Te Fundit

Si mësojmë?


               Publikuar në : 19:41 - 07/03/20 |
Opi Nion

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D

Si mësojmë? Çfarë është memoria? Të mësuarit për trurin është çelësi i zhvillimit nga momenti i lindjes dhe përzgjat gjatë rrugëtimit të jetës. Procesi i të mësuarit nuk është një proces i thjeshtë. Aftësia individuale për të mësuar është një proces kompleks dhe influencohet direkt nga aktiviteti i qelizave të trurit dhe rrugëtimi që ato marrin gjatë këtij procesi (Bassett, et al., 2015).

Zhvillimi i kujtesës varet nga arkitektura e rrjetit të qelizave nervore dhe nga aftësia e plasticitet sinaptik, struktura qelizore, plasticiteti i trurit, aftësia për të integruar informacione nga mjedisi dhe vet-rregullimi i veprimtaris së qelizave nervore në përputhje me rrethanat (Kandel, 2014). Për ta përshkruar si rrugëtim dhe kuptuar sado pak duhet të shikojmë rrugëtimin e memorjes si një narrative në jetë…

Ajo nuk e kishte imagjinuar që kaluara e saj do ta ndiqte atë përherë si të ishte e bekuar nga një magjistare. Sa më afër ajo lundronte përeth mendimeve, aq më shumë jehona e tyre shpallte luftë brenda saj. Pas gjithë atyre viteve, kujtimet e saj të fëmijërisë u zgjuan nga një kohë të gjatë letargjike. Papritmas rrugëtimi i saj ishte duke udhëtuar nëpër të kaluarën, për të, aq e panjohur sa dhe e ardhmja. Konfuzioni vendosi anarki. E pafuqishme për të përshkruar ndjenjat e saj duke debatuar me vetveten se po merrte një rrugëtim që ndofta nuk do e kuptonte. Por kishte mall. Ishte larguar nga vendi i saj i lindjes shumë e re për të kujtuar cdo gjë me qartësi.

Ky udhëtim i memorjes ishte një kujtim në formë thirrje, duke mbledhur copëza dhe pjesë nga imagjinata e saj e fëmijërisë. Ajo me kohë kishte braktisur idenë për të vizituar kujtimet e mëkohëshme dhe shpesh ndihej e bllokuar në mes të emocioneve.

***

Një buzeqeshje i kthehej në buzë sa herë mendonte fëmijërinë. Mbante mënd se ishe një verë e nxehtë ku dhe asfalti i rrugëve kishte filluar të belbëzonte me bulëzat e krijuara në sipërfaqe që ndiqnin hapat e saj. Si një fëmijë kureshtar ishte gjithmonë kurioze për gjithçka që rrethonte botën e saj të vogël. Ajo verë, si një ditë e zakonshme kishte ngelur në kujtesën e saj sikur të ishte e djeshmja. Mbante mend ato momente të fëmijërisë me nostalgji, megjithese besonte se ato momente kishin udhëtuar me të me besnikëri dhe kurrë nuk e kishin lënë. Për herë të parë në jetën e saj fëminore ajo u ndaloi të pyeste “Pse?”, Por shkoi në kërkim të “Pse-së.

“Atë ditë të nxehtë gushti nëna e saj u përgjigj ndryshe vargut të pyetjeve fëminore. “Pse? Pse? Kjo apo ajo? – Edhe Sokrati nuk e ka gjetur se, “Pse”!!! Kjo ishte e gjitha që ajo tha dhe u largua duke e ditur se ajo përgjigje e nxiti atë të dëshironte më shumë pyetje. E pra, kush ishte ky Sokrati që gjoja dinte gjithshka? Kush? Si? Të kërkoje për “pse?” nuk ishte e lehtë, por të kërkoje për Sokratin i doli të ishte një sfidë edhe më e vështirë. Kërkimi dhe kurioziteti u bë një rrugëtim.

Ajo filloi duke kërkuar nëpër lagje sikur nuk i kishte parë kurrë më përpara. Kush mund të jetë ai vallë? mendoi ajo. Bukëpjeksi? Një person që mori vëmendjen e saj të parë ishte pikërisht ai. Të gjithë njerëzit blinin bukë tek ai dhe ajo e pranonte me dëshirë që buka e tij ishte më e mira. Për habinë e saj të bëje bukën nuk ishte dhe aq e lehtë. Bukëpjeksi i mësoi asaj se si bëhej buka. Gjithsesi ajo nuk gjeti gjurmët e Sokratit. Edhe pse ajo u pajtua me mendimin e bukëpjeksit se edhe Sokrati do ta pëlqente bukën e tij. Ky udhëtim vere vazhdoi me vizita tek rrobaqepësja, berberi dhe shumë dyqane të tjera të vogla përreth shtëpise së saj.

Ata të gjithë u pajtuan me mendimin se edhe Sokrati do të pëlqente prodhimet e tyre, por ende, nuk kishte rënë në gjurmët Sokratit. Të ishte akullorexhiu? Ndoshta, mendoi ajo. Përveç kësaj, ajo e dinte që të gjithë fëmijët donin akullore sepse sa herë akullorexhiu vinte me karrocë nëpër lagjen e saj, të gjithë shokët dhe shoqet vraponin drejt tij. Ai duhet të kishe përgjigje,- këmbënguli ajo në monologun e saj. Një pasdite, ajo priti për shtësin e akullores të arrinte me karrocën e tij nën tingujt e çuditshëm të muzikes charakteristike që fëmijët e njihnin shumë mirë. Ajo qëndroi e heshtur pranë tij duke vëzhguar të gjithe fëmijet që po kërkonin akullore deri sa ajo mori vëmëndjen e tij.

Çfarë akullore doni? – pyeti ai. A e keni parë Sokratin? -pyeti ajo. Duke parë konfuzionin e tij ajo vendosi të blej, “akullore me çokollatë”. Pas një sërë pyetjesh të bëra me shitësin e akullores, ajo mësoi se ai nuk e kishte parë Sokratin, por ai i tregoi asaj se si të bënte akullore dhe ju betua që edhe Sokrati po të ishte aty do ta pëlqente akulloren e tij.

E lumtur që kishte mësuar si të bënte akullore, ajo u kthye në shtëpi e kënaqur me ditën e saj. Me entusiazëm, ajo i tha nënës së saj se si bëhej akullorja, por që ende nuk e kishte zgjidhur gjëzën e Sokratit. Ky rrugëtim udhëtoi me imagjinatën e saj në ditën e parë të shkollës.

Kur e pyetën se çfarë kishte bëri ajo atë verë, ajo me krenari rrëfeu tregime për aventurën e saj nëpër lagje, por tregimi më i suksesshëm ishte ai si mësoi të bënte akullore. Ideja se si ajo dinte të bënte akullore ishte një sensacion i menjëhershëm për shokët e klasës e saj.

– Kush t’i mësoi gjithë këto, – pyeti njëri nga nxënësit me padurim? – Sokrati, u përgjigj ajo me një besim fëminor. Edhe shumë vite më vonë ajo akoma sillte ndërmend buzëqeshjen e mësueses së saj të parë.

Pas