Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i përhapi Trump gënjeshtrat për mashtrime zgjedhore?

2022/12/24 at 10:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Si i përhapi Trump gënjeshtrat për mashtrime zgjedhore?

Përmbledhja e raportit të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për trazirat e 6 janarit, dokumentoi se si presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, vazhdimisht u paralajmërua nga njerëzit e tij të afërt se pretendimet se ai kishte humbur zgjedhjet për shkak të mashtrimeve zgjedhore, ishin të rreme.


Këto paralajmërime ishin bërë nga anëtarët e kabinetit, zyrtarët e fushatës dhe madje nga anëtarët e familjes së tij. Por, sipas raportit, Trump vazhdoi të përhapte këto gënjeshtra.

“Këto paralajmërime ai nuk i dëgjoi nga zëdhënësi i Joe Bidenit në MSNBC”, tha David Beckes, bashkautor i “E vërteta e madhe”, libër që trajton dëmet e shkaktuara nga gënjeshtrat për mashtrime zgjedhore të Trumpit.

Gënjeshtrat e Trumpit për humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nxitën sulmin ndaj Kongresit amerikan më 6 janar të vitit 2021 dhe ndihmuan që të mblidhen miliona dollarë donacione për ish-presidentin republikan.

Më poshtë mund të mësoni detaje të tjera se si Trumpit i ishte thënë e vërteta dhe pse ai zgjodhi që të gënjente për rezultatin zgjedhor:

Planifikimi i gënjeshtrës

Komiteti për ngjarjet e 6 janarit e bëri të qartë se Trump e kishte planifikuar kohë më parë shpalljen e fitores, pavarësisht nëse do t’i fitonte apo jo zgjedhjet. Aleatët e tij mburreshin se si po tentonin të mashtronin publikun duke tentuar që ta paraqisnin Trumpin si fitues të zgjedhjeve. Komiteti po ashtu përmendi korrespondencën e Tom Fitton të grupit të konservatorëve Judical Watch me Shtëpinë e Bardhë në tetor të vitit 2020. Në këtë korrespondencë, Fitton i bën thirrje Trumpit që të thotë pas mbylljes së votimeve se: “Mbajtëm zgjedhjet. Unë fitova”.

Komiteti po ashtu ka arritur të marrë nën posedim incizime të këshilltarit të Trumpit, Steve Bannon, i cili u tha bashkëpunëtorëve një javë para zgjedhjeve se “Trump do të shpallë fitoren, apo jo? Ai do të shpallë fitoren. Por, kjo nuk do të thotë se ai është fitues. Ai thjesht do të thotë se është fituesi”.

Trump për muaj të tërë kishte kritikuar votimin përmes postës, që u popullarizua gjatë pandemisë COVID-19. Presidenti i atëhershëm po ashtu këmbënguli se mënyra e vetme që ai do të humbiste zgjedhjet ishte përmes një mashtrimi masiv zgjedhor. Kur Trump shpalli fitoren në orët e para të mëngjesit, pas ditës së zgjedhjeve, ai shfrytëzoi momentin kur numërimi i votave nga vendvotimet, ku Republikanët kishin më shumë mbështetës, e vendosën atë në epërsi përkohësisht. Ai kërkoi që zyrtarët zgjedhorë të ndalonin numërimin e fletëve të votimit që kishin mbetur pa u numëruar, pasi ato ishin vota që shkonin për Partinë Demokratike.

“Vendimi i presidentit Trump për të shpallur fitoren në mënyrë të rreme natën e zgjedhjeve, dhe kërkesa për ndalimin e numërimit të votave, nuk ishte vendim spontan”, shkroi komiteti në përmbledhjen e raportit të tij. “Ky vendim ishte i paramenduar”.

Gënjeshtrat për makinat e votimit

Deri më 7 nëntor, votat demokrate u numëruan dhe shumica e agjencive të lajmeve kishin parashikuar fitues demokratin Joe Biden dhe vetë anëtarët e fushatës zgjedhore të Trumpit e dinin se ai kishte humbur.

