Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër familjes së autorit Elvis Shkambi.
Mësohet se autori 30-vjeçar e ka qëlluar me katër plumba brenda sallës sapo ka dhënë vendimin, ndërsa tre prej e kanë kapur gjyqtarin në gjoks.
Në momentin e të shtënave gjyqtari ka qenë vetëm, jo i shoqëruar nga trupa e gjykatësve të tjerë të Apelit.
Autori ka plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin pala tjetër në procesin gjyqësor.