Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mbijetoi stema e Ambasadës Amerikane për t’u rivendosur sërish në 1991

2021/07/14 at 6:43 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Si mbijetoi stema e Ambasadës Amerikane për t’u rivendosur sërish në 1991

Erald Kapri


Pushtimi fashist i Shqipërisë në 1939-ën, solli edhe mbylljen e Legatës Amerikane në Tiranë. I Dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministri i Plotfuqishëm, Hugh G. Grant u largua nga Shqipëria në shtator të atij viti. Një ndër shqetësimet e Grantit ishin objektet, mobiliet dhe sendet e shumta në Legatë. Stafi i paktë i Legatës u angazhua që pjesën kryesore të tyre t’i fshihnin poshtë, në bodrumin e ndërtesës.

Loni Adami ishte një ndër sekretarët me jetëgjatë të Legatës. Ai u punësua nga ish-Ministri Fuqiplotë Charles C. Hart në vitin 1929 kur ishte vetëm 19 vjeç pasi kishte përfunduar shkollën amerikane të Harri Fulcit si nxënësi më i mirë. Në ato muaj vere të 1939-s, Loni kishte me vete edhe bashkëshorten e tij, Andromaqin, e cila ndihmonte në sistemimin e objekteve.

Ish-ministri amerikan Hugh G. Grant duke pritur në legatë kreun e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Hirësinë e tij Visarion Xhuvanin. Në foto edhe sekretari i Ambasadës, Loni Adami.
Ish-ministri amerikan Hugh G. Grant duke pritur në legatë krerët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në foto edhe sekretari i Ambasadës, Loni Adami.
Ish-ministri amerikan, Herman Bernstein dalë para legatës me stafin e plotë të saj. Në foto edhe sekretari i Ambasadës, Loni Adami.
Ish-ministri amerikan, Post Wheeler dalë në legatë me stafin e plotë të saj. Në foto edhe sekretari i Ambasadës, Loni Adami.
Ish-ministri amerikan, Post Wheeler dalë në oborrin e legatës me stafin e plotë të saj. Në foto edhe sekretari i Ambasadës, Loni Adami.

Pas luftës, Loni Adami do të arrestohej nga komunistët dhe do të vdiste nga torturat në burg duke lënë vetëm Andromaqin më fëmijët.

Ish-Sekretari i Legatës Amerikane në Tiranë në vitet 1929-1939, Loni Adami bashkë me motrën e tij.

Me rivendosjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në mars 1991, i ngarkuari me punë Kristofer Hill u njoh me bashkëshorten e Loni Adamit. Në datën 1 tetor 1991, nisi nga puna Ambasada Amerikane në Tiranë pikërisht në ish-godinën e vjetër të saj të ndërtuar në fund të viteve 20-të.

Andromaqi Adami dhe Kristofer Hill, 1 tetor 1991

Andromaqi i rrëfeu Hillit se ajo me bashkëshortin e saj, Lonin, hoqën stemën e Legatës dhe pasi e kishin mbështjellë mirë, e kishin fshehur në bodrum. Kurioz për këtë detaj, Hill shkon në bodrum bashkë me Andromaqin dhe gjejnë stemën e vjetër të Legatës. Në shenjë nderimi dhe respekti, Andromaqi ngriti flamurin amerikan në oborrin e Ambasadës. Stema u rivendos në derën kryesore të Ambasadës.

Andromaqi Adami duke ngritur flamurin amerikan në oborrin e Ambasadës, 52 vite pasi u rivendosën marrëdhëniet mes dy vendeve

Shënim: Në foton kryesore, Loni Adami dhe anëtarë të tjerë të stafit të Legatës Amerikane para vitit 1939. Mbi ta, stema e Legatës Amerikane./ Kujto.al



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
OBSH: Kombinimi i vaksinave COVID vetëm nga ekspertët shëndetësorë

OBSH: Kombinimi i vaksinave COVID vetëm nga ekspertët shëndetësorë

Kosovë/ Qeveria miraton masat e reja anti-COVID

Kosovë/ Qeveria miraton masat e reja anti-COVID

VIDEO/ UEFA shpall golin më të bukur të “Euro 2020”

VIDEO/ UEFA shpall golin më të bukur të "Euro 2020"
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}