Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

2025/06/03 at 11:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

Më 1 qershor, rrjetet sociale u vërshuan nga pamje të disa sulmeve me kuadkopterë – një lloj droni – përmes të cilëve Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu sulme ndaj bazave ajrore ruse, duke shkatërruar shumë mjete ajrore me rreze të gjatë veprimi.

Këto video me siguri janë duke u studiuar tani në dhomat ushtarake të planifikimit.

“Ky sulm duhet të jetë një zile zgjimi për ushtritë në gjithë botën”, ka thënë Stacie Petttyhohn, drejtore e Programit për Mbrojtje në Qendrën për Studime të Reja Amerikane, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Në shumë drejtime, sulmi i 1 qershorit ka qenë më efektiv sesa ato që janë kryer nga dronët me rreze të gjatë, sepse dronët e vegjël mund të shpërndahen, të navigojnë në shënjestra tjera dhe të godasin saktë në disa shënjestra nëpër baza të mëdha ajrore”, ka thënë kjo eksperte dronësh.

“Pika kryesore e këtij sulmi ishte infiltrimi dhe operacionet shumë afër bazave ajrore, të cilat duket se kanë qenë të mbrojtura lehtë, sepse pakkush mund të jetë shqetësuar për mundësinë e Ukrainës që të sulmojë kaq thellë në Rusi”, ka thënë ajo.

Ende mbetet e paqartë se prej nga janë manovruar dronët. Ukraina pretendon se çatitë e kamionëve që kanë bartur flotën e fshehtë të dronëve janë hapur nga distanca, për të mundësuar nisjen e kuadkopterëve.

Kuadkopterët që kontrollohen prej larg, zakonisht kanë probleme me komunikim teksa i afrohen shënjestrës. Megjithatë, në disa pamje që janë duke qarkulluar prej njërit dron sulmues, shihen imazhe krejtësisht të qarta, që dalin vetëm prej kuadkopterëve të kontrolluar me kabllo. Dronë të tillë janë të limituar në rrezen që mund të përshkojnë, varësisht nga gjatësia e kabllos.

Përderisa lansuesit mobilë të Ukrainës janë parkuar vetëm pak kilometra larg bazave ruse, ky kufizim është tejkaluar, dhe pasojat kanë qenë shkatërruese. Kievi pretendon se 41 avionë rusë janë shkatërruar. Një bloger me ndikim dhe pro-Kremlinit, vlerëson se dhjetë avionë janë shkatërruar.

Michael Boyle, profesor në Universitetin Rutgers dhe autor i një libri për luftën me dronë, ka thënë se “ekzistojnë plot strategji kundër dronëve, por që ato bëhen të padobishme kur është fjala për dronët me kabllo të fibrit optik, dhe ushtritë duhet t’i rimendojnë strategjitë për t’u përballur me dronë të fibrit optik, edhe nëse sulmet sikurse ato kundër Rusisë janë të rralla dhe vështirë të përsëritshme”.

Bazat ajrore të ushtrisë mbrohen me sisteme shtresore, që shpesh përfshijnë radarë për të detektuar ndonjë kërcënim në ardhje, si dhe sisteme raketore dhe pajisje tjera që dizajnohen për t’i çorientuar dronët që kontrollohen me radio nga larg.

Taktika të tilla kanë qenë pothuajse të padobishme kundrejt sulmit të fundit. Duke fluturuar në distancë të vogël, dronët kanë arritur në shënjestër pa aktivizuar paralajmërimin e radarit.

Në disa video të 1 qershorit mund të dëgjohet vetëm zhurma e disa armëve të vogla, përmes së cilave zyrtarët rusë tentojnë t’i rrëzojnë kuadkopterët.

Koloneli Markus Reisner, udhëheqës i Akademisë për Kërkime dhe Zhvillim në ushtrinë austriake, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmet e tregojnë “shijen e luftës të së ardhmes”.

Reisner ka thënë se prej nisjes së luftës, Moska e ka sulmuar Ukrainën duke përdorur “raketa me rreze të gjatë dhe bombarduesit TU-95. Përgjatë sulmeve me këto armë, bombarduesit nisin raketat nënujore me rreze të gjatë prej një distance të sigurt. Prandaj Uraina ka tentuar vazhdimisht që t’i heqë qafe këta bombardues të rëndë”.

Pavarësisht se raportimet e cilës palë për dëmet rezultojnë të jenë të vërteta, Reisner beson se operacioni ukrainas “do të kontribuojë dukshëm në intensitetin e sulmeve ajrore ruse në Ukrainë”. Sipas analistes ruse, Natalia Shavshukova, në bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusia, të lehtësuara nga Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara më 2 qershor, pala ukrainase ka pasur pozicion negociator më të fuqishëm për shkak të sulmit të 1 qershorit.

Analistja e pavarur ka thënë se “herën e kaluar, Kremlini e ka demonstruar fuqinë e tij duke treguar se nuk synon të ndalë bombardimin e qyteteve ukrainase, edhe nëse përballet me thirrje për armëpushim nga të gjitha anët. Tani, Ukraina e ka demonstruar fuqinë e vet dhe aftësinë për të kryer operacione të sofistikuara thellë brenda linjave të armikut, pavarësisht të gjitha sfidave”. REL

Ju sugjerojmë

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor
Bota

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor

9 Shtator, 2025 5:08 pm
Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman
Bota

Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman

9 Shtator, 2025 4:25 pm
Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit
Bota

Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

9 Shtator, 2025 4:08 pm
Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën
Aktualitet

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

9 Shtator, 2025 3:30 pm
Masakra me dy viktima,drejtori i Policisë së Shtetit mesazh për efektivët e Shkodrës
Kronikë

Masakra me dy viktima,drejtori i Policisë së Shtetit mesazh për efektivët e Shkodrës

9 Shtator, 2025 2:39 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt

9 Shtator, 2025 2:01 pm
Moska rinis sulmet, dhjetëra dronë e raketa mbi Ukrainë
Bota

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

9 Shtator, 2025 1:41 pm
Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha
Kryesore

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha

9 Shtator, 2025 1:18 pm
Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin
Kryesore

Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin

9 Shtator, 2025 1:03 pm
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali
Bota

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 Shtator, 2025 12:56 pm
Para
Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga

Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail

Zgjedhjet lokale në Prishtinë,pritet të shpallet data/Osmani mbledh partitë politike

TE FUNDIT

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor

Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA: Krishtlindjet do jenë më 1 tetor
9 Shtator, 2025

Krishtlindjet vijnë herët në Karakas dhe kjo nuk ka të bëjë fare me temperaturat. Përkundrazi, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës,...

Lexo më shumë

Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman

Biznes me sauditët Boris Johnson i del letra ku “i lutet” Mohammed bin Salman
9 Shtator, 2025

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është përfshirë në marrëdhënie biznesi me sauditët, sipas dokumenteve që kanë rrjedhur së fundmi. Dokumentet e...

Lexo më shumë

Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit
9 Shtator, 2025

Izraeli kreu një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, tha një burim izraelit për CNN, pasi një shpërthim u...

Lexo më shumë

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën
9 Shtator, 2025

185 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në zonën e Porto Romanos në Durrës prej dy ditësh nuk kanë shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com