Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ndodhi grabitja në shtëpinë e biznesmenit Elton Kelmendi

2019/01/13 at 9:25 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Laprakë, identifikohet viktima dhe i plagosuri

Të veshur me uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, maskat me armë grabisin biznesmenin e transportit. Banesa e një biznesmeni durrsak ka rënë mbrëmjen e së shtunës pre e grabitjes.


Persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur shtëpinë e biznesmenit Elton Kelmendi, që operon në fushën e transportit ndërkombëtar. Burime thanë se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të mësyjnë në banesën e biznesmenit 38-vjeçar gjatë mbrëmjes.

Autorët e kanë pritur në ambientet e jashtme atë dhe në momentin që biznesmeni është afruar për të hyrë në banesë bashkë me djalin, i kanë vendosur armën në kokë. Nën kërcënimin e armës, grabitësit e kanë udhëzuar atë që t’u kërkonte familjarëve të hapnin derën e shtëpisë.

Në momentin që bashkëshortja e tij ka hapur derën, autorët mësynë në ambientet e brendshme të shtëpisë. Fillimisht, ata lidhën çiftin e bashkëshortëve dhe djalin e tyre, ndërsa më pas kontrolluan në ambientet e brendshme të shtëpisë. Mësohet se autorët kanë arritur që të gjejnë brenda në shtëpi një shumë parash prej rreth dhjetë mijë eurosh.

Pasi morën eurot, ata lanë të lidhur biznesmenin dhe gruan e tij, ndërsa në momentin e largimit morën me vete në formë pengu djalin e tyre.

Pas disa metrash, në momentin që dolën në rrugën kryesore, ata zbritën nga makina djalin e çiftit, i cili i tromaksur u kthye në banesë ku gjeti prindërit të lidhur. Menjëherë, biznesmeni lajmëroi Policinë, duke e vënë në dijeni për atë që kishte ndodhur në familjen e tij. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake, duke sekuestruar provat në vendin e ngjarjes, si dhe kamerat e sigurisë që ndodheshin të instaluara në bizneset pranë banesës së biznesmenit. Sipas burimeve, autorët janë larguar drejt Shijakut, duke humbur gjurmët në errësirë.

Për kapjen e tyre, Policia ka ngritur disa pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Pak pas ngjarjes, Policia e Durrësit ka shoqëruar në Komisariat për të marrë në pyetje biznesmenin e grabitur. Ai ka rrëfyer se kishte dalë shëtitje bashkë me djalin e vogël dhe pasi kishin konsumuar një kafe ishin drejtuar për të shkuar në banesë.

Në momentin që është afruar për të hapur portën e shtëpisë, tre persona të veshur me uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë zënë në befasi, duke i drejtuar armën dhe më pas e kanë detyruar që të bëjë çfarë t’i kërkonin. I terrorizuar, 38-vjeçari ka deklaruar se nuk ka arritur të njohë asnjë prej tre autorëve, pasi mbanin maskë në kokë./Gazetar: L. Musaj/ 

Burimi: Panorama

 

 

Etiketa: biznesmenielton kelmendigrabitja


Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Para
Java e gjashtë e protestave kundër presidentit serb

Java e gjashtë e protestave kundër presidentit serb

Le Figaro (30 Nëntor 1912)/ Ismail Qemali letër Markezit të San-Giuliano-s, të njohë Pavarësisë së Shqipërisë

Letra/ Çfarë i shkruante Ismail Qemali doktorit të tij në prill të 1902

Studentët: Nëse mendoni që jemi partiakë, në djall vafshi!

Studentët: Nëse mendoni që jemi partiakë, në djall vafshi!
















TE FUNDIT

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
18 Dhjetor, 2025

Pas mbylljes së seancës plenare grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e PD-së, ku ka nisur mbledhjen...

Lexo më shumë

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
18 Dhjetor, 2025

Seanca e sotme plenare ishte e përfshirë nga tymi, flakadanët dhe tensionet që në nisën që fillimin e seancës parlamentare....

Lexo më shumë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
18 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur politikat e tij ekonomike dhe ka fajësuar paraardhësin Joe Biden për gjendjen e vendit...

Lexo më shumë

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
18 Dhjetor, 2025

Skena kaotike mëngjesin e të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com