Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po maskohet Rama pas Zahos së vogël

2016/08/12 at 11:22 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkullaku në Opinion: Projekti ligji mbron qeverinë nga akuzat

Nga Armand Shkullaku


Prej disa ditësh, një fëmijë i vogël dy vjeçar, Zaho Rama, është bërë personazhi kryesor i serialit veror të babait të tij. Një herë shfaqet duke notuar, njëherë duke pikturuar, një herë duke kënduar, një herë duke darkuar…, duke i lënë vazhdimisht në ankth shikuesit se çfarë do të bëjë në serinë e ardhshme. Ku do të jetë Zaho këtë radhë, po babai i tij, çfarë do të ndodhë mes tyre gjatë ditëve të nxehta të verës? Ndodhitë e 2-vjeçarit po përcillen me entuziazëm nga mediat e babait të tij, të cilat janë më të gëzuara se sa vetë Zaho, kur ai mëson notin apo ha kallamarë të skuqura në Himarë.

I gjithë ky skenar për ta paraqitur veten si një yll i show bizit, duket i tepërt për një kryeministër. E tepërt po ashtu të lëvizësh kudo me fotografë nga pas, edhe në ditët e pushimeve, për të të kapur në ca poza si pa mendje, ku udhëheqësi shfaqet si njeri i zakonshëm, një baba si gjithë të tjerët, një prind i dashur. Madje, fiks si starët e Hollivudit, të cilët bëjnë kujdes që krijesat e tyre të pafajshme të mos i ekspozojnë me fytyrë, paçka se e gjitha është një lojë në funksion të famës dhe suksesit. Edhe Zaho, sipas regjisë së babait të tij, duket vetëm nga pas. Aq sa i duhet regjisorit për një film që shkon përtej pushimeve verore babë e bir.

Përse duhet t’i postojë në publik fotografitë intime me të birin një politikan, një kryeministër? Nëse është një shprehje dashurie atërore, a nuk do të ishte më mirë të përjetohej në familje, mes njerëzve të dashur dhe jo t’u demonstrohej të gjithëve? Zakonisht ka diçka që nuk shkon me ata të cilët duan që jetën e tyre personale, për më tepër momentet më fëmijët, t’i bëjnë lajme mediatike. Madje duke iu servirur këtyre të fundit çdo ditë nga një foto të re, sipas një kalendari të përcaktuar më parë. Atëherë ky nuk është manifestimi i një dashurie të papërmbajtur, që nuk e ruan dot vetëm për vete, por një plan për t’i servirur publikut imazhe të menduara mirë për një qëllim të caktuar.

Edi Rama nuk është kapur nga paparacët ndërsa pushon me të birin. Ai ka pozuar dhe i ka përzgjedhur vetë fotot që ia ka hedhur publikut. Kjo është vera e fundit e mandatit të tij katër vjeçar dhe fushata elektorale është në prag. Babi Edi nuk është siç duket në foto, pra në përkushtim të djalit të tij të vogël, por është djali në funksion të babait. Dikush që është i përkushtuar në një raport të tillë, nuk e ka mendjen tek albumi fotografik që do të nxjerrë në publik, por thjesht e shijon atë në intimitetin e tij. Në këtë rast, Zaho është kthyer në personazh sepse i duhet babait të tij.

Edi Rama, nëpërmjet këtyre fotove, kërkon të japë mesazhe politike, jo romantike. Ai do të tregojë se është një prind i devotshëm, i kujdesshëm, i dashur. Që nuk dëshiron të pleqërojë vetëm me Koçon pranë brigjeve të Jugut, por edhe me familjen e tij. Fotot e këtij babaxhani, që noton e lodron me fëmijën e tij, duan të zëvendësojnë imazhin e kryeministrit që shumë baballarë i dërgoi pas hekurave se nuk kishin para të paguanin energjinë për fëmijët e tyre. Të atij që bërtiste dhjetë herë në ditë fjalën burg, që dërgonte skuadrat e policisë për të ndëshkuar e të INUK për të shkatërruar. Që rriste taksat, që dënonte të varfërit, që nuk bëri asgjë për njerëzit në nevojë.

Tani që zgjedhjet po afrojnë, Edi Rama ka nisur të stisë pamjen tjetër me të cilën do të synojë të manipulojë shqiptarët. Të atij që fal gjobat, rrit pensionet, ul taksat, mbyll njërin sy kur shkelet ligji e lulëzon droga, tërheq taborët e reprezaljeve tatimore, që nuk flet për burgje e ndëshkime, po për futboll e vizatime.