“Grupi që shkoi atje, theksoi, ju e dini, besimin dhe shanset e mia për sukses në këtë pikë”, tha menaxheri i fushatës së Trumpit, Bill Stepien, para komitetit. “Dhe më pas ne e përcaktuam parashikimin [për rezultatin e zgjedhjeve] për 5, ndoshta 10 për qind bazuar në rinumërimin e votave”.

Stepien shtoi se Trump i besoi atij: “Ai ishte shumë realist me këndvështrimin tonë, në përputhje me pikëpamjen tonë sa i përket parashikimit” për zgjedhjet.

Megjithatë, Trump vazhdoi të insistonte se ai kishte fituar. Ekipi i tij ligjor gjerësisht nuk u mor me këtë çështje dhe u zëvendësua nga ish-kryetari i Nju Jorkut, Rudolph Giuliani dhe Sidney Powell, që nisën të bënin pretendime për mashtrime zgjedhore, pavarësisht se avokatët e Shtëpisë së Bardhë e paralajmëruan Trumpin se këto pretendime ishin të rreme.

Trump më pas filloi të merrej me një zhvillim në një qark rural në Miçigan, ku makinat e votimit fillimisht kishin numëruar gabim margjinën e fitores së tij. Ky gabim doli të ishte njerëzor. Kur fletëvotimet u numëruan dhe u futën sërish në makinë, ato u numëruan në mënyrë të saktë.

Trump e dinte këtë fakt, tha komiteti, sepse prokurori i Përgjithshëm, William Barr, ia kishte kumtuar këtë gjë më 1 dhjetor të vitit 2020. Barr dëshmoi se i tregoi presidentit se fletët e votimit dhe rezultati përfundimtar përputheshin. Por, një ditë më vonë, gjatë një fjalimi tha: “Në Miçigan, për shembull, ata përdorën sistemin Dominion, ata gjetën pothuajse 6.000 vota që ishin të Trumpit, por që kaluan te Bideni, dhe kjo është maja e ajsbergut”.

*Video nga arkivi: Sulmi ndaj Kongresit amerikan

Barr dhe personat e tjerë në administratë vazhdimisht i thanë Trumpit se nuk kishte asgjë të dyshimtë në Miçigan apo me Dominionin, që është një kompani e madhe vendore që prodhon makina të votimit. Barr dhe zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Heffrey Rosen i thanë Trumpit se nuk ka probleme dhe pavarësisht kësaj, këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, Robert O’Brien ripërsëriti teorinë konspirative se Dominion ishte i lidhur me qeveri të jashtme armiqësore. Por, komiteti tha se në periudhën ndërmjet nëntorit të vitit 2020 dhe 6 janarit të vitit 2021, Trump kishte shkruar në Twitter për Dominionin dhjetëra herë.

Gënjeshtrat për votuesit e vdekur, numrat

Trump nxiti edhe teori të tjera konspirative, pavarësisht se u informua se ato ishin të rreme. Ai pretendoi se mbi 5.000 persona të vdekur votuan në Xhorxhia, një shtet ku ai humbi me një diferencë prej mbi 11.000 votash. Por, sekretari i Shtetit të Xhorxhias, republikani Brad Raffensperger, e korrigjoi këtë pretendim të Trumpit gjatë një telefonate të zhvilluar më 2 dhjetor. Ai tha se zyrtarët lokalë të zgjedhjeve e kishin hulumtuar këtë dyshim, duke u bazuar në të dhënat e personave të vdekur dhe të dhëna të tjera.

“Numri i saktë ishte dy”, i tha Raffensperger Trumpit. “Dy, dy njerëz që kanë vdekur u verifikuan se figuronin si persona që kishin votuar. Pra, ky pretendim është i gabuar”.

Katër ditë pas kësaj bisede, gjatë fjalimit të 6 janarit para se mbështetësit e tij të sulmonin Kongresin, Trump tha: “Mbi 10.300 vota në Xhorxhia ishin të individëve, emrat dhe datëlindjet e të cilëve përputhen me regjistrin e personave që kanë vdekur në Xhorxhia më 2020 apo para zgjedhjeve”.

Raffensperger po ashtu ka korrigjuar një tjetër pretendim të Trumpit i cili ka pretenduar se 18.325 votues ishin regjistruar me adresa vakante, ndërkaq 4.925 votues ishin nga shtete të tjera, por ishin lejuar të votonin në Xhorxhia. Por, Trump i përsëriti këto pretendime edhe para 6 janarit dhe gjatë tubimit të tij në këtë datë.

