Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i zbërthejnë arkeologët kodet e gjuhëve të lashta

2022/12/28 at 7:32 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si i zbërthejnë arkeologët kodet e gjuhëve të lashta

Deri 200 vjet më parë, askush në epokën moderne nuk mund t’i kuptonte hieroglifetegjiptiane. Në thelb, egjiptianishtja e lashtë ishte një gjuhë e vdekur. Fakti që sot historianët tani mund t’i lexojnë dhe kuptojnë shkrimet hieroglifike, i detyrohet suksesit me një tekst të jurisprudencës shumë të zakonshëm, të gdhendur mbi një gur me famë botërore.

“Viti i ardhshëm shënon 200-vjetorin e deshifrimit të Gurit Rozetës, që ishte një moment vendimtar për egjiptologjinë. Ai është artifakti i vetëm më i famshëm që është përkthyer”- thotë Roland Enmarsh, pedagog i egjiptologjisë në Universitetin e Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar.

Por si arrijnë të deshifrohen gjuhët e lashta? Guri i Rozetës, është një tekst i gdhendur dhe që përmban një shpalljeje të lëshuar në vitin 196 Para Krishtit. Ai u tregua tepër i dobishëm në deshifrimin e hieroglifeve egjiptiane, sepse dekreti përsëritej 3 herë.

E para ishte shkruar me hieroglife, e dyta me shkrim demotik, një formë kursive e egjiptianes së lashtë, e ngjashme në stil me arabishten e shkruar. Versioni i tretë ishte në greqishten e lashtë. Për shkak se greqishtja e lashtë kuptohej, kjo i siguroi arkeologëve një mënyrë të sigurtë për të deshifruar gjuhën e lashtë egjiptiane.
“Nëse keni një shkrim dygjuhësh, dhe njëra prej tyre është në një gjuhë që ju e kuptoni, atëherë kjo është me të vërtetë e dobishme, për sa kohë që përmbajtja e tekstit përsëritet”- thotë Enmarsh.

Përmes kësaj teknike, ju mund të shihni se ku përsëriten seksionet, dhe i përktheni ato pjesë-pjesë. Për fat të keq, përkthimi që doli nga teksti i Gurit të Rozetës, nuk zbuloi asgjë veçanërisht tronditëse. Ai ishte thjesht një pjesë e tekstit administrativ për të shënuar përvjetorin e jubileut të një mbreti, por që siguroi mjetet e nevojshme për të kuptuar tekste të tjera akoma më interesante.

Mënyra tjetër për të ringjallur një gjuhë të vdekur prej kohësh, është përmes përpunimit bazë të të dhënave. “Ne kemi sot disa pllaka argjile që i përkasin viteve 1450-1200 Para Krishtit, dhe që u zbuluan në Greqi. Për dekada njerëzit u përpoqën të kuptonin se çfarë thoshin ato”- thotë Enmarsh.

Gjuha njihet si “linearja B”, dhe i paraprin edhe alfabetit grek. Ndaj shumica e historianëve ranë dakord se ndoshta ajo ishte një gjuhë më vete. Megjithatë, dekoduesit që kishin punuar në thyerjen e kodit gjerman “Enigma” gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin në gjendje të deshifronin edhe “lineare B”, duke supozuar se ai ishte në fakt një paraardhës i greqishtes së lashtë.

Ata analizuan modelet e variacionit brenda skenarit për të parë nëse kjo mund të ofronte të dhëna. Disa sekuenca simbolesh u shfaqën vetëm në pllakat që u gjetën në ishullin e Kretës, por jo në ato të zbuluara në pjesën e Greqisë kontinentale. Kjo bëri që dekoduesit të supozonin se sekuencat ishin emra vendesh në ishull, gjë që doli të ishte e vërtetë.

Nga kjo ata mundën të punonin për të përkthyer të gjithë tekstin. “Ky është shembulli i vetëm i famshëm i suksesit me përdorimin e kësaj metode”- thotë Enmarsh. Ka disa përpjekje për ta bërë një punë më moderne përkthimin e gjuhëve të lashta. Studiuesit në Universitetin Mekuajër në Australi, bashkëpunuan me ekspertë të Google për të përdorur Inteligjencën Artificiale me synim përshpejtimin e procesit të përkthimit të hieroglifeve të lashta egjiptiane në anglisht dhe arabisht.

“Makineria dallon se ku ka dhe ku nuk ka hieroglife. Dhe kjo është shumë e rëndësishme”-thotë Kamila Di Biaze–Dajzën, pedagoge e egjiptologjisë në Universitetin Mekuajër e cila ishte e përfshirë në projekt. “Problemi është se puna e saj nuk bazohet mbi një pjesë të madhe të të dhënave të marra nga trajnimi. Që të shkrepni një foto nga muri i një varri egjiptian dhe ta përktheni shpejt tekstin, makinerisë do t’i duhen shumë më tepër të dhëna”- shton ajo.

Tani për tani, kërkohet ende shumë kontribut njerëzor për t’u siguruar që rezultati përfundimtar të jetë një përkthim i besueshëm. Por nëse softueri është i ekspozuar ndaj të dhënave të mjaftueshme të mostrës, atëherë është e mundur që deshifrimi i gjuhëve të lashta të bëhet më i aksesueshëm, dhe në të ardhmen mund të mos ketë nevojë për ndihmën e njeriut.

Ju sugjerojmë

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
Sport

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

15 Janar, 2026 4:51 pm
Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
Aktualitet

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

15 Janar, 2026 3:54 pm
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës
Bota

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës

15 Janar, 2026 3:43 pm
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

15 Janar, 2026 3:39 pm
“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit
Bota

“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit

15 Janar, 2026 3:37 pm
Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri

15 Janar, 2026 3:36 pm
Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë
Aktualitet

Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë

15 Janar, 2026 3:35 pm
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
Bota

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

15 Janar, 2026 2:32 pm
Para
2022 vit i keq për Google, Meta, Amazon dhe Elon Musk, humbën 433 miliardë dollarë

2022 vit i keq për Google, Meta, Amazon dhe Elon Musk, humbën 433 miliardë dollarë

Xhaçka pas deklaratës së Daçiç për Kosovën: Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore

Xhaçka pas deklaratës së Daçiç për Kosovën: Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore

Gjobiten Tirana dhe Partizani

Gjobiten Tirana dhe Partizani

TE FUNDIT

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
15 Janar, 2026

Të shtunën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës. Mësohet se takimi është parashikuar të...

Lexo më shumë

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
15 Janar, 2026

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të...

Lexo më shumë

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
15 Janar, 2026

Real Madridi u mposht 3-2 nga Albacete dhe u eliminua nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8-ave. Humbja e dytë...

Lexo më shumë

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
15 Janar, 2026

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com