Pasi ka dështuar në premtimet e vitit 2013, Rama kërkon të nxisë kompasionin dhe jo refleksionin tek votuesit shqiptarë. Prandaj edhe seriali i tij veror është në funksion të pastër elektoral. Ai do të duket prindi, babai, bashkëshorti i dashur, për të projektuar tek publiku udhëheqësin e ndjeshëm, të kujdesshëm, që mendon për qytetarët e tij. Që dështimet e tij t’i paraqesë si pamundësia e një njeriu të mirë që përpiqet dhe jo si rezultat i një qeverisje të paaftë dhe të motivuar vetëm nga përfitimi. Ai kërkon të mos gjykohet, por të pranohet. Sepse edhe nëse s’ka bërë asgjë në tre vite e ca, jo se nuk ka dashur, por nuk ka mundur. Nuk e kanë lënë. Herë Sali Berisha, herë Ilir Meta, herë gjyqtarët e korruptuar, herë këneta mediatike e herë fronti i madh i së keqes 25 vjeçare.

Edi Rama po meremeton këtë imazh të ri me të cilin do të na paraqitet në zgjedhjet e ardhshme. Dhe Zaho dy vjeçar, nuk ka si ta dijë se fotot e tij këtë verë janë thjesht një kolazh në tablonë që po përgatit i ati. /Lapsi

Etiketa: komentramaShkullakuZaho


Ju sugjerojmë

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/Çfarë ndodh pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

11 Gusht, 2025 4:05 pm
Mbi 45 mijë pushues u paraqitën në 36 Qendrat Shëndetësore Verore që prej qershorit
Aktualitet

Mbi 45 mijë pushues u paraqitën në 36 Qendrat Shëndetësore Verore që prej qershorit

11 Gusht, 2025 3:51 pm
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane
Aktualitet

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

11 Gusht, 2025 3:33 pm
Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..
Kronikë

Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..

11 Gusht, 2025 3:13 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Shembja e objektit në Vlorë/ Berisha: Qeveria u ofron turistëve shpërthime me tritol

11 Gusht, 2025 3:00 pm
(VIDEO)Rrugorja në Dibër shton kontrollet/ 469 gjoba vetëm javën e parë të gushtit
Aktualitet

(VIDEO)Rrugorja në Dibër shton kontrollet/ 469 gjoba vetëm javën e parë të gushtit

11 Gusht, 2025 2:39 pm
Elbasan/ U kap me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 31 vjeçarit
Kronikë

Elbasan/ U kap me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 31 vjeçarit

11 Gusht, 2025 2:25 pm
Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
Aktualitet

I nxehti afrikan, temperaturat deri në 42°C

11 Gusht, 2025 2:03 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

‘Modernizimi i infrastrukturës ushtarake’,Rama: Prek çdo qelizë të FA. Investim në..

11 Gusht, 2025 1:50 pm
Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Divjakë. Dyshimet paraprake
Kronikë

Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Divjakë. Dyshimet paraprake

11 Gusht, 2025 1:39 pm
Para
Barcelona: Ja pse hoqëm dorë nga blerja e Paul Pogba

Barcelona: Ja pse hoqëm dorë nga blerja e Paul Pogba

Afrim, por jo më tepër…

Afrim, por jo më tepër...

Ja kush ishin fituesit dhe humbësit e këtij sezoni turistik

Ja kush ishin fituesit dhe humbësit e këtij sezoni turistik

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kosovë/Çfarë ndodh pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11 Gusht, 2025

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga...

Lexo më shumë

Mbi 45 mijë pushues u paraqitën në 36 Qendrat Shëndetësore Verore që prej qershorit

Mbi 45 mijë pushues u paraqitën në 36 Qendrat Shëndetësore Verore që prej qershorit
11 Gusht, 2025

‘Nga 1 qershori deri më 10 gusht, në shkallë vendi 45,718 pushues janë paraqitur pranë 36 Qendrave Shëndetësore Verore, ku...

Lexo më shumë

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane
11 Gusht, 2025

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u...

Lexo më shumë

Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..

Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..
11 Gusht, 2025

Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit të Përmetit, arrestohet nga policia një 33-vjeçar. Policia ka proceduar 2...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com