Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si paraqitet situata e motit në Shqipëri: Nga shkuljet e pemëve deri te rëniet e depozitave

2025/01/13 at 10:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Si paraqitet situata e motit në Shqipëri: Nga shkuljet e pemëve deri te rëniet e depozitave

Moti i keq përfshiu të gjithë territorin e Shqipërisë të dielën.


Që nga zonat e veriore e deri në jug janë raportuar problematika si nga dëbora, ashtu edhe nga reshjet intensive të shiut.

Gazetarët e Klan News në të gjitha rrethet e Shqipërisë na raportuan situatën dhe se çfarë po ndodh me motin në vend.

Shkodër

Vazhdon të ketë prezencë bore në zonën e Qafë Thores dhe në Theth, një nga pikat malore më të thella. Megjithatë kompanitë kontraktore kanë punuar gjithë natën për të mbajtur aksin të kalueshëm. Ka prani të ngricave dhe kërkohet kujdes nga shoferët. Në Bashkinë Shkodër vijon era e fortë dhe ka problematika me furnizimin me energji elektrike në Shalë, Pult e Guri i Zi. Aksi rrugor Kir-Qosh është i bllokuar. Nga Malësia e Madhe nuk ka problematika. Në Razëm nuk ka pasur fare reshje dëbore. Në Vaun e Dejës ka mungesë të energjisë elektrike në disa njësi administrative. Edhe atje vijojnë erërat e forta. Fushë Arrëzi është i pakalueshëm pasi rruga nacionale është e bllokuar si pasojë e dëborës. Ndërkohë në Pukë nuk ka problematika. “Ka reshje intensive të dëborës dhe firmat kontraktuese dhe OSHEE ndodhen në terren”, tha gazetarja Emi Kalaja.

Tiranë

Edhe në kryeqytet reshjet e shiut kanë qenë të dendura, ndërsa në Dajt e Shëngjergj ka patur dëborë. Në disa zona, kryesisht të malësisë së Tiranës, ka patur erë të fortë. Sipas Emergjencave Civile ka patur rënie të pemëve mbrëmjen e kaluar në zonën e Mulletit, zonën e Dajtit, po ashtu edhe dy në kryeqytet. Njëra prej tyre ka rënë në një automjet duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Ekipet e emergjencave të bashkisë kanë marrë masat dhe kanë pastruar rrugët apo zonat ku kanë rënë pemët dhe gjërat i janë kthyer normalitetit”, tha gazetari Maksi Rama. Në Dajt ka prezencë të dëborës dhe ngricave për shkak të reshjeve të ditës së shkuar. Është dashur ndërhyrja e borëpastrueseve që kanë hedhur edhe kripë në këto zona për të vijuar qarkullimin normal. Momentalisht nuk ka më reshje.

Dibër

Gjatë orëve të para të mëngjesit, reshjet e dëborës janë dobësuar. Intensiteti i tyre ka rënë ç’ka ka bërë që u ka dhënë mundësi kompanive kontraktore që me mjetet e tyre të ndërhyjnë në pothuajse të gjitha segmentet rrugore. Është bërë hapja dhe kriposja e pjesëve kryesore të rrugëve. Në aksin nacional Peshkopi-Tiranë, kalimi bëhet pa probleme nga Peshkopia deri në Fushë Bulqizë. Nga Fushë Bulqiza deri në Planin e Bardhë vijon të ketë probleme për shkak të erës së fortë që fryn dhe sjell dëborë në trupin e rrugës. Vijon kalimi në aksin e vjetër nga Klosi, Burreli dhe më pas në Milot. Sa i përket bypass-it të Murrizit, vijon të jetë i bllokuar. Po punojnë tre mjete borëpastruese për hapjen dhe kriposjen e aksit me qëllim hapjen e saj rreth orëve të drekës. Kjo rrugë kalon në një lartësi mbi 1200 metra dhe trashësia e borës atje është rreth 60 centimetra.

Aksi Peshkopi-Kukës është i kalueshëm me zinxhirë. Ka probleme herë pas here në Njësinë Administrative Kala e Dodës pasi dhe aty fryn erë e madhe dhe ka prezencë të madhe në trupin e rrugës. Aksi Peshkopi-Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë. Është punuar gjithë natës me disa mjete borëpastruese dhe është bërë i mundur kalimi, por sërish duhet të përdoren zinxhirët në fshatrat e Selishtës, Lurës, një pjesë e fshatrave të Kalasë së Dodës, Ostren, Martanesh në Bulqizë dhe Xibër e Lis në Mat. Ka patur problematika edhe me mungesën e energjisë elektrike në Bulqizë. Sa i përket Dibrës nuk ka patur mungesa të energjisë elektrike.

Lezhë

Era ka qenë e fortë prej të dielës në Lezhë. Kjo ka sjellë dëme të konsiderueshme duke dëmtuar biznese dhe duke thyer pemë në Lezhë. Ka patur edhe shtylla elektrike të dëmtuara. Situatë të rënduar sa i takon dëborës ka pasur në zonën e Mirditës që prej së dielës, ku ka arritur në 40 centimetra trashësia e dëborës, duke sjellë edhe bllokime të rrugëve. Nga ana e Bashkisë së Mirditës po bëhet i mundur zhbllokimi i tyre. Pa energji elektrike kanë mbetur qindra familje në të gjithë Lezhën. Prej ditës së djeshme, për shkak të erës së fortë janë dëmtuar linjat elektrike. “Nuk ka ende informacione se kur mund të kthehet energjia”, raportoi gazetari Martin Marku. Në zonën e Kurbinit është pezulluar mësimi në një afat të pacaktuar si rezultat i reshjeve të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta.

