Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ka dështuar ligji “Antimafia” të sekuestrojë pasuritë e paligjshme të prokurorëve e gjykatësve

2016/11/16 at 9:21 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si ka dështuar ligji “Antimafia” të sekuestrojë pasuritë e paligjshme të prokurorëve e gjykatësve

Ligji “Antimafia” i ndryshuar në vitin 2014 për të përfshirë edhe veprën penale të korrupsionit ka dështuar të prodhojë rezultate në sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.


Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në dy vitet e fundit, hetimet pasurore ndaj njerëzve të drejtësisë kanë qenë formale dhe nuk kanë arritur të zbulojnë qoftë edhe një pronë të vetme, që rrjedh nga vepra penale e korrupsionit.

Një letër-këmbim i Gjykatës së Krimeve të Rënda me Këshillin e Lartë të Drejtësisë tregon se ndonëse ka disa raste të dënimit të zyrtarëve për korrupsion, nuk ekziston asnjë kërkesë për sekuestrimin apo konfiskimin e pasurive të tyre.

“…Nuk ka asnjë rast që Prokuroria e Krimeve të Rënda të ketë sjellë për sekuestrim apo konfiskim të pasurisë së personave të dyshuar apo të dënuar. Për rrjedhojë ne nuk kemi asnjë rast të shqyrtuar apo në shqyrtim,” shkruhet në letrën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të cilën BIRN e disponon.

Nga viti 2014 e deri më sot, zyra e “Task Forcës” për Krimet e Rënda ka hetuar dhe dërguar për gjykim një duzinë gjyqtarësh dhe prokurorësh të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Paralelisht me hetimet penale kundër tyre, Prokuroria nis edhe hetimin pasuror për secilin rast, në përputhje me ligjin “Antimafia”.

Megjithatë, BIRN mësoi se hetimet pasurore kufizohen përgjithësisht në veprime administrative, shkëmbime letrash me zyrat hipotekore apo bankat e nivelit të dytë-pa mundur të vënë në shënjestër pasuri të fshehura apo të jashtëligjshme të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion.

Prokurorët e intervistuar nga BIRN pranojnë se hetimet pasurore bëhen formalisht, por ata fajësojnë legjislacionin në fuqi si konfuz dhe pengues për një hetim të thelluar të pasurive.

Një prokuror i tha BIRN në kushtet e anonimatit se ata i kanë duart e lidhura për të hetuar realisht pasuritë e fshehura të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët i janë nënshtruar hetimit për veprat që lidhen me korrupsionin.

“Ne nuk hetojmë dot për të zbuluar pasuritë e fshehta të gjykatësve apo prokurorëve, mund vetëm të dërgojmë shkresa institucioneve bankare apo në hipoteka për të verifikuar vetëm pasuritë e ligjshme,” tha prokurori.

“Një ndër shkaqet e dështimit të ligjit është edhe informaliteti,” shtoi ai.

Ligji “Antimafia” është i bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, duke i penguar ata të kryejnë hetime për zbulimin e pasurive të paligjshme të funksionarëve publikë-të tilla si vëzhgimet, kontrollet në terren apo përgjimet.

Arenc Çela, drejtues i Task Forcës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda i tha BIRN se është e nevojshme që ligji “Antimafia” të ndryshojë, me qëllim që prokuroria të ketë në duar mekanizma për të kryer veprime të karakterit penal në zbulimin e pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme.

“Për momentin, prokurorët bëjnë vetëm hetim mbi bazën e shkresave, pa mundur të dërgojnë as letërporosi jashtë shtetit,” tha Çela për BIRN.

I miratuar në vitin 2004 në gjurmët e modelit italian, ligji “Antimafia” ka sjellë rezultate të diskutueshme në sekuestrimin e pasurive të grupeve të organizuara kriminale. Ndërkohë, ndryshimet ligjore të vitit 2014 për vënien në fokus të pasurive të përfituara nga korrupsioni kanë mbetur në pikën zero.

Për këtë arsye, dy misionet ndërkombëtare që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Euralius dhe OPDAT kanë ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh për ndryshime të reja në ligjin “Antimafia” që prej vjeshtës 2015, në kuadër të paketës së reformës në drejtësi.

Prokuroria-një aktor i rëndësishëm për zbatimin e ligjit “Antimafia” ka propozuar një sërë ndryshimesh ligjore, çka sipas saj do të sillnin rezultate në gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive të rrjedhura nga korrupsioni. Propozimi thelbësor i saj lidhet me vënien në përdorim të Kodit të Procedurës Penale për sigurimin e provave për hetimet pasurore.

“Sipas eksperiencës italiane e cila është marrë si model nga ligjvënësi shqiptar, natyra parandaluese dhe qëllimi i konfiskimit nuk lejon të kryhen hetime, të cilat ndikojnë tek të drejtat dhe liritë themelore, të tilla si përgjimet dhe në përgjithësi mjetet speciale të hetimit, kontrollet, kqyrjet etj”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë, që BIRN e disponon.

Ajo sugjeron gjithashtu që t’u jepet forcë ligjore kontrolleve të drejtpërdrejta të pasurisë nga oficerët e policisë, ekspertimet apo deklarimet e personave të dobishëm për hetimin pasuror.

Neni 10 i ligjit “Antimafia” ia ngarkon gjykatës të drejtën për të kryer veprime të posaçme, të cilat paketa ligjore nuk i rregullon. Në sugjerimet e Prokurorisë thuhet se kjo dispozitë nuk është zbatuar kurrë në praktikë.

Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës për Krime të Rënda i jep të drejtë kolegëve të tij të Prokurorisë që kërkojnë zbatimin e rregullave të procedurës penale në funksion të ligjit “Antimafia” si dhe mbështet përpjekjet për përmirësimin e këtij ligji.

Ai i tha BIRN se ndryshimet në ligj duhet të bëjnë të mundur që të njëjtat rregulla të procedimit penal të përdoreshin edhe në hetimin pasuror, duke bërë të mundur që provat e mbledhura të përdoreshin në të dyja proceset. Simoni është gjithashtu në favor të përdorimit të mjeteve speciale të hetimit, çka sipas tij do të kufizonte hapësirat e palës nën hetim për të justifikuar pasurinë e tij.

“Varet nga vullneti legjislativ se çfarë qëllimi kërkohet me ndryshimet në këtë ligj: të jetë më i efektshëm e më lehtësisht i përdorshëm për Prokurorinë apo të ofrojë më shumë mundësi mbrojtje për palën tjetër,” përfundoi Simoni. /BIRN

Etiketa: gjyqtarligjpasuriprokuror


Ju sugjerojmë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
Para
Foto/ Michael Schumacher hap llogari në Facebook e Instagram

Foto/ Michael Schumacher hap llogari në Facebook e Instagram

I riu nga Memaliaj i jep fund jetes: Vetëvritet me pushkë në shtëpi

I riu nga Memaliaj i jep fund jetes: Vetëvritet me pushkë në shtëpi

Fujitsu: Mënyra e punës do të ndryshojë që nga viti 2021

Fujitsu: Mënyra e punës do të ndryshojë që nga viti 2021
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}