Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.
Sakaq, nga 500 testime janë konfirmuar 79 raste të reja./Opinion.al