-Shëndeti

Si mund ta përdorim mjaltin


               Publikuar në : 20:26 - 10/03/19 |
geliano fataj

Mjalti i mirë është konsideruar si një shërues për dhimbjet e fytit dhe kollën. Një studim në vitin 2007 zbuloi se prindërit përdornin mjaltin për kollën e natës së fëmijëve të tyre dhe dhimbjet e fytit.
Këto rezultate u miratuan sërish nga një studim i vitit 2016, që zbuloi se mjalti mund të jetë më i mirë se “çdo trajtim tjetër” për lehtësimin e kollës. Gjithashtu mjalti ka veti antibakteriale natyrore dhe efektet e tij në shërimin e plagëve janë tepër të larta.

Studimet laboratorike dhe ato klinike, kanë treguar se mjalti është një ‘’agjent’’ i efektshëm antibakterial i cili mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes së indeve të reja dhe trajtimin e plagëve jo të rënda, si ulçera apo djegia.

Por përdorimi i mjaltit jo çdo herë ka efekte pozitive. Ekziston rreziku i ‘’botulizmit foshnjor’’ (një sëmundje e rrallë por serioze) nga mjalti. Prandaj, studiuesit këshillojnë prindërit që të mos u japin mjaltë fëmijëve derisa të jenë më shumë se 1 vjeç.

Duke marrë parasysh se mjalti përmban sheqer, ai mund të kontribuojë dhe në prishjen e dhëmbëve, ndaj ju mund të bisedoni me dentistin tuaj ose një profesionist tjetër shëndetësor nëse jeni i shqetësuar për shëndetin e dhëmbëve./Opinion.al

Pas