Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mund ta shohim dasmën e Leka Zogut?

2016/10/09 at 12:07 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Mos i falni hajdutët tanë!

Nga Blendi Fevziu –


Për një vend të vogël dhe me njohje modeste ndërkombëtare si Shqipëria, cdo eveniment për ta sjellë atë në vëmendjen e mediave botërore është një bonus i pacmueshëm. Kjo mund të ishte mënyra më e mirë dhe padyshim më e duhura për të parë dhe komentuar dasmën e Pric Lekës me Elja Zaharian. Dasma që u mbajt këtë fundjavë në Tiranë, padyshim që e arriti këtë objektiv.
Në Pallatin ku Mbreti Zog kishte vendosur të kalonte jetën me Mretëreshën Geraldinë, po ku nuk hyri dot, kurrë, Leka ja arriti të mblidhte një miksim mjaft interesant përfaqësuesish të familjeve mbretërore europiane, në fuqi apo jashtë pushtetit, miq të Shqipërisë, personazhe të njohur dhe mbi të gjitha gazetarë ndër më në zë të kontinentit. Në darkën me afro 300 të ftuar, thuajse 200 e ca prej tyre ishin të huaj. Të huaj shumica e të cilëve e vizitonin për herë të parë Shqipërinë dhe që sic u shprehën e kishin gjetur atë shumë më ndryshe se sa imazhi që kishin përpara se sa të mbërrinin këtu. Në listën e të ftuarve përfshiheshin Ish Mbretëresha Sofia e Spanjës, e cila ka qenë në fron për disa dekada deri disa vjet më parë, njëkohësisht nëna e Mbretit aktual të Spanjës; ish Perandoresha Farah Diva e Iranit, gruaja e Shahut Mohamed Riza Pahlevi, një nga personazhet më të komentuar në botë për kujtimet e saj publikuar në 2003; Princesha Llalla Meryem e Marokut, vajza e Mretit Hasan i II dhe motra e mbretit aktual Muhamed i Marokut; Princi Mishel i Greqisë; Maria Pia si Savoia de Bourbon e Parmes dhe thuajse 100 përfaqësues të tjerë të familjeve mbretërore europiane. Disa prej të cilave ende në fuqi në vendet e tyre.
Në sallë ishin po ashtu personazhe të njohur të mediave dhe politikës. Ish Sekretari i Shtetit për cështjet Europiane i Francës Reno Myselie, ish Ministri i Kulturës i Francës dhe një ndër personazhet më të njohur të televizonit në Francë, Frederik Miteran, nipi i ish Presidentit Miteran; gazetarë me ndikim të mediave franceze e britanike. Dasma arriti të tërheqë vëmendjen e disa mediave europiane. Ato e kanë përshkruar me tone mjaft pozitive. Pas përfaqësimit të Shqipërisë në Europian, kjo është hera e dytë që për Shqipërinë flitet pozitivisht në shtypin e huaj. Zakonisht ne tërheqim vëmendje vetëm me anën negative.
Edhe pse Leka Zogu nuk ka asnjë pretendim mbi fronin, edhe pse ai ka zgjedhur te këtë një jetë të tërhequr dhe jashtë ceremonive, ai ja arriti të sjellë në dasmën e tij më shumë personazhe të njohur se sa i jati në dasmën që organizoi në Madrid në 1975 madje edhe më shumë familje mbretërore se sa solli i gjyshi në dasmën e famshme të vitit 1938. Dasmën që njihet si më mediatikja ndërkombëtarisht në historinë e Shqipërisë.
Në 2002 kur Simeoni i Bullgarisë vendosi të organizojë në vendin e tij dasmën e vajzës, Kalina, mediat bullgare dhe ato ndërkombëtare e quajtën atë një operacion të shkëlqyer PR për Bullgarinë. Le ta shohim edhe dasmën e Lekës me Eljan si një event të tillë dhe në këtë vështrim ajo ja arriti plotësisht qëllimit.
Të gjithë debatet e tjera. Ato mbi historinë dhe rolin e Zogut në të. Ato mbi pretendimet e familjes apo mbi rolin e saj, sot nuk kanë vlerë. Historia ka kohë dhe do ketë kohë të merret me to. Dasma mbaroi dje. Dhe ajo ja arriti të ishte ashtu sic do ta donte gjithkush: një dasëm e paharruar për dy të rinj dhe nje event i rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë.
Blendi Fevziu

IMG_0498

Artikulli i Le Figaro per dasmen!

Etiketa: Dasma e Leka Zogutelja Zahariafamilje mbretrorefarah dibafrederik Miterandleka Zogusofia e aspanjes


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Emrat/ Luiza Gega fiton maratonën e Tiranës, në vend të 3-të një politikane

Emrat/ Luiza Gega fiton maratonën e Tiranës, në vend të 3-të një politikane

Prifti që i mbijetoi komunizmit, Dom Ernest Troshani shpallet Kardinal nga Papa Francesku

Prifti që i mbijetoi komunizmit, Dom Ernest Troshani shpallet Kardinal nga Papa Francesku

Dëshmi dhe shifra/ Si po falimentojnë mijëra biznese në kryeqytet

Dëshmi dhe shifra/ Si po falimentojnë mijëra biznese në kryeqytet
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com