Para
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”

Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi, preken edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjermanët kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë në ditë

Gjermanët kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë në ditë

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

5 të arrestuar për vdekjen e minatorit në Bulqizë
















TE FUNDIT

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon
7 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një tjetër rast nga lirimi i hapësirave publike. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve
7 Gusht, 2025

Prodhuesit e pemtoreve në Lushnje nuk kanë vendosur asnjëherë rrjeta për të mbrojtur pemtoret nga breshëri. Për fermerët ato janë...

Lexo më shumë

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
7 Gusht, 2025

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
7 Gusht, 2025

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar, ndërsa 3...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com