-Jetë dhe Stil

Si mund të mbroni flokët nga dëmtimi në stinën e verës?


               Publikuar në : 17:51 - 20/06/19 |
xhu lia

Në stinën e verës vajzat duhet të kenë shumë kujdes me flokët pasi rrezet e diellit rrezikojnë t’i dëmtojnë. Për këtë arsye më poshtë ju paraqesim disa maska dhe produkte mjaft efikase që do të mbrojnë në mënyrën më të mirë flokët tuaj.

Uthulla largon vajin e tepërt
Për t’i dhënë gjallëri flokëve është mirë që t’i shpëlani me përzierjen e një gotë uthulle molle dhe një gotë uji të vakët. Më pas lajini flokët për të larguar aromën e uthullës. Ajo bën të mundur pastrimin e të papastërtive dhe vajrat e tepërt, ndërsa do të parandalojë edhe tharjen e flokëve.

Shampanja kthen shkëlqimin në flokë
Mund të duket se çuditshme por në të vërtetë shampanja bën çudi për flokët, veçanërisht për biondet pasi krijon shkëlqim të artë dhe nuk e than flokun. Në fillim lajini flokët me shampo dhe pastaj shpëlajeni me përzierjen prej një gjysmë gote uji të vakët dhe gjysmë gote shampanjë.

Kanella forcon rrënjën e flokut
Në një enë hidhni një gjysmë gote me vaj të nxehtë ulliri dhe shtoni një lugë kanellë dhe një lugë mjaltë. Pasi të ftohet përzierja, duhet të masazhoni kokën dhe t’a lini të veprojë për 15 minuta. Pas kësaj shpëlajeni me shampon dhe veprimin përsëriteni çdo javë për të forcuar rrënjën e flokut. Kjo maskë parandalon rënien e flokut./Opinion.al/

 

Pas