Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si kalohet nafta kontrabandë nga Maqedonia në Shqipëri

2017/04/24 at 8:09 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria rrit të fshehtësi çmimin e naftës

Fiks Fare ka denoncuar sot  futjen e naftës kontrabandë nga Maqedonia .

Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballuar çmimin e lartë të naftës në vend.

Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është rreth 68  lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 110 lekë për litër, nga 178 lekë që e blejnë në Shqipëri.

nafta

Forcimi i rregullave për të parandaluar kontrabandën e karburanteve nuk do të thotë se pengon këtë aktivitet nëse nuk forcon kontrollin në pikat doganore, sidomos kur atë mund ta gjesh më lirë në vendet fqinje.

Fiks Fare ndoqi nga afër sesi realizohet ky aktivitet tregtar i paligjshëm, që nga momenti i blerjes në Maqedoni, mënyrat e transportimit dhe deri te kalimi në pikat doganore pa e deklaruar mallin e blerë, pavarësisht ligjeve dhe akteve nënligjore që janë në fuqi. Për të ndaluar një aktivitet të tillë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani pati nxjerrë një urdhër që më 12 maj të vitit 2015, për kufizimin e importit të karburantit. Në këtë urdhër, i cili është ende në fuqi, deklarohet se “përjashtohet nga detyrimet e importit karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare, vetëm për sasinë deri në 200 litra për automjet dhe për çdo udhëtim. Po ashtu, ky urdhër thotë që është i përjashtuar nga detyrimet e importit karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare që kryejnë transport ndërkombëtar nëpër zonën e tyre kufitare me thellësi maksimale prej 15 km vijë ajrore, me kusht që udhëtimet të kryhen nga banues të zonës kufitare, vetëm për sasinë deri në 150 litra për automjet dhe për çdo udhëtim”. Por në të vërtetë sa zbatohet ky urdhër dhe a është gjetur mënyra për t’iu shmangur atij.

Gazetarët e Fiks Fare tregojnë sesi shumë banorë të zonave kufitare gjejnë lloj-lloj mënyrash për të rritur kapacitetin e serbatorëve të makinave të tyre dhe i mbushin me naftë në Maqedoni, ku nafta kushton 110 lekë për litër. Fillimisht gazetarët e emisionit investigativ shkuan në Strugë, ku u xhirua mbushja e serbatorëve të autoveturave me targa shqiptare, por edhe me bidonë në pikat e tregtimit të karburantit në Maqedoni, të cilat më pas udhëtojnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar me shtetin fqinj.

Madje një drejtues makine me targa shqiptare, kishte arritur të modifikonte depozitën e ujit që përdoret për larjen e xhamave me qëllim që t’i shmangej kontrollit doganor, të cilën e mbushte me naftë në Maqedoni dhe më pas e transportonte drejt Shqipërisë. Këtë depozitë uji, ai e kishte lidhur direkt me pompën e naftës, ndërsa naftën e serbatorit, ai nuk e harxhonte, pasi e mban rezervë për ta shitur. Por jo vetëm kaq, një tjetër bidon me naftë, ai e fut poshtë kofanos së mjetit, duke e importuar në vendin tonë.

Gjithsesi ai nuk është i vetmi, një shofer furgoni tregon se makinën e ka me dy serbatorë. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, ai shpjegon se një serbator e ka origjinal, ndërsa të dytin e ka marrë nga një tjetër makinë, pasi është më i madh për të transportuar sa më shumë naftë. Të gjitha këto mjete kalojnë pa problem në pikën doganore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, edhe pse transportojnë karburant kontrabandë.

Veç makinave të vogla e njëjta situatë ndodh edhe me kamionët. Nga biseda me punonjësit e policisë në doganë rezultoi se serbatori i kamionëve duhet të matet me shkop për të ditur sesa karburant ka brenda ose të verifikohet me peshën e kamionit. Fiks Fare ndoqi sesi një kamion u mbush me karburant në Strugë dhe më pas u ndoq deri në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë për të kuptuar sesi shmanget kontrolli për sasinë e tepërt të naftës. Në hyrje të doganës tonë vihet re sesi kamionët ndalojnë në rrugë dhe mbushen me gurë, para se të kalojnë në Shqipëri. Ky veprim bëhet me qëllim që kur të peshohet në doganë, pesha e tij mos të sjellë dyshim për karburant tepër, por ata justifikohen me faktin se peshojnë gurët dhe në këtë mënyrë nuk kontrollohet serbatori. Pas kësaj teknike, kamioni kalon pa problem në tokën shqiptare.

Një fakt të tillë të mbushjes së serbatorëve me karburant më shumë sesa lejohet, e pranon edhe një punonjës karburanti. Në bisedë me gazetarët e Fiksit, ai tregon që kamionët mund të marrin deri në 400 ose 500 litra, por duhet të kesh mik në doganë.

Burimi: Top Channel

Etiketa: kontrabanda e naftesmaqedonishqiperisi futet

Ju sugjerojmë

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë
Kronikë

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë

24 Shtator, 2025 8:28 pm
Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës
Bota

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës

24 Shtator, 2025 7:31 pm
Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
Politikë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

24 Shtator, 2025 6:35 pm
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
Kryesore

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

24 Shtator, 2025 6:27 pm
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryesore

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:22 pm
SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio
Rajoni

SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio

24 Shtator, 2025 6:21 pm
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

24 Shtator, 2025 6:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

24 Shtator, 2025 5:59 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: Kam ndalur 7 luftëra/ La Republicca: Konflikti Kosovë-Serbi i ngrirë…

24 Shtator, 2025 4:51 pm
Para
Rikthehet Liljana Kondakçi, zbulon pikën e dobët dhe sekretin e rinisë së përjetshme

Rikthehet Liljana Kondakçi, zbulon pikën e dobët dhe sekretin e rinisë së përjetshme

Video/ Julia Roberts përjeton emocionet e “El Clasico”, shikoni si reagon kur takon Ronaldon

Video/ Julia Roberts përjeton emocionet e “El Clasico”, shikoni si reagon kur takon Ronaldon

Video/ Do habiteni nga dueti i vajzës së Ilir Metës me Bebe Rexhën!

Video/ Do habiteni nga dueti i vajzës së Ilir Metës me Bebe Rexhën!

TE FUNDIT

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë
24 Shtator, 2025

Një automjet tip “Ferrari” është sekuestruar nga policia e Tiranës. Automjeti që është me vlerë rreth 600 000 euro, dyshohet...

Lexo më shumë

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës
24 Shtator, 2025

Kryeministri grek Mitsotakis dhe ai turk Erdogan nuk janë takuar në New York, në kuadër të punimeve të asamblesë së...

Lexo më shumë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave...

Lexo më shumë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
24 Shtator, 2025

Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com