Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ndodhi grabitja në Rinas? Ja si e përshkroi prokurori sot në gjykatë

2016/07/04 at 2:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja në Rinas/Banda rrezikon të kryejë vjedhje tjetër

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Picarin, shoqëruesi i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë dhe Vangjel Nikollën, drejtor i shërbimeve aeropotuale në Rinas.

Picari akuzohet për shpërdorim detyre për shkak të grabitjes së rreth 1 milion eurove pak ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit.

Ndërkohë, gjyqtarja Enkeleida Hoxha është tërhequr nga gjykimi për shkak të një konflikti interesi me Fadil Jonuzaj, Arben Karafili dhe Bledar Blloshmi. Tre të ndaluarit mbrohen nga Fatmir Braka me të cilin gjyqtarja Hoxha ka një proces civil.

Gjykata ka vendosur që për të ndaluarit Fadil Jonuzaj, Arben Karafili dhe Bledar Blloshmi nuk do të jetë gjyqtarja Hoxha ajo që do t’i gjykojë.

Brenda 48-orëve gjykata duhet të marrë masën e sigurisë ndaj 4 të ndalusrve të tjerë.

Arben Karafili, shef i stacionit të Kompanisë ICTS, përgjegjës për sigurinë në pistë, sipas akuzës, nuk ka marrë masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla edhe pse ka qenë i informuar për riskun që paraqitej në portën ku hynë grabitësit.

Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, agjentë të sigurisë, punonjës të ICTS, kanë pasur detyrë të patrullojnë perimetrin ku ndodhi grabitja. Nga disa video të publikuara në media, dallohej makina e grabitësve, teksa hynte në brendësi të aeroportit. Aty dallohet edhe një mjet i Aeroportit, që është afruar tek porta e hapur prej grabitësve. Këtyre punonjësve duket se nuk u ka bërë përshtypje fakti se porta ishte e shqyer dhe se një mjet i paautorizuar ka hyrë në pistë, dhe kanë vijuar normalisht pa u shqetësuar për atë që po ndodhte.

Kjo edhe për faktin se nuk kishte asnjë reagim nga ata për t’u vënë në ndjekje të grabitësve apo të sinjalizonin sallën e kontrollit. Vangjel Nikolla, drejtor i Shërbimeve Aeroportuale në Rinas, nuk ka bërë kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firmën nënkontraktore “ICST Albania”. Edhe për këtë person rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi kishte rol funksional në garantimin e sigurisë.

Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare në kompaninë “Nazeri 2000” ka marrë furgonin e blinduar ku ishin paratë pa shoferin. Ai akuzohet se, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke u dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.

Ju sugjerojmë

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

17 Qershor, 2025 6:34 pm
Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
Politikë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

17 Qershor, 2025 6:25 pm
Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Një burrë poston fotot: Kam grua dhe dashnore, i meritoj, lodhem shumë

Një burrë poston fotot: Kam grua dhe dashnore, i meritoj, lodhem shumë

David dhe Victoria Beckham 17 vite martesë, ja urimet për njëri-tjetrin

David dhe Victoria Beckham 17 vite martesë, ja urimet për njëri-tjetrin

Video Skandaloze/ Lezhë, historiani turk fyen Skënderbeun: Terrorist kurd

Video Skandaloze/ Lezhë, historiani turk fyen Skënderbeun: Terrorist kurd

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
17 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Turmp ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me përplasjet midis Iranit dhe Izralit. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
17 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka pritur ditën e sotme në një takim, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit....

Lexo më shumë

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
17 Qershor, 2025

Lindja e Mesme po kalon një kohë ku luftrat kanë shpërthyer në disa fronte. Njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën...

Lexo më shumë

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
17 Qershor, 2025

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com