Trump po ashtu përmendi numra të tjerë, për të cilat ai u njoftua se ishin të rreme.

“Presidenti më pas vazhdoi se ka ‘më shumë vota se votues’”, tha Richard Donoghue para komitetit, lidhur me bisedën që kishte zhvilluar me Trumpin, kur Donoghue ishte ushtrues i detyrës së zëvendësprokurorit të Përgjithshëm. Ai tha se i kishte treguar presidentit se krahasuar me regjistrin e votuesve për zgjedhjet e vitit 2016 me numrin e votave për zgjedhjet e vitit 2020, ky pretendim i Trumpit ishte i pasaktë sepse më shumë njerëz ishin regjistruar për të votuar në vitin kur Trump rikandidoi për president. Ai më vonë e kishte paralajmëruar Trumpin në mënyrë specifike që të mos përmendte numra sa i përket Pensilvanisë.

Por, më 6 janar Trump deklaroi: “Në Pelsivani kishim 205.000 vota më shumë se votues”.

Sulme ndaj punëtorëve zgjedhorë

Trump po ashtu pretendoi, pa prova, se punëtorët zgjedhorë po kryenin mashtrime, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e zbatimit të ligjit se punëtorët nuk po bënin asnjë gabim. Rosen, para komitetit, kujtoi një bisedë që kishte zhvilluar më 15 dhjetor, kur Trump e kishte pyetur lidhur me një video që pretendohej se shfaqte punëtorët zgjedhorë duke pranuar çanta me fletëvotime.

“Ne thamë ‘nuk është çantë, është kosh plehrash. Ata përdorin këta kosha kur numërojnë votat’”, kujtoi Rosen.

Një muaj më vonë, sipas raportit të komitetit, Trump tha: “Madje ka incizime nga kamerat e sigurisë në Xhorxhia që shfaqin zyrtarët duke u thënë vëzhguesve të zgjedhjeve që të largohen nga dhoma, dhe më pas ata nxjerrin çantat me fletëvotime që ishin nën tavolina dhe vazhdojnë numërimin e votave për orë të tëra”.

Gjatë bisedës më 2 janar me Raffenspergerin, Trump u ankua për sjellje të keqe, që sipas tij kishin punëtorët zgjedhorë që ishin filmuar nga kamerat e sigurisë. Por, Raffensperger e paralajmëroi Trumpin për këto pretendime.

“Mendoj se është jashtëzakonisht për keqardhje që Rudy Giuliani ose njerëzit e tij, e prenë atë video dhe e nxorën nga konteksti”, i tha Raffensperger Trumpit.

Raffensperger i tha Trumpit se mund t’i dërgonte një vegëz të videos të një televizioni lokal që do të hidhte poshtë këto gënjeshtra. “Nuk më duhet vegëza”, i ishte përgjigjur Trump.

Një ditë më vonë, ai u ankua se Raffensperger “nuk ka vullnet për t’iu përgjigjur pyetjeve sikurse për skandalin ‘me vota nën tavolinë’, shkatërrimin e fletëvotimeve, për votuesit e vdekur dhe për pyetje të tjera. Ai nuk di asgjë”.



Ju sugjerojmë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Para
Dy javë nga vendosja e barrikadave në veri

Dy javë nga vendosja e barrikadave në veri

Dibër/ U konfliktua fizikisht me 21-vjeçarin, arrestohet roja i gjimnazit

Arrestohet në Kavajë 36-vjeçari, ishte dënuar për kultivim kanabisi

Korçë/Nusja e djalit e denoncoi për ngacmim seksual, procedohet penalisht 72-vjeçari

Durrës/ Kapen duke vjedhur në një servis automjetesh, arrestohen dy persona
















TE FUNDIT

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
19 Nëntor, 2025

Deputeti socialist Erion Braçe shpjegoi bonusin e përmuajshëm që pensionistët do të marrin nisur nga viti i ardhshëm, duke demostruar me...

Lexo më shumë

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
19 Nëntor, 2025

Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com