Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mund ta ndryshojnë udhëheqësin e tyre konservatorët britanik

2022/07/06 at 10:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si mund ta ndryshojnë udhëheqësin e tyre konservatorët britanik

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, po lufton për të ardhmen e tij politike, pasi brenda dy ditësh, dy nga ministrat kryesorë dhe një mori zyrtarësh më pak të rëndësishëm të kabinetit të tij, dhanë dorëheqje.


Dorëheqjet pasojnë muaj të tërë të kaosit politik. Shumë kundërshtarë, përfshirë edhe ata brenda Partisë së tij Konservatore, kanë bërë thirrje që zoti Johnson të largohet. Por, ai ka thënë se nuk do të japë dorëheqje dhe tani është në dorën e një grupi të fuqishëm konservator, i njohur si Komiteti i 1922-shit, që ta rrëzojë atë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas rregullave aktuale të partisë, duhet të kalojë një vit përpara se të kërkohet një mocion tjetër për t’i hequr votëbesimin kryeministrit. Por, komiteti ka fuqinë të ndryshojë rregullat për të lejuar një votëbesim të ri më shpejt.

A MUND TË MBAHET VOTIM PËR RRËZIMIN E QEVERISË?

Teknikisht mund të zhvillohet pas 11 muajsh.

15% e ligjvënësve konservatorë, aktualisht 54 deputetë, duhet t’i kërkojnë kreut të “Komitetit 1922”, Graham Brady, të kërkojë votë-besimin e qeverisë.

Boris Johnson i mbijetoi një votëbesimi më 6 qershor, megjithëse 41% e ligjvënësve konservatorë votuan kundër tij, duke e vënë në dyshim të ardhmen e tij.

Sipas rregullave aktuale të partisë, duhet të kalojë një vit përpara se të ndodhë një sfidë tjetër formale ndaj kreut të partisë.

Por, “Komiteti 1922” ka fuqinë të ndryshojë rregullat për të lejuar një votëbesim të ri më shpejt.

ÇFARË ËSHTË KOMITETI I 1922-shit?

“Komiteti 1922” është një grup prej mbi 10 deputetësh konservatorë të cilët nuk mbajnë asnjë post qeveritar. Ata takohen rregullisht për të diskutuar çështjet e partisë. Komiteti takohet me udhëheqësin e partisë çdo muaj për të këmbyer pikëpamjet rreth partisë.

Pjesa më e rëndësishme e punës së këtij komiteti është përcaktimi i rregullave se si mund të ndryshohet kreu i partisë.

Komiteti u themelua në vitin 1923 nga një grup ligjvënësish, që morën mandatin e deputetit në vitin 1922, prej nga e ka marë edhe emrin.

Anëtarët e tij zgjidhen nga rradhët e deputetëve konservatorë. Brenda pak javësh pritet të zgjidhet komiteti i ri ekzekutiv.

SA ËSHTË E MUNDUR TË NDRYSHOJNË RREGULLAT?

Kjo i takon ekzekutivit të Komitetit 1922. Disa media raportojnë se një vendim mund të merret mbrëmjen e së mërkurës, kur të mblidhet ekzekutivi.

Një tjetër mundësi është që komiteti të presë disa javë derisa të zgjidhet ekzekutivi i ri. Disa ligjvënës konservatorë kanë thënë se do të kandidojnë për t’u bërë anëtarë të komitetit dhe nëse zgjidhen do të votojnë për ndryshim rregulli.

Bob Blackman, sekretari i përbashkët ekzekutiv i komitetit, tha të mërkurën se duhet të kalohet një “prag shumë i lartë” për të garantuar një votëbesim të ri kaq shpejt pas votimit në muajin qershor.

“Ajo që duhet të bëjmë është sigurisht të kemi mendje të qetë , sepse një nga sugjerimet e tjera që po bëhen … është që afati të shkurtohet në gjashtë muaj. Kjo do të thotë që data më e afërt të jetë dhjetori”, tha ai për TalkTV.

ÇFARË NDODH NËSE ZOTI JOHNSON HUMB VOTËBESIMIN?

Boris Johnson do të ketë nevojë për mbështetjen e 180 nga 359 ligjvënës konservatorë që janë në parlamentin britanik, nëse bëhet një votëbesim i ri.

Nëse humbet, ai duhet të japë dorëheqjen dhe në parti zhvillohet një garë për udhëheqësin e ri, por ai nuk mund të kandidojë sërish. Ai do të mbetet udhëheqës i partisë dhe kryeministër derisa të zgjidhet një zëvendësues.

Çdo ligjvënës konservator ka të drejtë të kandidojë për të zëvendësuar zotin Johnson si udhëheqës partie. Fituesi i garës bëhet udhëheqës i Partisë Konservatore dhe kryeministër, pa pasur nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme./ VOA



Ju sugjerojmë

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
Bota

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

29 Qershor, 2026 7:03 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Para
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk konsumoni bukë

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk konsumoni bukë

Të shtëna me armë në Çarshinë e Shkupit, qeveria e opozita akuzojnë njëra-tjetrën

Të shtëna me armë në Çarshinë e Shkupit, qeveria e opozita akuzojnë njëra-tjetrën

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi, 7 korrik 2022
















TE FUNDIT

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Quhet Tsunami dhe është kthyer në simbol të shpresës pas tërmetit që goditi Venezuelën më 24 qershor. Ky qen 9-vjeçar i...

Lexo më shumë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
29 Qershor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe...

Lexo më shumë

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
29 Qershor, 2026

Brenda verës, qeveria do ta hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}