Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si nuk e kanë frikë Zotin?

2018/03/31 at 10:42 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Si nuk e kanë frikë Zotin?

Nga Enkel Demi 


Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e përbotshme, sepse pikërisht gjatë Pashkës hebraike, njerëzimi vrau Zotin. Shenja e zisë mbulon besimtarët, të cilët do të jenë dëshmitarë të ringjalljes së Krishtit në meshën e nesërme, në zemër të natës, kur do të ndizet drita.

E përshkruar në këtë mënyrë duket sikur ke marrë një nga ato fjalitë e rëndomta që thonë drejtuesit televizivë në kësi rastesh. Meqë i përkas kësaj race, natyrisht nuk mund t’i shpëtoja një përshkrimi kaq të zakonshëm, të cilin e dëgjojmë shpesh dhe pse jo mund të na hapet goja, kur na e rrëfejnë. Në fakt, kemi të bëjmë me tragjedinë më të madhe njerëzore, me të vërtetën më copë, me të cilën të krishterët përballen në çdo meshë; fitoren mbi vdekjen.

Natyrisht, unë nuk jam predikues apo teolog, ndaj nuk ka përse të presë kush prej meje ndonjë gjë të ndritshme në këtë lëmë. Por, më së shumti prej motesh e motesh më bëjnë përshtypje, ata që e vranë Krishtin; farisejtë, populli që zgjodhi Barabën, histeria e turmës, romakët që e rrahën dhe e vunë në lojë, Pilati. Kur e prek këtë histori si çdo njeri i thjeshtë pyes veten: Po ti në cilën anë do të ishe, po të vinte Krishti në Shqipëri? Me gjasë, kisha për të qenë në anën tjetër të lojës, tek vrasësit, pasi në këto raste pakica që zgjedh të jetë në krahun e humbjes së sigurtë, kapitullimin e plotë, nuk ka të bëjë me oportunistët si puna ime. Kam një bindje të patundur që nëse Krishti po të zbriste sot në Shqipëri, do e kishim vrarë e prerë, ndoshta më zi se hebrenjtë e lashtë. Për këtë nuk duhet të bësh studime të larta dhe të thella. Mjaft, të shohësh se si jetojmë, cilët janë ata që tërheqin penjtë e lojës dhe si e ndjellim vdekjen çdo ditë të lume që na fal Perëndia.

Kemi krijuar një shoqëri, ku vlera e vetme është fuqia e pares, pushteti i saj. Për të ndërrojmë parime, atdhe, familje, shesim njerëzit e dashur. Juda Iskarioti për një dorë pare e shiti Zotin e tij, madje duke përdorur puthjen për shenjë. A nuk janë Judë besëprerët e këtij vendi që e dredhin sa në një qoshe në tjetrën për një vend pune më të mirë, për pak para më shumë, tek e fundit për ta larguar skamjen, qoftë dhe për një ditë? Në një farë mënyre nuk e vrasim veten çdo ditë? Dhe po si Juda nuk shkojmë në konop me gjëmën e fajit?

Farisejtë, autoritetet, dredharakët si Pilati që lajnë duart, a kanë ndryshim nga ata që po na udhëheqin? Në Jeruzalemin e asaj kohe a nuk ishin taksidarët që u shtrëngonin lagun tek fyti skamnorëve? Në Shqipërinë e sotme a nuk po luhet e njëjta lojë me taksa, tatime, hipoteka, dogana, fatura uji, energjie? Pa t’i shohim një herë në sy udhëheqësit tanë se çfarë i bëjnë gjindjes…, ndërsa e shkelin me këmbë, e përdhosin, e fyejnë, i marrin erzin, i fusin dorën në xhep a tek çanaku i bukës. Duket sikur historia përsëritet kokëfortë, veç mënyra e veshjes ndryshon. Këta që janë në krye kanë të njëjtën arrogancë të pacipë të pushtetit, tek i skërmitej Krishtit: “Tani që je në kryq, përse nuk i thua Zotit tënd të të shpëtojë?”.

A nuk zgjodhi në atë kohë gjindja që mes Krishtit dhe Barabës, të shpëtonte nga vdekja Barabën, cubin pra. Po pse çfarë ndodh sot në Shqipëri? A nuk zgjedhin me qejf katundarët dhe qytetarët të fortin, banditin për deputet apo kryetar bashkie? Historikisht, shqiptarët kanë bërë të njëjtën zgjedhje; nga Haxhi Qamili deri tek këta analfabetët me shumë emra që i kanë sot sipër kokës.

Prandaj, ka vetëm një pyetje: Si nuk kanë frikë? Jo aq shumë turma, sepse ajo përherë do të manipulohet, por ata që e udhëheqin atë në prapësi. Si nuk kanë frikë që përhapin farën e krimit? Si nuk kanë frikë që grabisin? Si nuk kanë frikë që shkatërrojnë qytete e pasuri? Si nuk kanë frikë që mbjellin me kaq dëshirë varfërinë? Si nuk kanë frikë që e kanë kthyer narkotrafikun në rrugë suksesi? Si nuk kanë frikë që e lirojnë kriminelin nga burgu? Si nuk kanë frikë që nuk e arrestojnë vrasësin a trafikantin? Si nuk kanë frikë që kanë ngritur kultin e të fortit? Si nuk kanë frikë që rrejnë kaq shumë? Si nuk kanë frikë që të djelën do të urojnë Pashkën?/ Burimi: 27.al 

 

Etiketa: Enkel Demi


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Po ndodh/ Policia përplaset me protestuesit në “Rrugën e Kombit”!

Po ndodh/ Policia përplaset me protestuesit në "Rrugën e Kombit"!

Çfarë po ndodh tek Rruga e Kombit? Policia përplaset fizikisht me qytetarët

Çfarë po ndodh tek Rruga e Kombit? Policia përplaset fizikisht me qytetarët

FotoLajm/ Shkopinj gome, gurë dhe sharje- ja çfarë po ndodh në Rrugën e Kombit

FotoLajm/ Shkopinj gome, gurë dhe sharje- ja çfarë po ndodh në Rrugën e Kombit
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com