Durrës

Në këto momente ka përmirësim të situatës në Durrës edhe në port, ndryshe nga një ditë më parë ku u pezulluar lundrimi. Sot janë ndaluar të dalin për lundrim vetëm anijet e vogla dhe ato për qëllime turistike. Forca e detit arrin deri në 6 ballë. “Dukshëm krahasuar me një ditë më parë situata është përmirësuar”,raporton gazetarja Enkeleda Arapi.

Korçë

Situata është përmirësuar për momentin edhe në Korçë. Reshjet e dëborës janë ndërprerë gjatë natës. Aktualisht akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, me Ersekën e Leskovikun dhe me Pogradecin janë të hapura. Një pjesë e mirë e drejtuesve të mjeteve nuk kanë qenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë duke krijuar trafik të dielën. Ka pasur bllokime të herë pas hershme sidomos në rrugën Pogradec-Qafë Thanë. Aktualisht janë të hapura edhe rrugët drejt Voskopojës dhe Dardhës. Pritet që të rikthehen reshjet, por nuk do të jenë intensive. Shkollat e qarkut e Korçës vijojnë mësimin normalisht.

Fier

Stuhia ka pushuar në Lushnje, por bie shi. Temperaturat janë ulur. Kjo situatë ka krijuar dëme. Është vështirësuar puna, kryesisht e energjisë elektrike. Shumë fshatra në të gjithë Qarkun e Fierit kanë ngelur pa energji. Rënia e pemëve ka qenë shumë e madhe në disa zona, kryesisht në Plug, Golem, në disa fshatra të Bashkisë së Lushnje dhe disa fshatra të Fierit. Problematika për shkak të erës së lartë janë paraqitur edhe në apartamentet e kateve të sipërme.

Sipas gazetares Anila Sefa depozita uji dhe objekte të tjera të rënda kanë rënë nga lartësitë, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Gjatë 24 orëve ka pasur edhe disa dëmtime të automjeteve në akse rrugore si pasojë e rënies së pemëve. Ndërkohë janë përmbytur disa biznese që janë nën kuotën e tokës. Emergjencat Civile raportojnë se hidrovoret në Fier janë në gatishmëri pune, pavarësisht se në hidrovorin e Karavastasë është djegur një elektropompë, nuk përbëri problem për thithjen e ujërave në këto 24 orë. Sa i përket kalimit në akset rrugore nuk ka problematika.

Gjirokastër

Në Qarkun e Gjirokastrës situata paraqitet e qetë. Gjatë 48 orëve të fundit ka pasur reshje të dendura shiu. Në zonat e thella malore janë prezentë ato të dëborës. Kjo ka shkaktuar edhe problematika me furnizimin e me energji elektrike. Punonjësit e Emergjencave Civile janë në terren për të normalizuar situatën. Nuk paraqitet situatë problematike edhe nga ana e lumenjve.

“Në të 7 bashkitë e Qarkut Gjirokastër nuk paraqitet problematikë”, raportoi gazetarja Dorina Muhaj. Po ashtu vijon normalisht mësimi në të gjitha shkollat.

Elbasan

Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore kanë përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit. Vëmendja është përqendruar në aksin nacional që lidh Elbasanin me Librazhdin dhe Qafë Thanën. Po punohet për ta mbajtur hapur aksin, pasi ka paraqitur problematika si pasojë e dëborës. Gjatë mbrëmjes së kaluar u krijua kaos për shkak se mjaft drejtues u kapën në befasi sepse nuk ishin pajisur me zinxhirë. Aktualisht ky aks është i qarkullueshëm, por duhet që shoferët të pajisen me zinxhirë.

Problematika paraqiten edhe për rrugët dytësore të Qarkut të Elbasanit, si për shembull në Labinot Mal, dhe në disa zona malore të Gramshit. Problematike është situata edhe në disa fshatra të thella të Librazhdit. Për shkak të erës ka pasur rrëzime dhe shkulje pemësh. Kjo ka ndodhur edhe në parkun e qytetit të Elbasanit. Sa i përket furnizimit me energji problematika ka pasur disa problematika për shkak të erës. Sa i përket zhvillimit të procesit mësimor, në Elbasan të gjitha shkollat po zhvillojnë normalisht procesin mësimor.



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Reshjet intensive të dëborës/ Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit e bllokuar, ja si paraqitet situata në të gjitha akset

Reshjet intensive të dëborës/ Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit e bllokuar, ja si paraqitet situata në të gjitha akset

Zoran Milanoviç siguron mandatin e dytë si President i Kroacisë

Zoran Milanoviç siguron mandatin e dytë si President i Kroacisë

Bonusi për pensionistët/ Rama u premton të moshuarve: Këtë Vit të Ri do të buzëqeshni më shumë 

Punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit/ Rama ndan pamjet: Një nga investimet më të rëndësishme 
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com